Kush e nxiti anëtarin e AAK-së, Jeton Lleshin ta sulmonte “Botën Sot” me granatë ruse?

Opinione

Kush e nxiti anëtarin e AAK-së, Jeton Lleshin ta sulmonte “Botën Sot” me granatë ruse?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 28 shtator 2022 Në ora: 16:43
Terroristi Jeton Lleshi bashkë me RamushHaradinaj

S’ka asnjë granatë në botë, asnjë armë qoftë edhe nukleare, që e ka mposhtur të vërtetën, ata që ende nuk e kanë mësuar, ta dinë se e kanë të humbur luftën me misionin e fjalës së lirë, në ballë të së cilës qëndron “Bot Sot”.

Që nga paslufta gazeta “Bota Sot” ka qenë cak i sulmeve, atentateve dhe vrasjeve të gazetarëve të saj, nga bandat e lidhura dhe të urdhëruara direkt nga politika. Padyshim, tentim atentati ndaj selisë së saj në Zvicër, në vitin 2002, mbetet më i rrezikshmi, nëse do të shpërthente granata. Për fat të mirë ajo nuk shpërtheu, në të kundërtën dëmet njerëzore dhe materiale do të ishin kapitale.

Autori i kësaj vepre është Jeton Lleshi, anëtar i AAK-së, njeri i afërt i Ramush Haradinajt. Jeton Leshi pas 15 vitesh, u dënua në vitin 2017 me 10 vite burg, për veprën e tij terroriste që për qëllim kishte vrasjen e dhjetëra personave dhe shuarjen e gazetës “Bota Sot”.

Është e habitshme se si askush nga AAK-ja nuk foli asnjë fjalë, asnjë distancim nga ky akt kriminal kundër fjalës së lirë. “Bota Sot” ka qenë heroin; e fjalës së lirë, pavarësisht kërcënimeve asnjëherë nuk u dorëzua, dhe vazhdon ta thotë të vërtetën. Ajo arriti t’ua çjerrë maskat kriminelëve, atyre që në emër të luftës vodhën dhe shkatërruan vendin.

Por, asnjëherë në shkrimet e saj nuk e ka përmendur Jeton Leshin, meqenëse nuk ishte ndonjë faktor, pavarësisht se ishte një shoqërues i Ramushit, e vetvetiu lind pyetja: çfarë e shtyu Jeton Lleshin, kush e nxiti të dërgonte granatë ruse në zyrat e “Bota Sot” në Cyrih. Pavarësisht kësaj, ka qenë e rrugës që vet kreu i AAK-së të distancohet nga ky veprim, të cilin nuk e ka bërë asnjëherë. Si askush tjetër, “Bota Sot” është ballafaquar me kërcënime të vazhdueshme, për ironi edhe ata që i ka mbrojtur fort, nuk e thanë asnjë fjalë për këtë akt dhe shumë të tjera.

Gjithsesi, është lexuesi ai që e ka mbajtur këtë gazetë të qëndrojë në majë, pa u mposhtur asnjëherë. Rasti i Jeton Lleshit, mbetet tronditës për mënyrën se si është tentuar të bombardohet selia e gazetës, akt kriminal i specializuar. Jam i bindur se Jeton Lleshi nuk e ka bërë tentim sulmin pa u urdhëruar nga dikush, prapa tij qëndron dikush, s’do mend se janë po ata që e kanë vjedhur vendin, e kanë shkatërruar, varfëruar, janë po ata që në emër të luftës kanë vjedhur, e të cilëve “Bota Sot” ua nxori të palarat, fytyrat e vërteta.

S’ka asnjë granatë në botë, asnjë armë qoftë edhe nukleare, që e ka mposhtur të vërtetën, ata që ende nuk e kanë mësuar, ta dinë se e kanë të humbur luftën me misionin e fjalës së lirë, në ballë të së cilës qëndron “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat