Rama: Akuzat e Vjosës ndaj Vuçiqit dhe meje të pa justifikuara!

Opinione

Rama: Akuzat e Vjosës ndaj Vuçiqit dhe meje të pa justifikuara!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 28 shtator 2022 Në ora: 18:58
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Ishte vetëm një marrëveshje për koordinim në MJ me Rusinë. Një marrëveshje që lidhet për çështjen e Kosovës. Nuk e kam të qartë, pse kjo nga mediat u përdor për të rritur presionin mbi Serbinë? Është një marrëveshje e pa rëndësishme, u zotua Vuçiq.

Edhe Rama si gjithherë inkuadrohet në debat, kur është fjala për Vuçiqin dhe Serbinë. Nuk është në rregull që Serbinë ta vejmë para një akti të kryer. Serbia është shtet i pavarur dhe ka të drejtë të nënshkruaj marrëveshje të tilla. Nuk është e drejtë të kërkojmë nga Serbia, sanksione ndaj Rusisë, kur dihen lidhjet  historike dhe kulturore mes tyre. Mendoj se duhet të kemi për këtë, konsideratë ndaj Serbisë.

Unë e çmoj atë që Serbia në OKB e ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe me këtë gjest ka dëshmuar, se i bashkohet bashkësisë ndërkombëtare.

Unë nuk mund të pajtohem me veprimet dhe kërkesat e Kurtit i cili i kërkon të mbetet peng e së kaluarës. Ne duhet të lëvizim nga egoja e jonë dhe fëmijëve tanë t´u ofrojmë një ambient të sigurt dhe paqësor. Në këtë drejtim duhet të punojnë vendet tona.

Në Asamblenë e OKB kësaj here për fqinjësi të mirë u angazhuam unë Abaz (0) viç – i dhe Vuçiq, kurse presidentja e Kosovës Vjosa Osmani na shikonte me një lloj urrejtje dhe më akuzoi se unë, po i relativizoi krimet e Serbisë, duke e shfajësuar Serbinë për gjenocidin në Kosovë. Vjosa po ashtu më akuzoi se unë në këtë mënyrë po e minimizoi fajësinë e Vuçiqit, i cili taktizon dhe fshihet duke u shtirë si viktimë, që në realitet është një person shumë i rrezikshëm, duke punuar në de stabilizimin e rajonit.

Thënë të drejtën unë nuk pajtohem me akuza të tilla, sepse ai po e dëshmon të kundërtën, duke u angazhuar për Ballkanin e Hapur.

Unë mund të flas çka do, po ku na shpie kjo ju lutem. Vetëm me dialog duke respektuar njëri - tjetrin, mund të arrijmë deri te marrëveshja.

Miqësinë tonë nuk duhet shikuar si diçka të rrezikshme, Shqipërinë e përfaqësoj unë dhe angazhohem për interesin e saj.

Nuk mund të jenë të vërteta mendimet se Serbia kur është në pyetje Kosova përdor një taktikë të posaçme, duke i përmirësuar marrëdhëniet me Shqipërinë, në mënyrë që ta luftoi më me sukses Kosovën.

 Apo Serbia gjithnjë kërkon që për zgjidhjen e çështjes së Kosovës të pyetet Shqipëria, sepse pazari do të ishte më i lirë.   

Unë Vëllezërit në Kosovë i kisha porositur që të punojnë për të ardhmen e vendit të tyre, duke dëshmuar veten si punëtor të vyeshëm, në mënyrë që ta përmirësojnë standardin e tyre. Të merren më pak me politikë dhe mos ta trajtojnë Serbinë si armiqësore, sepse ne po punojmë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale.

 Ballkani duhet të jetë i yni, i hapur, me tregti dhe lëvizje të lirë. Ky është vizioni i ynë, për të cilin po punojmë së bashku edhe me Serbinë. Alternativë tjetër nuk kemi. Kush ka ide më të mira, mi thoni ju lutem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat