Gogolizim tendencioz i aleancës së të djathtës në Itali...

Opinione

Gogolizim tendencioz i aleancës së të djathtës në Itali...

Nga: Xhevat Mustafa Më: 29 shtator 2022 Në ora: 10:45
Autori Xhevat Mustafa

Fitorja e thellë apo dërrmuese e partive të qendrës së djathtë apo të krahut të djathtë mbi partitë e aleancës së të majtës, në Itali, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 shtatorit, ka lakuriqësuar një mendësi, praktikë, traditë... rreth 77 vjeçare, me shtrirje masive, veprim dhe efektshmëri edhe në Shqipëri. Dihet se partitë shqiptare të fillim të viteve 1940, sidomos "Balli Kombëtar", patën jetë në Shqipëri vetëm 5 vjet, sa zgjati pushtimi italian dhe gjerman dhe bënë aleancë me atë duke e zgjedhur mes dy të këqijave. Ndërsa PKSH-PPSH- PSSH, krahas animit të pakritikueshëm nga koalicioni antifashist, me në krye SHBA, zgjodhi edhe të keqen më të madhe, "vëllazërinë me Titon dhe ish Jugosllavinë"...Shpreh dystandartësi dhe tendenciozitet të qëllimshëm dhe mashtrues fakti se enveristo- edramistët si dhe mediat e tyre, kanë përhapur dhe mbajnë gjallë "urrejtjen histerike" apo alergjinë ndaj tyre, përmbledhur në termin "ballistët" dhe në sajesën qesharake se " ballistët kanë luftuar me pulat dhe gjelat dhe hanin pula..."!!!??? A thua se Enver Hoxha me shokë e shoqe dhe me ushtrinë e tyre, kanë ngrënë bar të njomë apo të thatë, krimba, bretkoca, qen e mace...???!!!

Duke u rikthyer në Itali, partitë humbëse me meritë në këtë vend si dhe mediat e tyre, pa apo me maska, mbështetur edhe nga Sorosët dhe sorosianët si dhe nga globalistë e perversë të tjerë moralisht, po derdhin helm, vrerë, baltë...mbi fitimtarët!!!??? Edhe gjatë fushatës zgjedhore, por sidomos pas shpalljes së rezultateve, është shprehur nga mediat tradicionalisht të majta dhe në ato me maska pavarësie të pasinqertë, një fushatë apo kryqëzatë e ethshme, deri në histeri, me shumë gjasa sponsorizuar edhe nga Sorosët at e bir, për gogolizimin e aleancës së qendrës së djathtë apo të djathtës dhe për engjëllizimin e aleancës së të majtës, të partive, liderëve dhe kandidatëve të saj...Breshëritë më të shumta kanë si objektiv Melonin dhe partinë e saj, duke i paraqitur si rrezik për Italinë dhe mbarë Europën. Analistë politikë edramistë, të hapur apo të mbuluar me gjethe fiku, duke “u furnizuar bujarisht” me “ide” dhe “direktiva” nga burime qeveritare, kanë aluduar apo përhapur për demagogji e manipulim panikun për një ndryshim raportesh dhe qëndrim më të ftohtë apo më armiqësor të qeverisë Meloni edhe ndaj Shqipërisë dhe Kosovës... Sebepi është gjetur tek lidhja e saj, prej dekadash thjeshtë historike apo formale, me të shkuarën e largët, me fashizmin...Apo, tek një dozë shoqërie apo miqësie në vite të mëparshme me Putinin... Sipas gjykimit tim, rreziku i rikthimit të fashizmit, natyrisht shumë më i moderuar, modernizuar, "demokratizuar", humanizuar se i pari, është minimal, bile i pamundshëm. Ky rrezik është më shumë i gogolizuar nga neokomunistët me maska socialiste dhe demokratizimi, për të zgjatur mbretërimin e komunizmo- socializmit sa më shumë, në Itali, Shqipëri, Serbi, Rusi...Pse jo, edhe për përhapjen dhe pushtetizimin e tij deri në Kanada, SHBA e gjetiu...!

Natyrshëm mediave të majta gjenetike apo për pragmatizëm e konjunkturë si dhe shumicës së liderëve të majtë, përfshirë edhe ata në Shqipëri, që "harrojnë" qëllimshëm të merren me 1001 plagët dhe hallet e vendit dhe popullit të tyre dhe gjëmat që u kanë shkaktuar për 78 vjet, mund t'u adresohet logjikshëm një pyetje, në shqip, italisht, anglisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht apo kinezçe...! Për të majtën ish komuniste apo gjasme socialiste nuk e përdorët me vite e nuk e përdorni as tani emërtimin "e majta ekstreme"???!!! Përse me dy standarde e me privilegjim të së "majtës"??? Përse gogolizoni vetëm aleancën e së djathtës???

Sidomos nëpër kafene dhe rrjete sociale si dhe në mediat radio-televizive flasin, dëgjohen, shkruajnë statuse edhe njerëz të thjeshtë, ndoshta një pjesë jo e vogël, patronazhistë dhe “komisarë” të ngarkuar me këtë detyrë, që përhapin akuza të sajuara, frikëra të kota, paragjykime tendencioze, thashetheme, gati si me frazeologjinë e Enverit, për aleancën fituese në Itali e veçanërisht për partinë “Fratelli D’Italia (Vëllezërit e Italisë) dhe për lideren e saj Xhorxhia Meloni, afirmuar si kryeministrja e re e Italisë.

Kjo fushatë e egër dhe e paskrupullt denigrimi dhe paragjykimi të aleancës së të djathtës në Itali rishpreh një fakt të moçëm, tejet negativ, destruktiv dhe shqetësues për ne si vend e si popull. Fatkeqësisht, qysh nga 8 nëntori 1941, shumica e shqiptarëve, sidomos me banim dhe origjinë në ish Zonën e Parë Operative të Enverit si dhe masivisht kontigjentet e ish sigurimit enverian, të zyrtarëve në Komitetin Qendror dhe atyre në rrethe të PKSH-PPSH-PSSH-së, të ushtarakëve në Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes, të institucioneve të drejtësisë, gjykatave, prokurorisë..., gjatë 47 viteve të diktaturës dhe 18 vjetëve të qeverisjeve Nano, Majko, Meta, Rama, në Shqipëri apo në diasporë, janë "të majtë të përjetshëm" apo të pandryshueshëm. Vazhdojnë të jenë e do të jenë gjatë të tillë edhe pse partia e zemrës dhe qeveritë e saj për 81 vjet i kanë mashtruar dhe shfrytëzuar fare pa skrupuj, dhembshuri, mëshirë...! Edhe pse fëmijët i çojnë në vende ku qeverisin parti e koalicione të djathta apo të qendrës së djathtë, edhe pse e dinë mirë se në këto vende, pra edhe në Itali, shumë ndryshe nga tek ne, ka SHTET LIGJOR dhe SOCIAL, FUNKSIONAL, MIRËQENIE, DEMOKRACI, POPULL me nivel të lartë emancipimi qytetar, politik, demokratik...,përsëri nuk mendojnë e përpiqen të shpëtojnë nga thonjtë e gjasme së majtës shqiptare dhe nga ferri tokësor që u ka krijuar partia e tyre e zemrës!!!??? Shkurt e shqip: jemi popull unikal dhe...anormal për të qarë hallet e botës dhe për t'ia nxirë jetën, të sotmen e të ardhmen...vetvetes!

Fashizmi jetoi rreth 20 vjet në Itali dhe ka 77 vjet që ka vdekur e nuk ringjallet apo rilind më, as nga "doktor Edi Rama"! Ndërsa komunizmo- socializmi, me po aq apo me shumë më tepër viktima, të vrarë apo të gjallë, ka 77 vjet në parlament e në pushtet!!! Sikur 77 vjet janë shumë, një jetë e tërë njeriu, duke i mashtruar tejet trashë dhe në mënyrë qesharake, turmat që iu duan marrëzisht, edhe më shumë se veten, fëmijët, familjet, Italinë dhe Shqipërinë, që ju mbështesin dhe votojnë verbërisht! Edhe përtej logjikës apo limiteve njerëzore dhe ligjore, duke u bërë me dashje, për interesa dhe përfitime ngushtësisht personale e familjare, bashkëpunëtorë e bashkëfajtorë në gjëmat dhe krimet, në turpet dhe skandalet e panumërueshme e të pafundme të partisë dhe kryetarëve të tyre të zemrës!!!???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat