Pse foltorja e foltoristët vazhdojnë ta sulmojnë akoma Bashën?

Opinione

Pse foltorja e foltoristët vazhdojnë ta sulmojnë akoma Bashën?

Nga: Skënder Kapiti Më: 29 shtator 2022 Në ora: 12:58
Skënder Kapiti

Sa keq që ka jo pak nga ata që nuk besojnë se koha e Berishës ka mbaru, dhe sa keq që ka nga ata të cilët e dinë se ajo kohë ka mbaru por për interes personal bejne sikur nuk e dinë që ajo kohë ka ikur dhe ka mbaru.

Basha pasi dha dorëheqjen nuk është dukur shumë në publik, por është treguar tejet tolerant dhe mjaft politikan i moderuar duke lënë që zhvillimet në PD të zhvillohen lirshëm, që të dalë e vërteta dhe e drejta në dritë, të dalin manipulatorët, mashtruesit, spiunët e ishregjimit ,komunist, te ekspozohen proamerikanet fallco dhe të korruptuarit në mënyrë që antarësia e PD-së, të djathtët dhe të mashtruarit nga foltorja berishiste të ndërgjegjsohen e të dalin e te shkeputen nga tranzicioni spekulativ,korruptiv e mashtrues i politikës së vjetër.

Më heret Basha u akuzua nga “non grata” Berishë dhe mbështetësit non gratistë si Lul “brava” por tani ja ku e kanë selinë foltoristët dhe kongresistet foltoristë të cilët llomotitën zhurmshëm se do e bashkojnë PD-në dhe do e rrëzojnë Edi Ramën.

Por përkundrazi PD vetëm sa u përca prej tyre akoma më shumë.

Lulzim Basha me të drejtë i vuri bravën derës së Selisë për të mos lënë të hyjnë në të i shpalluri non grata dhe mbështetësit e tij sepse Berishës i kanë vendosur bravën dhe ia kanë mbyllur dyert edhe SHBA e Britania e Madhe e që pritet që t’ia mbyllin derën edhe shtetet e BE-së.

Por pse Berisha edhe tani me grupin e tij “Na bashkoi non grata amerikane kundër korrupsionit” po e sulmojnë Bashën?

Dhe çfarë dinë dhe ndjejnë ata të Lul Basha?

Ata ndjejnë se Basha për ta përbën “kërcënim” dhe e shohin atë realisht si kryetar të Partisë Demokratike, dhe i cili ka edhe mbështetjen e SHBA-ve. Kjo tregon se foltoristëve nuk u intereson pushteti sepse e dinë se kurrë ata nuk mund të vijnë në pushtet, por atyre u intereson vetëm Partia Demokratike për ta pasur atë strehë dhe mbështetje që ky grup foltoristësh të kenë mundësinë që të zvarriten e të zhagiten në politikë, që ta përdorin politikisht PD-në për interesa personale dhe si avokati politike për të mbrojtur sa të munden korrupsionin dhe zullumet e tyre.

Berishës dhe këtij grupi politik të kamur me para dhe të ngejshëm sorollaten nëpër salla e nëpër studio televizive ku mitingojnë, shpifin, intrigojnë e përgojojnë më shumë kundër Bashës se sa kundër zullumeve të Edi Ramës, sepse këta vetë janë zullumqarë e mashtrues të aftë e të sprovuar.

Foltorja e Berishës funksionon sipas përvojës komunisto-enveriste të hetimit e të ndëshkimit politik kundër individëve e grupeve “armiqësore” që dalin kundër kryetatit dhe sipas parimit shaj e shpif se dicka mbetet. Kjo sepse deliri i pushtetit dhe patologjia politike e pseudokryetarit e rren veten se ai është edhe pronar e kryeministër i Partisë Demokratike, që si të tillë e njohin vetëm mediat politike, korruptive e mercenare.

Berisha de fakto nuk është as antar dhe as deputet i Partisë Demokratike e jo më kryetar i saj, por e gjiithë ajo se cfarë ai bën, kjo i bën dëm vetëm Partisë Demokratike dhe shqiptarëve, pasi një veprim i tillë i foltoristëve i jep oksigjen pushtetit të Edi Ramës. Berisha mund të jetë njeriu më i interesuar që nuk dëshiron fitoren e Partisë Demokratike, sepse ai do që të mbetet si individi i cili vetëm atij t’i atribuohet lavdia personale, sikur vetëm me Berishën PD fiton; por, në fakt është e kundërta, është ajo se Berisha e shkatërroi të djathtën shqiptare dhe prej tij PD-së i ka ardhur kjo gjendje dhe të gjitha humbjet i faturohen atij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat