Kosova në rrezik

Opinione

Kosova në rrezik

Nga: Dr. Daut Kelmendi Më: 29 shtator 2022 Në ora: 19:23
Nga takimet e SBASHK-ut me qeveritarë

Këto ditë jemi dëshmitarë të një situate shumë të rrezikshme që është duke ndodhur në Kosovë. Të udhëhequr nga një sindikatë me plane meskine, arsimtarët i mbyllën dyert e shkollave për nxënësit e tyre sepse, Qeveria nuk po ju jap edhe nga 50 euro, çfarë absurdi i kohës

Këtu duhet cekur hapur dhe pa ekuivoke se nuk kemi fare të bëjmë me 50 euro, këtu gjërat janë shumë më të thella. Këtu po punohet ditë e natë që me këtë kontest të 50 eurove të destabilizojnë shtetin e Kosovës.

Siç po shihet në këtë proces i ka futur duart thellë UDB-ja me partitë e PAN-it, të cilët në krye me këtë Sindikatë po i keqpërdorin arsimtarët për qëllimet e veta meskine-politike.

Unë këtu më së shumti po çuditem me LDK-në se si po ia lejon vetes që të futet në këtë valle, e cila kryet e ka në Beograd e bishtin në Kosovë. Duhet të kujtojmë presidentin Rugova që sa ishte gjallë, nuk lejoi që të vijnë në pozita matrapazët dhe tugjarët me tokën e Kosovës. Se kishte te drejt, u pa pas vdekjes së tije kur erdhën në pushtet këta tugjarë, të cilët Kosovën e qitën ne licitacion duke rrezikuar tërësinë territoriale dhe rendin Kushtetues të Kosovës. Pasardhësve të kral Nikollës iu falën 8.200 hektarë pyje dhe kullosa sikur ajo të ishte pronë e tyre private. LDK-ja duhet të dalë me qëndrim të qartë dhe të deklarohet se nuk do të lejojmë që Kosova të destabilizohet nga mbrenda me plane të Serbisë, jo për të mbrojtur Qeverinë e Albin Kurtit, por për të mbrojtur Kosovën e cila tani është e rrezikuar nga mbrenda si asnjëherë qwnga përfundimi i luftës. Përndryshe, edhe kjo do të mbajë përgjegjësi si partitë e PAN-it për trazira sociale që po përgatiten nga ata në bashkëveprim me Serbinë.

Është për tu habitur se si Akademi e Shkencave dhe akademikët heshtin për këto ngjarje shumë të rrezikshme që po i përgatiten Kosovës. Siç po duket këta akademik vetëm po e presin fundin e muajit që të arkëtojnë rrogat prej 1200 euro dhe pensionet prej 300 euro, pra gjithsejtë 1500 euro të taksapaguesve të Kosovës pa punuar asgjë. Një Akademi e tillë që nuk del në ballë të popullit për çdo ngjarje dhe ta orientoj popullin në rrugën e duhur, e sidomos tani kur Kosova është në rrezik nuk na nevojitet fare.

Udhëheqësia e Sindikatave me plane meskine të Serbisë, po e çojnë Kosovën drejt trazirave sociale ashiqare pa u frikuar nga pasojat sepse në këtë lojë të pisët, talli është shumë i madh.

Tani kur Qeveria nuk do të bëjë alokimin e pagesave të atyre që nuk kanë punuar, udhëheqësia e kësaj Sindikate do t’ju bëjë thirrje anëtarëve që të dalin në protesta kundër kësaj Qeverie, sepse sipas tyre po ua mohon të drejtë në pagë pa punuar fare.

Ky është plani i Serbisë, të cilin kjo Sindikatë bashkë me PAN-in e ka marrë si obligim për destabilizimin e Kosovës nga mbrenda.

Mjafton të i shikojmë diskutimet e sotme në Parlamentin e Kosovës, ku partitë e PAN-it nuk janë të interesuara për shtet, por për pushtet, në mënyrë që të vazhdojnë plaçkën dhe hajninë që iu ndërpreu kjo Qeveri.

Udhëheqësia e kësaj Sindikate është dashur të hetohet që në fillim dhe të dekonspirohen qëllimet e tyre meskine për destabilizimin e Kosovës dhe të ndërmerren masa dhe tu shpjegohet arsimtarëve se kjo udhëheqësi nuk e ka për qëllim mbrojtjen e interesave të tyre, por sipas urdhrit të punëdhënësve të tyre PAN-it dhe Serbisë të destabilizojnë Kosovën nga mbrenda.

Ky popull ka derdhur shumë gjakë shekuj me radhë për këtë Kosovë, dhe jam i bindur se nuk do të lejojë që këta njerëz të shitur dhe të mjerë pa kurrfarë ndenja kombëtare, të realizojnë këto plane të Serbisë.

Si përfundim: Urgjentisht shteti duhet të veprojë në bazë të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat