Kush është fajtor për cilësinë e dobët të arsimit në Kosovë?

Opinione

Kush është fajtor për cilësinë e dobët të arsimit në Kosovë?

Nga: Adem Bytyçi Më: 30 shtator 2022 Në ora: 17:30
Autori Adem Bytyçi

- Që nga çlirimi e gjer më tani asnjëra qeveri nuk e ka pasur arsimin prioritet.

- Përzgjedhjen dhe vendosjen e drejtorëve të shkollave e ka bërë politika jo në bazë të meritave, por sipas kritereve dhe përkatësive partiake.

- Në të shumtën e rasteve në institucionet arsimore, duke filluar nga komunat dhe në të gjitha shkollat janë pranuar kuadrot jo sipas aftësive, por lidhjeve nepotike dhe partiake.

Për të mos elaboruar edhe më shumë shkaqet dhe faktorët, të cilët e kanë katandisur arsimin në një gjendje kaq të pa dëshirueshme, duke përfshirë edhe ndërprerjen e fundit një mujore të mësimit për shkak të grevës për rritje rrogash dhe shumë anomali tjera të cilat e kanë katandisur arsimin si mos më keq në vendin tonë: Fajin nuk e kanë mësuesit, arsimtarët dhe profesorët, por politika.

Arsimin te ne asnjëherë nuk do ta kemi në nivelin të cilin do ta dëshironim, përderisa ky sektor ndër më të rëndësishmit në vendin tonë dhe për kombin tonë nuk depolitizohet, departizohet dhe eliminohet përfundimisht nepotizmi në të gjitha segmentet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat