Shtatori erdhi në tetor

Opinione

Shtatori erdhi në tetor

Nga: Milazim Maraj Më: 1 tetor 2022 Në ora: 12:14
Milazim Maraj

Me sa duket erdhi fundi i vendimeve të gabuara të SBASHK për Grevë me ndërprerje mësimi. Ky konfusion i pa kuptimt filloi gabimisht dhe prodhoi dëme të rënda në procesin e mësimit për shqiptarët në Kosovë. Kjo Grevë me ndërprerje mësimi nuk ndikoi fare në këshillin e prindërve që në çdo shkollë janë në krye të Bordit të shkollës dhe ndikimi i tyre është i mjaftueshëm për të parandaluar këtë vëndim të gabuar që prodhoi humbje të dhimbshme për të gjithë e në veçanti për nxënësit tonë.

Si mund të krahasohen prindërit sot me prindërit e Shkollës Shqipe në Uçë. Kjo gjeneratë do të dal gjeneratë e dëmtuar pa mëshirshëm nga SBASHK, Qeveria e tyre dhe prinderit e tyre.

Përafersisht dëmet do të llogaritën sikur kur shkolla mbyllej në vitet e nëntëdhjeta. Kjo gjeneratë që po përjeton humbjen e mësimit shumë, herë gjatë shkollimit të sajë,nga greva më ndërprerje të mësimit, nga pandemia dhe tani pesë javë përseri nga greva për ndërprerje mësimi, do të ketë pasoja gjatë terë jetës.

Programi mësimor është dëmtuar pa mëshirëshëm. Faji dhe fajtori ende mbetën pezull nga se ata që e krijuan nuk kanë fare korrektësi, për ta pranuar secili pjesën e vet. Po të përcaktohet fajtori atëherë duhet të pasoj dënimi për këtë humbje të pa arsyeshme, dënimi do të ishte i rëndë por nuk zhdëmtohen ata që humbën, që janë krejtësisht të pa fajshëm, janë nxënësit. Pasi që ende nuk kemi një fajtor të përcaktuar zyrtarisht në mund të konstatojmë së kush fitoi nga kjo përplasje Qeveria- Sindikatë apo Opozitë.

Finalja nuk ka fitues, por as barazim nuk ka. Ka vetëm humbës. Të gjithë humbëm. Në këtë provë plotë mjegull, pa kuptim që më shumë dukët si mision qellimkeq së sa si qellim për të përmirësuar diçka në standardin e mësimdhënësit. Për të ia rregulluar vetullën SBASHK –u mësimëdhënësit ia nxori syrin. Sindikata e Kosovës humbi besimin si shoqatë, sepse qysh në fillim nuk e pati arsyen për të ndëprerë mësimin. U tregua shumë e pa aftë për të gjetur rrugë adekuate dhe e pa mëshirshëme ndaj nxënësve dhe qytetarëve të vet. Krijoj konfuzion dhe humbje që do të kënë efekte të rënda progresive. Kjo sindikatë turpëroj mësimdhënsit tonë që të prindërit gjithmonë kanë qenë shpresë për shpetimin të kombit shqiptarë.

Portreti i respektuar dhe i çmuar i mësimdhënësit, që i besohej edukimi i femijëve që janë pjesa më e shtrenjtë e shpirtit të prindit dhe ardhmëria jonë kombëtare, tani identifikohen në njerëz që interesin kombëtarë dhe ardhmërinë e fëmijëve e rrezikojnë për 50 euro në muaj. Nga figura që sakrifikoj nëpër shekuj për të edukuar brezat e vet duke sakrifikuar edhe jetën, tani në fugura, që i mbyllin shkollat dhe për pesë javë qëndrojnë pa kuptim nëpër shkolla duke i lënë nxënësit rrugëve, kafeterive dhe klubëve. Mbyllën shkollat e lara më gjakun tonë, që nga Dhaskal Todri që e vrau Tungji i vet duke menduar që barra e ngarkuar mbi mushkë është ari. Tani u bënë më të rëndësishme “50 euro” në kuletën e mësuesit së shkolla e nxënësve shqiptarë në Kosovë. Kuptohet mësuesin e mirë nuk ka pagë që e paguan, por mbylljen e shkollës nuk ka gjë që e arsyeton. SBASHK-u, mbylli edhe Shkollën e Shushicës për të cilen u sakrifikuan 12 anëtar të familjes Salihaj.

Mbylli edhe shkollën “Tre Deshmoret e Shkollës Shqipe” Në Uçë për të cilen u sakrifikuan prindërit e nxënësve të kësaj shkolle që u bënë simbol i prindërve në terë Kosovën. Shkolla shqipe në Struzhë për të cilën u sakrifikua drejtori i shkollës Hanif Muja e të gjitha shkollat tjera të Kosovës që u lanë më gjakun shqiptar për të i mbajtur të hapura dhe për të mësuar nxënësit shqiptarë që me shekuj ju mohua shkollimi në gjuhën shqipe nga Turqi dhe Serbia. Për mbylljen e shkollave u deklarua edhe Naim Tërnava.Ky përkrahu mbylljën e shkollave dhe vajtoj mësimdhënësit shqiptar. Ky njeri që Kosovën e mbushi më xhami për të cilat Kosova nuk ka fare nevojë, sepse kishte mjaft. Nuk do studim për të kuptua për çka interesohet Naim Tërnava krye Hoxha i Kosovës. Hapjen e shumë xhamive në tokën shqiptare dhe mbylljen e shkollave shqipe.

Opozita fërkoi duart më shpresë për të marrë pushtetin që pretendonte se po bie Qeveria. Ndërsa të heshtur qëndrojnë ata që kishin pranuar marrëveshje në kohë zgjedhjesh me SBASHK-un dhe tani nuk po i respektonin. MASHTI humbi besimin që ka aftësi të menaxhoi krizat që i krijonë personazhet negative në këtë arenë. Çfardo greve tjetër për pos ndërprerjes së mësimit do të kishte kuptim dhe përkrahjen e të gjithëve. Greva më ndëprerje mësimi dëmtoi dhe komprometoi tërë Kosovën. Ndëprerja e mësimit gëzoi vetëm Serbinë dhe Rusinë. Kuvendi i Kosovës do të duhej që të nxjerr Ligj që ndalon ndërprerjen e mësimit nga sindikatat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat