Makthi i demokracisë, totalitarizmi!

Opinione

Makthi i demokracisë, totalitarizmi!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 1 tetor 2022 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Në shoqëritë totalitare, pushteti i atyre që drejtojnë, shtrihet në të gjitha poret e jetës, si formë e sundimit autaritar.

Prandaj, totalitarizmi përshkruhet si një përpjekje e shtetit për të ushtruar kontroll të plotë mbi popullsinë, duke i integruar manipuluar, mobilizuar dhe josh, në emër të një ideologjie (totalitare) dhe se ky është makthi më i keq i demokracisë!

Simptomet e dëshirës totalitare në një shoqëri, janë të gjitha mendimet dhe opinionet të cilat përputhen (dhunshëm) me kërkesat dhe pritshmëritë e regjimit! Austriaku Franc Borkenau ( 1900-1957), në vitin 1940 shkroi librin ”Armiku totalitar”, ky (Borkenau)
më heret ishte anëtar PKD (Kommunistische Partei Deutschlands) dhe ndër të tjera, u njoh mirë me George Orwell pasi të dy kishin shkruar libra për Luftën Civile Spanjolle.

Armiku totalitar ishte një nga librat e parë me termin kryesor analitik totalitarizmin dhe me këtë Borkenau e ndau totalitarizmin në aspekte pseudofetare dhe ekonomike.

Aspektet pseudo-fetare, një term i cili padyshim është një pararendës i termit tashmë të përdorur,fe politike!

Kishte shumë veprime nga ato të cilat, sot, i përceptojmë si totalitare: kultet e personalitetit, mitingjet masive, kremtimet irracionale, mendimet diktatoriale dhe propaganda!

Janë këto aspekte totalitare të ish Bashkimit Sovjetiktë cilat s’kanë pas të bëjnë fare me një pikënisje socialiste.

Sipas Hannah Arendt, kampet naziste të përqendrimit dhe kampet sovjetike të punës së detyrueshme në sistemin Gulag ishin laboratorët e regjimit totalitar të cilët verifikuan pretendimet e tyre më themelore: se gjithçka është e mundshme!

Në fakt, historianët të cilët studiojnë historinë e BS, tani kan filluar të fajësojnë në të njëjtën masë Sigmund Frojdin dhe Karl Marksin për gabimet historike!

Utopitë dhe distopitë si për shoqërinë ashtu edhe për individin ishin të tepërta në vitet e mes dy luftrave, derisa psikoanalistë radikal donin t’i çlironin njerëzit nga natyra e tyre shtazarake dhe e dhunshme. Disa historianë kanë argumentuar se shkatërrimi i madh gjatë Luftës së Parë Botërore përfaqëson një thyerje në horizontin e përvojës njerëzore.

Gjërat të cilat konsideroheshin më parë si të paimagjinueshme, kishin ndodhur në të vërtetë dhe kështu ishte gjithëçka e mundur. Paqëndrueshmëria dhe përvojat tronditëse quan në besimin se natyra njerëzore ishte plastike dhe se mund të ndryshohej. Bërthama e të quajturës totalitarizëm, ndoshta qëndron në besimet socialiste për barazinë dhe demokracinë…..

Borkenau i shihte të gjitha këto gjëra si shprehje të aspekteve pseudofetare të totalitarizmit dhe se këto duhet të shtypeshin….

Pavarësisht shumë dallimeve dhe nuancave, Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania naziste kishin shumçka të përbashkët.

Fatkeqësisht, pjesë e hulumtimit të totalitarizmit nga mbrenda dhe jashtë kanë vulosë bindjen se kolektivizimi ekonomik nuk ishte vetëm karakteristikë e diktaturave totalitare, por edhe shkaku i tyre.

Ka pasur gjithashtu një interes të dukshëm financiar në propagandimin e një kuptimi të tillë që liria e individëve është e lidhur drejtpërdrejt me kapitalizmin e tregut të lirë.

Në dritën e problemit të madh të varfërisë në botë dhe krizës ekonomike të vazhdueshme ka ende dyshim se pikat e Borkenau kan vlershmëri…

Pabarazia ekonomike është tani në përmasa të çmendura kur 85 individë zotrojnë pasuri, sa gjysma e popullsisë së botës 3,5 miliard njerëz! Megjithëse shprehja socializëm u lidh për t’ë mos u zgjidhur me fenomenin e totalitarizmit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat