Kur Qeveria shqiptare do t’i heqë emrat sllavë të qyteteve dhe fshatrave?!

Opinione

Kur Qeveria shqiptare do t’i heqë emrat sllavë të qyteteve dhe fshatrave?!

Nga: Jetnor Hoxhallari Më: 2 tetor 2022 Në ora: 11:49
Një hartë jo krejt e saktë, me të cilën autori e ilustron shkrimin, ku shihen terrtoret mbizotëruese të principatave shqiptare në Mesjetë

Në vitin 1936 Greqia krijoi një komision që ndërroi emërtimet e huaja për ta, emërtime që shumë prej të cilave deri në atë kohë ishin shqiptare në shumë prej fshatrave dhe qyteteve në Greqi duke i zëvendësuar ato me emërtime neo-greke.

Kur dhe cila Qeveri shqiptare do ta shikojë të arsyeshme të bëjë diçka të tillë? Deri kur ne si shqiptarë duhet t’ua mësojmë fëmijëve tanë emërtimet sllave të qyteteve dhe fshatrave shqiptare dhe të mësojmë në shkolla të huaja leksione sipas oreksit të fqinjëve?

Një Qeveri normale duhej të krijonte një dekret për ndryshimin e emërtimeve sa më parë, por kemi 30 vjet që po ecim mbrapa edhe në këtë drejtim..

Është absolutisht e papranueshme krijimi nga asgjëja dhe ruajtja e emërtimeve të huaja, kjo punë është një nga treguesit e tradhtisë kombëtare të politikanëve të kombit tonë.

Ndërrimi i emërtimeve të fshatrave apo qyteteve shqiptare që kanë emërtime të huaja, kurrsesi nuk mund të quhet ekstremizëm, emrat e fshatrave, të cilat janë ndryshuar para 100 vjetësh duhet të kthehen në emrat e tyre të identitetit.

Ata që krijuan shtetet artificiale mund ta quajnë supernacionalizëm apo ku e di unë se çfarëdo epiteti tjetër, që mund ta etiketojë ndonjë "internacionalist".

Është më se e natyrshme dhe legjitime që të shqipërohen emrat dhe toponimet e qyteteve ku banojnë shqiptarë e jo të vazhdojë asimilimi i tyre përmes varfërisë dhe presioneve të tjera. Kjo në se qeveritë tona janë vërtetë pro shqiptare e jo të tërhequra hundësh prej sakatuesve të kombit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat