“Hetimet vazhdojnë” apo drejtësi!?

Opinione

“Hetimet vazhdojnë” apo drejtësi!?

Nga: Petrit Dib rani Më: 2 tetor 2022 Në ora: 14:28
Petrit Dibrani

Dikush, duhet t’jap llogari për dhunimet seksuale të përditshme dhe shkollat e mbyllura.

Dhunohen fëmijët vajza, institucionet lëre që heshtin po edhe rastet, tentojnë t’i fshehin!

Dhunime të femrave në rrugë, arsyetimet nga më banale, dhunuesi ishte i dehur, kur tentoi t’a dhunoi alpinisten Mrika Nikçi.

S’është arsyetim ky, pik.

Të dehemi edhe ne të tjerët dhe t’i dhunojmë, femrat në rrugë, sipas këtij arsyetimi banal.

Femrat në Kosovë, ndihen të pasigurta me plotë të drejtë, se meshkujt dehen dhe tentojnë, t’i dhunojnë!

Po lexojmë dhe dëgjojmë ç’do ditë, arsyetime koti nga sahanlëpirsat hipokrit, se vajzat - femrat qenkan fajtor, për shkak veshjeve të tyre, “provokative”.

O BALA me trurin bosh, të lindur në fshat, ju që asfalltin dhe shehrin e keni parë pas luftës, kujdes me epshet dhe mos u egërsoni nga pamjet e femrave n’sheher, se duhet pastaj ardhjen n’sheher, me u’a bërë me VIZA!

Greva në arsimi për një muaj dhe përgjegjësia, po mbetet e huaj.

Kush është përgjegjës, pse shkollat mbetën të mbyllura?!

Nëse s’ka përgjegjësi, atëher....

Vetting në drejtësi dhe test për t’gjithë, mësimdhënësit.

Kontroll i imtësishëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim, ngritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, nepotizmit dhe ndalimin e ndikimit të politikës, apo të elementëve tjerë të paligjshëm në zbatimin e drejtësisë.

Test për mësimdhënësit, anlfabet funksional dhe anlfabet të “pastër”!

Analfabetët e pastër, nuk mund të shkruajnë dhe lexojnë.

Analfabetët funksional, mund të shkruajnë dhe lexojnë, fjali të thjeshta, kufizuara po nuk mund t’a bëjnë pa gabime dhe kjo është arsyeja pse nuk arrijnë për t’u marrë, me kërkesat ku veprojnë, punojnë dhe gjithashtu edhe në jetën e përditshme në shoqëri.

Hetimet vazhdojnë dhe si ç’doher, na mbetet të “shpresojmë”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat