Fati i patriotëve është fati i Shqipërisë

Opinione

Fati i patriotëve është fati i Shqipërisë

Nga: Nasho Bakalli Më: 3 tetor 2022 Në ora: 15:37
Nasho Bakalli

Fati i shqiptarit patriot, pas vitit 1991, ka mbetur pezull në kohë. Asnjeri nuk di të thotë me siguri nëse ky fat do të ecë përpara mes belbëzimeve groteske të politikanëve, apo, përmes akteve tragjike të një epoke të re, e cila, zor se do të lindë pa dhembje.

Kjo gjëndje e dëshpëron patriotin, jo se i trembet belbëzimeve apo luftës, po ai gjykon se jo vetëm kujtimet e hidhura, po edhe projektligji më i fundit - që ngarkon deputetët të bredhin varrezave të Shqipërisë për të gjetur, ekspozuar, dhe ndëshkuar regjimin totalitar komunist - është një atentat kundër rendit të punës, lirisë, vllazërisë, përndryshe, organizim me ligj i rendit të skllavërisë kolektive. Prandaj, patrioti i ri qepur Kuvendit të Shqipërisë.

ai takohet edhe me presidentë, kryeministra, ambasadorë, ministra…; pse ka shkuar me disa prej tyre deri në Uashington, Bruksel; pse mer pjesë në konferencat që zhvillohen në Tiranë, dhe në auditore të BE me emëra historik? …? Tërë këtë aktivitet e bën që ti njohë krerët e shtetit sa më afër të jetë e mundur, dhe me këshilla patriotike ti ndihmojë ta mbajnë “mendjen në kokë”. E bën që të verifikojë me veshët e tij lajmet që përcjell media; e që të kuptojë në këtë mënyrë edhe të huajt më mirë. Në fund të fundit e bën që të ruhen masat e besimit të ndërsjelltë të ndërtuara ato - me faktorin e shëndoshë politik të brendshëm dhe atë të jashtëm - për mbrojtjen e vendit nga rreziku i fashistizimit.

Sido që të venë punët patriotit nuk i shkon mendja të heqë dorë nga bindjet vetiake, dhe në asnjë mënyrë nuk do ti përulet qeverive, partive, e as atyre ndërkombëtarëve që hiqen si hithtarë të demokracinë. Ata mund të hidhen edhe që ta blenë… Duke përfytyruar se më çfarë ashpërsie do ta rrëzojë propozimin e tyre - dhe pastaj do të kthehet në vatrën e vet familjare - patrioti ndjen kënaqësi, por, ajo nuk ia qetson shpirtin.

Sepse. Në ato fillime të demokracisë, ç’është e vërteta, ai ishte afruar ca si tepër me udhëheqësit, madje, i kishte lënë ata edhe të kapeshin pas tij; jo vetëm kaq, po, kishte mbyllur sytë jo një herë kur ata vepronin sipas qejfit...Vallë kjo sjellje, mos do të thotë se kishte bërë lëshime parimore; se ishte treguar oportunist në patriotizmën e tij?... I keqardhur për petkat e trupit të ndotura me “pluhurin” e zyrave të kryeqytetit, dhe të prapaskenave politike, patrioti nuk pushonte së rënkuari në shpirt për pasuksesin e tij. Ata e kishin ngrënë atë - me “sinqeritetin” e tyre.

Patrioti nuk mërzitet vetëm për sa mësipër. Po, nga ana tjetër, qyshse i takoi sefte liderët e demokracisë shqiptare atij iu duk vetja më i përparuar se ata. Kjo e fundit, megjithse është e saktë, i sjell nga mbrapa edhe ca mendime të tjera për veten e tij. Duke i shtjelluar e rishtjelluar në kokë bisedat e nxehta në zyrat e partive, qeverisë, presidencës; dhe, duke krahasuar pozitën e krerëve të lartë në qëndër dhe në bazë me pozitën e vet, patrioti, del në përfundimin se nuk ka mundur t’ua theksojë me ngulm as presidentëve, as kryeministërave, as deputetëve, çfarë? pikërisht atë gjë që duhej, dhe, ashtu siç ata e meritonin; pra, se nuk i ka demaskuar me kohë publikisht dhe me nervin e duhur patriotik veprat e tyre shkatrrimtare kundrejt popullit dhe vendit.

Patrioti - duke peshuar me gjakftohtësi çështjen se nga cila Palë anon e vërteta - për pak sa nuk hutohet fare, ngaqë i rezulton se krerët e Shqipërisë qënkan kalbur fund e krye. Se ata sa kanë pushtetin në dorë mendojnë si e si të përfitojnë, dhe si ta maskojnë lakminë e tyre me pretekste të kota. Këtë turp me çfarëdo boje ta mbulojnë - palea e tyre e kalbur se e kalbur mbetet.

Po atëhere mos e ka korrur ai fitoren, dhe kundërshtarët e tij presidentë, kryeministra, ambasador e deputetë kanë pësuar humbje? Po të arsyetosh konform parimeve të demokracisë standarde beteja politike duhet të marë fund pikërisht kështu. Por, mund të ndodhë që triumfi të jetë përsëri aleat i udhëheqësve në fjalë, kurse patrioti të mbetet prapë i dërmuar krejt. Në fakt presidentët e kryeministrat i kanë dalë “borxhit” duke i thënë “ti, patriot, ke mbetur prapa kohës”.

Të ketë vërtetë një greminë të pakapërcyeshme midis pikpamjeve të tij, dhe, kohës së tashme? Për kë punon e tashmja? Po mirë, le ta zemë se ka me të vërtetë një greminë të tillë. Po a duhet që patriotët ti nënshtrohet me patjetër nismave ligjore të papërgjegjëshme të disa deputetëve, aventurierëve, shoqatave, e ndonjë kioske ambulante të komunikimit virtual? A është e provuar gjëkundi se thënia “ke mbetur prapa kohës” përbën kriterin e të vërtetës jo vetëm në diktaturë - po edhe në demokraci?! Dihet se demokracia shikon kudo përpara. Ajo i shërben popullit. Prandaj nuk pëlqehet shumë. Gjithashtu dihet se të gjithë gabojmë. Po papërgjegjshmëria e liderëve tanë në raport me shqiptarët patriotë, pa llogaritur njerëzit moskokëçarës, kornizohet jo vetëm nga gabimet e tyre në punë e në jetë, jo vetëm nga retorika e çthurur populiste, por, edhe nga fakti se ata refuzojnë të nxjerrin mësime nga dështimet.

Shpirtin e patriotit e bren dyshimi i vëngërt. Deri kur kështu? Diku kishte lexuar se: Kur një qen ra dhe ngordhi në një pus fshati, uji mori shije dhe erë të keqe. Fshatarët derdhën nga pusi 200 kova ujë për ta pastruar atë. Era dhe shija e ujit mbeti e keqe. Heqja e ujit u përsërit, por, problemi vazhdoi. Fshatarët kërkuan këshilla nga një plak i dalluar për dijet e tij. Pasi u përsiat një çast, plaku i mençur pyeti: a keni kontrolluar për ndonjë shkak? Fshatarët treguan se në pus kishte një qen të ngordhur. “Hiqni qenin fillimisht, pastaj, nxirrni 200 kova me ujë”. Kjo zgjidhje funksionoi.

Në përfundim. Cili është “qeni” në pusin e përbashkët? Korupsioni - një fjalë goje. Po me shumë fjalë? Përulja përpara parasë pisët; përbuzja e fatziut që kthehet natën në strehën familjare i handakosur nga fati; dhe, mosmirënjohja ndaj njeriut që i rri Atdheut pranë e paprerë në të keq e në të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat