Jep dorëheqje Rrahman!

Opinione

Jep dorëheqje Rrahman!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 3 tetor 2022 Në ora: 21:51
Rrahman Jasharaj

Greva në arsim e zgjatur për pesë javë përfundoi pa asnjë rezultat për mësimdhënësit; nxënësit humbën 22 ditë mësim. Tani, pas përfundimit të grevës dikush duhet të japi dorëheqjen, askush më shumë se ai që thirri dhe mbylli grevën pa asnjë rezultat për të cilin nisi greva. Në një situatë të tillë dikush duhet të jap përgjegjësi, qoftë morale. Askush më tepër se Rrahman Jashari nuk është përgjegjës për gjendjen aktuale dhe kjo duhet të pasohet me dorëheqje.

Nuk shkon më si në të kaluarën sindikata me qeverinë të ndër veprojnë mes vete jo mbi bazën e raporteve zyrtare, por atyre private. Duhet ndërtohet kultura e komunikimit mes qeverisë dhe sindikatave, tërësisht mbi bazën zyrtare të tyre. Rrahmani ka ngel nën simptomën e pazareve me "vëllezërit" në institucione, mendësi primitive e veprimit. Tani që greva mbaroi, nxënësit humbën shumë orë mësimore, mësimdhënësit pa paga, a ka ndërgjegje morale Rrahman Jashari dhe grupacioni i tij, sapo pak nëse kanë duhet të japin përgjegjësi.

Nëse nuk veprojnë kështu, siç edhe e pres, anëtarësia e SBASHK-ut të kërkojë largimin e atyre duke nisur nga Rrahmani dhe klika e tij. Në krye të SBASHK-ut të vijnë njerëz me integritet dhe mendësi ndryshe, mësimdhënësit meritojnë të përfaqësohen jo nga Rrahmani. Ky i fundit është përgjegjës, të cilën s’duhet ta hedh tek anëtarësia. Nëse do ishte anëtarësia, greva do ishte ndërpre që nga 13 shtatori, Rrahmani kokë në vete refuzoi ofertën e qeverisë për t'u kthyer pas gati tri jave për ta pranuar të njëjtën.

Qeveria thirrët në të drejtën e saj për ndalje të pagave për shtator, pjesa më e madhe e mësimdhënësve kanë kredi edhe nëse do kishte të drejtë në grevë, fakti se shumë mësimdhënës vuajnë mungesën e pagës së shtatorit duhet të bënte Rrahmanin të reflektonte. Pa shtuar këtu edhe mbajtën e isos së opozitës, respektivisht PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat