Koha fton shqiptarët për veprim. Basha dhe elita e re politike e PD-së duhet që të vijë në krye të demokracisë dhe shtetit

Opinione

Koha fton shqiptarët për veprim. Basha dhe elita e re politike e PD-së duhet që të vijë në krye të demokracisë dhe shtetit

Nga: Skënder Kapiti Më: 4 tetor 2022 Në ora: 11:13
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Nëse politika shqiptare e tranzicionit do të kishte punuar për demokracinë, për shtetin ligjor dhe për interesin publik e kombëtar; dhe nëse elita politike e vjetër e këtij tranzicioni do të kishte zbatuar e respektuar mbështetjen, ndihmën dhe porositë e këshillat e aleatit jetik të shqiptarëve, të SHBA-ve, sot Shqipëria nuk do të ishte këtu ku është: si vendi më i prapambetuar në rrugën e shtretndërtimit modern, si vendi i fundit në rrugën e progresit, të drejtësisë e të luftës kundër korrupsionit; i fundit në rrugën e integrimit europian.

Prandaj është koha që shqiptarët të veprojnë për ndryshimin, përmirësimin, për demokracinë, për progresin e zhvillimin.

Kjo sepse: gjëndja sot në Shqipëri është si ajo e viteve 1990 të kohës së prag-agonisë së regjimit komunist, regjim të cilin nuk e shpëtuan dot përpëlitjet dhe përpjekjet dështake të regjimit të vjetër komunist, regjim i cili ra sepse konsumoi edhe veten e tij. Po kështu sot regjimi kriminal i korrupsionit në Shqipëri me politikën e vjetër që e polli tranzicioni, sot politika e vjetër hibride demokratiko-komuniste, edhe ajo është në prag të agonisë pasi ajo tashmë ka precipitiuar në fund si llum e fundërri politike të cilën nuk mund ta mbajë në sipërfaqe më as korrupsioni, as zullumi, as paraja e pisët e tij dhe as mediat e intelektualët mercenarë e të shitur, pra as struktura kriminalo-oligakopolitike që e ka bllokuar shtetin, shoqërinë, drejtësinë dhe demokracinë.

Basha dhe elita e re politike e PD-së duhet që të vijnë në krye të demokracisë dhe shtetit

Mjerisht shoqëria shqiptare lëviz shumë ngadalë, pothuajse si gjithmonë më shumë ndryshimin e pret që të vijë nga jashtë dhe kur e keqja të vetëshkatërrohet se sa që ta bëjë vetë shoqëria ashtu sdic ndodhi kur vetëra edhe sistemi komunist pasi dështoi dhe kur u kalb.

Politika e vjetër e këtij tranzicioni është mbytur nga padrejtësia,korrupsioni e zullumi dhe këtë e dinë të gjithë shqiptarët, dhe këtë po e thonë edhe ndërkombëtarët,miq të shqiptarëve.

Por ku është halli pse kjo apati dhe ky pajtim e pranim shoqëror për mosndryshim?

Dhe për këtë arësye duhet Basha, do të duhet domosdoshmërisht që ai të kthehet në krye të Partisë Demokratike sepse ai dhe elita e re politike e Partisë Demokratike duhet që ata të vazhdojnë drejtimin e betejës për ndarjen e Shqipërisë nga tranzicioni traumatik paskomunist; duhet që Basha me politiken e re ta drejtojë atë të cilën ai e ka nisur: dëbimin dhe nxjerrjen në pension politik të politikës së vjetër, të asaj që tashmë njihet si “Trekëndëhi i Bermudës” Berisha-Rama-Meta, të cilët e kanë zhytur Shqipërinë në terrin dhe sketerrën e padrejtësisë, përcarjes, korrupsionit, krimit,hajnisë e tradhtisë.

Basha do të duhet që të kthehet në krye të demokracisë sepse largimi apo doreheqja e tij ka krijuar vakuum, një boshllëk të madh për demokracinë shqiptare, pavarësisht se intelektualë e mediat mercenare mundohen që ta mashtrojnë dhe ushqejnë opinionin më dokrra, përralla e me mashtrime e manipulime duke mbajtur e promovuar nëpër faqe gazetash dhe ekranesh televizive politikën e vjetër e dështake , me qëllim që opinioni të vazhdojë që të helmohet, gënjehet e mashtrohet se nuk ka politikë e as politikanë të tjerë por gjithcka sillet rreth Berishës, Ramës e Metës.

Sa më shumë që kalojnë ditët aq më shumë po ekspozohet korrupsioni dhe kalbëzimi i politikës së vjetër; po ekspozohet bashkëpunimi dhe komploti i saj kundër së resë, kundër ndryshimit dhe kundër progresit e integrimit,pra kundër Bashës dhe elitës së re politike të Partisë Demokratike e cila pashmangshëm që do të kryejë misionin e saj: clirimin e demokracisë, drejtësisë dhe të clirimit të Shqipërisë nga korrupsioni, sepse elita politike e PD-së me Bashën në krye të saj është e vetmja shpresë sot , është ajo, e cila është në anën e duhur të demokracisë liberale, të demokracisë ligjore, të demokracisë patriotike dhe zhvillimore e integrale kombëtare kundër krimit, padrejtësisë, hajnisë, korrupsionit dhe papëgjegjshmërisë publike e kombëtare të politikës së vjetër.

Tashmë antarësia e Partisë Demokratike e ka braktisur pothuajse tërësisht foltoren, këtë vjetërsirë politike e cila si patericë e politikës së vjetër tashmë është thyer dhe nuk ka se cfarë i duhet më madje as regjimit të superkorruptuar, antikombëtar e të kalbur të Edi Ramës më të cilin ka bashkëpunuar së bashku me LSI-në e bashkeshortëve Meta-Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat