Motivi kryesor dhe i vetëm i tyre është ardhja në pushtet përsëri!

Opinione

Motivi kryesor dhe i vetëm i tyre është ardhja në pushtet përsëri!

Nga: Adem Bytyçi Më: 4 tetor 2022 Në ora: 17:19
Autori Adem Bytyçi

A thua e kanë sinqerisht ata ish politikanë dhe deputetë aktual hallin e rrogave të ulëta të punëtorëve të arsimit?!

Këta deputet si Liza Hoxha dhe ca të tjerë që në emisione TV, po i vajtojnë punëtorët e arsimit, se i kanë rrogat e ulëta, pse nuk thonë se një rrogë e tyre mujore është sa 4 rroga mujore të katër punëtorëve të arsimit, dhe sa athua do të pranonin këta vajtues t'i zbritnin disa përqindje rrogat e tyre në favor të rrogave të arsimtarëve.

Madje, madje ata politikanë dhe këta deputetë, të cilët vërtetë po derdhin lot krokodili për rrogat e ulëta të punëtorëve të arsimit, ani pse kurrë nuk është mjaft ngritja e rrogave të arsimit, a thua janë të vetëdijshëm se edhe rrogat e kategorive të tjera të punëtorëve në vendin tonë janë më të ulëta se të punëtorëve të arsimit, duke përfshirë këtu edhe pensionistët, të cilët me pensionet që marrin nuk u mjaftojnë as për medikamente, se lëre më për plotësimin e nevojave të tjera, e rrogat e atyre politikanëve ish-ministrave dhe të deputetëve aktual janë më të lartat në rajon, në një shtet të varfër si Kosova.

Nuk më thotë mendja se ata që po i vajtojnë punëtorët e arsimit, se i kanë rrogat e ulëta, vërtetë e kanë hallin e tyre, por qëllimi dhe motivi kryesor dhe i vetëm i tyre është ardhja e tyre në pushtet përsëri dhe sa më shpejtë për t'i sjellur gazepin qytetarëve dhe vendit siç vepruan kur vetë e qeverisnin vendin, t'ia ngritni rrogat vetit dhe të pasuroheshin sa më shumë për veti në kurrizin e varfërisë së qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat