Serbia akoma e luan rolin e shtrigës së vjetër...!

Opinione

Serbia akoma e luan rolin e shtrigës së vjetër...!

Nga: Dedë Preqi Më: 4 tetor 2022 Në ora: 18:19
Dedë Preqi

Të gjitha këto lojra të Vuçiqit, sikur BE-ja, po i merr si rrjedha të thjeshta dhe të natyrshme, që natyrisht si rrethana të tilla nuk mund të thëmi se nuk duhet të mirren parasysh, nëse duam të kuptojmë rrugën në të cilën jemi nisur ta ndërtojmë demokracinë dhe ta shfrytëzojmë në mënyrë të dinjitetshme dhe në shërbim të jetës normale, nëse kjo liri dhe demokraci duhet të bëhët realitet i prekshëm për sëcilin qytetar të këtij vendi, por edhe rajoni.

Nga ana tjetër, të gjitha këto do të ishin shkaqe irelevante sikur të mos gjenin jehonë problemet e sotme ndërnacionale, në një shqyrtim të boshtit relevant, duke mos gjetur një zgjidhje adekuate , apo duke mos mundur ti evitojmë plasaritjet e tilla, si dhe defektet e mbetura, por sikur vazhdojnë pa u ndalur, edhe pse shqiptarët e provojnë të bëjnë përputhjen harmonike të saj përmes rrugëve miqësore me aleatët e ngushtë dhe përmes rrugëve paqësore me rajonin, sikur me Serbinë.

Serbia akoma e luan rrolin e shtrigës së vjetër, e cila sado që duket se shpërthen në sipërfaqe me normat e reja të demokracisë, ajo është e zhytur aq thellë në llumin e mitit të vet serb dhe millosheviqean, sa që e ka vështirë të depërtojë nga ky iluzion i turbullt, duke i nxitur dhe skërfitë plagët e së djeshmës, të cilat akoma e kanë të freskët stuhinë shpirtërore që ua shkakëtojë shqiptarëve dhe shumë popujve tjerë në rajon.

Dhe kjo plasaritje, nuk po lejon që ta pranojmë si përfundim aktin e saj të brishtë dhe tragjik, aq më keq, kur Serbia, me veprimet direkte dhe indirekte, provon edhe sot atë praktikë të vjetër, në kohën kur nuk mund ta marrim me mend fundin e kësaj loje të ndytë të Serbisë, e cila nuk po lejon ti hapim sytë në asnjë moment, edhe po të përpiqëmi që ti shtrijmë dorën paqësore njëra-tjetres, kjo nuk është në gjendje as të bëjë një hap për kërkimfalje për të bëmat e saj tragjike dhe historike.

Dhe, për ç’arsye Serbia nuk ndjehët e rëhatshme, apo e çetësuar dhe me fqinjët e vet shqiptarë kërkon të nxisë probleme e dhëmbje të kësaj natyre, kinse ndonjëherë shdërrohet në realitet para ndërkombëtarëve, apo me Bruksein, por rrëfimet e saj marrin kahe tjetër, e cila në lidhje të ngushta me Rusinë, fiton mundësi të reja « fitimi » apo shkatërrimi, mjafton ta cekim edhe nenshkrimin e fundit të marrëdhënieve që bëri këto ditë diplomacia e Jashtme e Serbisë, me diplomacinë e Jashtme të Rusisë.

Serbia e ka marimangë gjendjen brenda shtetit të vet dhe pse nuk po mirret me gjendjen e popullit të vet dhe me minoritetet që jetojnë në këtë vend, të cilët ankohen përditë me problemet e tyre dhe diskriminimet që iu bëhën nga vetë shteti i saj, sidomos shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, dhe për një arsye fare të thjeshtë, atyre nuk u lejohet të mësojnë në shkolla as nga librat e gjuhës amnore, përveq tjerash, shqiptarët e këtyre vendeve ankohen përditë, sepse u shlyhen adresat dhe identiteti i tyre nëpër adresat dhe zyrat administrative nga vendbanimet e tyre ku jetojnë dhe banojnë.

Një dramacitet të këtillë Serbia, dhe udhëheqja e Vuçiqit, po e luajnë edhe në Mitrovicën e veriut të Kosovës,të cilët me serbët e veriut po luajnë një lojë të ndytë, duke i përdorur këta njerëz si vegla politike dhe strategjike, për t’a destabilizuar Kosovën, dhe kjo nuk duket e çuditshme, kur BE-ja, po bënë përpjekje ti rregullojë marrëdhëniet në mes këtyre dy popujve, ndërsa në anën tjetër, sikur fare pak duken reagimet e saj konkrete karshi politikës së Serbisë, e cila nuk ndalet dhe nuk përkulet me kryeneqësinë e saj, duke u përzier në çështjet e brendshme të Kosovës, siq është tani regjistrimi i tagrave të falsifikuara nga Serbia, me tagra origjinale të Republikës së Kosovës, ashtu sikur e parasheh ligji i këtij vendi për qytetarët e vendit të vet.

Kjo situatë tregon një gjendje pasigurie në zemër të Europës, aq më pak është një gjendje që jep shpresa ti shërojë plagët e së kaluarës së dhimbshme, që akoma rrjedhin e gjakojnë në zemrat e shumë nënave shqiptare, të cilat edhe sot e kësaj dite nuk dinë për eshtrat e bijave dhe bijve të tyre të pa gjetur, të cilët shteti serb i mbanë peng prej më shumë se 23 vite.

Ndërkaq, qeveria Kosovës, në krye me kryeministrin Albin Kurti, i ka bërë disa takime në Bruksel, me qeverinë e Serbisë, dhe vetë presidentin Vuçiq, me ndërmjetësimin e autoritetëve europiane, por sikur janë të pa mjaftueshme dhe shumë pak efektive marrëveshjet e tyre, sidomos në llogari të Kosovës dhe popullit të saj, apo të cilat janë vetëm skeqe të politikave ditore, që e marrin kohën kinse po bëhët një marrëveshje, duke bërë ndonjë foto propaganduese, sa për ta mashtruar opinionin.

Me këto propaganda nuk mund të arrihet paqa dhe stabiliteti në vend, por edhe as në rajon, nëse këto rrëfime dhe konstruktcione të momentit që rrjedhin nga Brukseli në mes palëve vazhdojnë në këtë pozicion, apo nuk na bindin se po vendoset një bazament i qendrueshëm i marrëdhënieve në mes palëve kundërshtuese, e aq më pak të harmonizohet jeta në mes tyre.

Kosova, me të drejtë ia hedh fajin Serbisë për mos seriozitetin e saj në marrëveshjet e Brukselit, ndërsa Serbia ia hedh fajin Kosovës, për mos suksesin e zbatimit të marrëveshjeve dhe mos respektimin e tyre me Asosacionin e komunave në veri të Kosovës.

Ndërsa Brukseli, qëndron në pozicionin e vet të prekurorit, por më shumë në favor të njërës palë, për faktin se qytetarëve të Serbisë, por edhe kriminelëve të saj, ua ka hapë dyert në Europë, që të lëvizin të lirë, por jo edhe qytetarëve të rëndomtë të Kosoves, të cilët edhe këto ditë janë të izuluar pa viza.

Në njërën anë Serbia, është fare pak koperuese dhe serioze, duke e manipuluar me politikat e saj antikosovare, në mënyrë dhelpërake dhe duke i ikur zbatimëve të marrëveshjeve të Brukselit, kurse Kosova, me politikën e brishtë të saj dhe fare pak të kordinuara përshkak të opozitës injoruese ndaj Kurtit, por me politikën e kësaj qeverie të butë, por edhe të shkathtë dhe guximtare, në krye me kryeministrin Kurti, mundohet ti rezistojë kësaj politike të makinerisë famoze serbe, që po djalloset me tiparët e saj shqetësuese ndaj shqiptarëve.

Është interesant se Europa, është ajo, që nuk i bëhët vonë, në fakt pasojnë problemet në mes palëve, të cilat janë shumë të ndieshme dhe kërkojnë zgjidhje akute, duke pritë se çka po veprojnë palët në mes vete, apo, ndoshta sikur po pritet që një ditë palët do të pajtohen vet, dhe për t’ua thurë modelin e duhur dhe për t’ua futur këmbët e tyre të acaruara në çorapat e ngushta, në mënyrë që këto dy vende të vazhdojnë, apo mos të vazhdojnë rrugën e tyre për në Europë, edhe pse nuk kanë rrugë tjetër…

Mos të nënçmohen dhe të keqinterpretohen fjalimet e kryeministrit Albin Kurti, i cili thotë se duhet të kemi kujdes, sepse Serbia, është e gatshme të krijojë ndonjë konflikt serioz në Kosovë, në këto çfarë pohuam na shpaloset mundësia dashur e pa dashur se, duhet të mos e humbim durimin, sepse Serbia, po përgaditet për një luftë të re me vendet të cilat, nuk i ka përfunduar planet dhe projektet e saj, për t’a çfryer mullanin e saj të urrejtjes patologjike, në veqanti ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Albin Kurti dhe populli i Kosovës, nuk do luftë as nuk pretendon në një rrugëtim të tillë, por me qeverisjen e tij, tek e cila lind vullneti dhe fuqia e brendshme, që ushtrohet mbi pushtetin normal demokratik, që ka për synim prosperitetin njerëzor, njëherazi të dalloj të vërtetën nga gënjeshtrat dhe ta fuqizojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në këtë shtet , dhe nga kjo përspektivë të përcaktohen kriteret e mundshme, që vetëm përmes mundit të punës dhe luftës, në një hapësirë të tillë, njeriu i këtij vendi do arrijë të jetojë në paqë dhe me dinjitet në këtë shtet demokratik dhe multietnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat