Sociologjia politike shqiptare: Konkluzion nga studimi Komparacione historike, etnike dhe statistikore të Kosovës me shtetet tjera

Opinione

Sociologjia politike shqiptare: Konkluzion nga studimi Komparacione historike, etnike dhe statistikore të Kosovës me shtetet tjera

Nga: Ferid Shehu Më: 6 tetor 2022 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Mosha nga 50 deri 59 vjet më e mira për politikë

Në Parlamenti Europian më së shumti deputetë janë të moshës 50-59 vjeç : 224 të tillë sikur edhe Parlamenti i Francës me 172 deputetë 50-59, Parlamenti i Shqipërisë me 54 deputetë 50-59 vjeç. Parlamenti Europian moshën mesatare të deputetëve e ka 52,2 vjet. Franca e ka  49,2 vjet, Belgjika 48,7, Shqipëria 49 vjet, Kosova 45 vjet mosha mesatare e deputetëve.. Në 281 komuna të Belgjikës frankofone sa janë në Valoni dhe Bruksel mosha mesatare e kryetarëve të komunave është  51 vjeçare ( gazeta Le Soir 03.12.2018). Në 6 komuna të Kosovës  nga 197 këshillëtare komunalë  që janë ne Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kaçanik, Istog dhe Kamenicë mosha mesatare e tyre është 39,93 vjet.

Ivan Bazouni në librin e tij " Le métier de diplomate" ( Puna e diplomatit) të botuar 2005 në Paris në faqen 174 thotë:" Figura e diplomatit i ka 50 vjet dmth. e ka moshën e bukurisë sociale dhe fizike".

Më poshtë po e japim tabelarin e moshës së deputetëve të: Parlamentit Europian, të Francës, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës.

Image
Mosha

Të dhënat janë marrur nga veb faqet zyrtare te internetit të shteteve përkatëse.

Nuk ka politikanë të rinj dhe të vjetër, por të mirë dhe të këqinj

Nga fillimi i viteve  1970-ta në Kosovë filluan të dalin të diplomuarit e parë nga Universiteti i Prishtinës dhe ata  pas 40-45 vite pune u pensionuan. Rrjedhimisht Kosova e fitoi një pasuri kombëtare që nuk e kishte më parë, por fqinjët e kishin. Kosova fitoi pensionistë me shkolla të larta dhe fakultete të kryera. Mirëpo këta pensionistë për dallim prej atyre në shtetet e Europës Perendimore, këta tanët u izoluan, u larguan pothuaj plotësisht nga jeta publike duke e nënçmuar vehten por më shumë duke mos u vlerësuar nga të tjerët që është për të ardhur keq. 

Ish presidenti i Francës NIKOLA SARKOZI në librin e tij " PASSIONS", të botuar në frengjishte në vitin 2019 me 358 faqe thotë:" Nëse rinia është një përparësi e madhe me i fituar zgjedhjet (pushtetin), ajo pra rinia është  dobësi ( pa aftësi) prej momentit kur fillojmë t'a udhëheqim pushtetin. Emanual Macron dhe unë jemi konfrontuar me këtë kontradiktë".

Nga sociologjia politike mund të themi se grupi shoqërorë i qytetarëve mbi 60 vjeçarë janë një aset kombëtarë që duhet shfrytëzuar përvojat e tyre më shumë, sepse janë forcë shtytëse e zhvillimit të shoqërisë.Në këtë aspekt duhet  thënë se  sot  jetëgjatësia në Kosovë është 76 vjet, në Europë 81 vjet, në Shqipëri 79 vjet. Andaj konsiderojmë se disa  mijëra pensionistë në Kosovë me fakultete dhe shkolla të larta i duhen akoma Kosovës. Tabelari i sipërpërmendur e dëshmon këtë. Neve nuk e kemi luksin t'i hedhim në plehëra këta njerëz sepse na mungojnë kuadro me përvojë. Periudha e okupimit të Kosovës 1990-1999, lufta në Kosovë, tranzicioni social-ekonomik kanë lënë pasoja në Kosovë, kur t'i shtohen kësaj edhe dobësit subjektive si p.sh hapja e shkollave dhe Universiteteve private pa kritere, të cilat janë bërë si Shtëpia të Mallrave ku shkon e blen diplomën e fakultetit sikur  një frigorifer apo lavatriqe. Dhe nga këta një numër i tyre janë inkuadruar  në politikë në nivel lokal dhe republikanë.

Më poshtë do t'i japim përvojat e tjerëve duke bërë komparacione historike, etnike dhe statistikore:

1. Në Samitin mbi Klimën që u mbaj të Gllazgou të Skocisë, ku morrën pjesë mbi 120 shefa të shteteve më shumë se gjysma e tyre ishin mbi 60 vjeçarë. (RTL-TVI-01.11.2021.) Liderët e Kosovës janë shumë më të rinjë: kryetarja i ka 40 vjet, kryeparlamentari 41 dhe kryeministri është 47 vjeçarë.

2. Në Parlamentin Europian 195 deputetë janë të moshës mbi 60 vjeçare. Në Parlamentin e Francës 122 deputetë janë mbi 60 vjeç, ndërsa ishin kandiduar  për deputetë 6.290 pensionistë në Francë.( Gazeta Figaro e datave: 25.05.2022 dhe 20.06.2022). Në Parlamentin e Belgjikës janë 24 deputetë të moshës  mbi 60 vjeçare.

3. Në zgjedhjet lokale në Belgjikën frankofone në Valoni me 4 milionë banorë u kandiduan 19.537 kandidatë për këshillëtarë komunalë dhe kryetarë të komunave. Prej tyre më së shumti kandidatë ishin nga pensionistët  12%, pastaj mësimëdhënes 7,5%, studentë 5% etj.Gazeta autoritative frankofone belge Le Soir 28.06.2019.

4. Në Gjermani aktivisti i dalluar gjerman Lissel Heisse pas 40 vite pensionimi u kandidua për këshillëtarë komunalë në komunën  Kirchehhimboland të Rhenanie dhe fitoi u zgjodh këshillëtarë në moshën 100 vjeçare.( Gazeta frankofone belge Metro 26.07.2019.

5. Në zgjedhjet europiane dhe regjionale në Belgjikë në vitin 2018 u kandiduan në Regjionin e Brukselit 71 kandidatë nga partia më madhe flamane belge N-VA dhe mosha mesatare e tyre ishte 50,5 vjet. Ndërsa po në këto zgjedhje u kandiduan edhe 23 belgo shqiptarë nga partitë politike belge dhe mosha mesatare e tyre ishte 37 vjet. Asnjëri prej kandidatëve shqiptarë nuk fitoi. Si duket ne shqiptarët i marrim zgjedhjet lehtë, respektivisht e nënçmojmë politikën, apo thënë më mirë nuk ia dinë  vlerën punës së politikanit. ( Nga ditari  im i gazetarit në Belgjikë).

 6.Xhoe Bajden kryetar i SHBA eshte 80 vjeçarë, Sekretari i OKB Antonio Guterres është 73 vjeçarë, Ursula Von Der Leyen kryetare e Komisionit Europian është 64 vjeçare, kryetari i Gjermanisë  Frank Valter Steinmeier është 66 vjeçarë, kryetari i Italisë Matarela 81 vjeçarë

Elio Di Rupo 71 vjeçar po e udheheq qeverine e Valonise ne Belgjike. Sali Berisha 78 vjeçarë e fitoi garën për kryetar të PD në Shqipëri etj.

7. Mosha mesatare e deputetëve të  Parlamentit Europian eshte 52 vjet, deputetët e Francës është 49 vjet, të Gjermanise 47,5,  të Belgjikës 48,7,  të Kosovës 45 vjeç,dhe të Shqipërise 49,3.

8.. Ne nivel lokal në Kosovë p.sh. Asambleja e Prishtinës moshën mesatare e ka 39,36 vjeç,  Gjilani 43,19, Gjakova 39,08, Kaçaniku 39,36, Istogu 39,60 dhe Kamenica 38,50 vjet.  Pra nga 197 këshillëtarë komunale të këtyre 6 komunave mosha mesatare e tyre është 39,93 vjet. (Te dhenat e marruna nga veb faqet zyrtare te komunave).

Pensionistët nga diaspora që kthehen në Kosovë janë pasuri

Poashtu Kosova decenien e fundit e fitoi edhe një grup shoqërorë të vlefshëm, pensionistët nga Perendimi. Në fund të viteve 1960-ta dhe fillim të 70-ta, nga Kosova shkuan me punuarë në Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë etj dhe ka disa vite që këta atje janë pensionuar dhe disa prej tyre janë kthyer në Kosovë. Ata me vehte kanë sjellur kapitalin por më shumë përvojën e vlefshme jetësore në Perendim. Nuk thuhet kotë në popull : " Një i kërkuar (shetitur nëpër botë) është më i vlefshëm se dy të kënduar (shkolluar).

Dhe në fund fare po citojmë librin e autores franceze Chloé Morin " On a les politiques qu'on merite" ( Ne i kemi ata politikanë që i meritojmë". te botuar në janar, 2022 Fayard Francë" Në faqet 95,96,97, thotë se : " Kompetencat teknike ( që i kanë psh. një mjek, apo ing. nuk mjaftojnë me udhëhequr shtetin por duhet të zotërohet kodi i politikes pra disa kompetenca, sepse politika nuk mund improvizohet . Kur deputetët e mirë e të ndershëm në fund mandatit  të parë,  fillojnë ta mësojnë mirë zanatin e politikës, neve i heqim  nga politika me arsyetimin se duhet gjak i ri në politikë, sepse të gjithë janë të korruptuar  dhe kjo po e  dëmton kualitetin. Edhe shoqëria civile, transparenca dhe rrjetet sociale kane edhe ndikime negative në politikë  kur teprohet në këtë aspekt.. Sot gjithëkush është bërë gazetarë dhe me telefonin  smartphone e vet, e shan, kritikon kë të dojë dhe disa media u japin vend ketyre pinguinave në emër të transparencës. Kur t'a pastrojme femiun nga fëlliqësirat  me ujë dha sapun  duhet t'a  hedhim ujin e ndotur por jo edhe fëmiun bashke me ujin e felliqur, keshtu duhet pastruar politika nga të demshmit por jo të gjithë politikanët . Neve ndoshta i kemi ata politikanë që i meritojmë sepse vet i kemi zgjedhur dhe i durojmë.   Nuk ka klientelizem pa klientë pra  neve jemi klientë të politikanëve të korruptuar. Andaj kujdes :  nuk duhet dekurajuar politikanët e mirë duke ua bërë jetën të pamundur atyre të cilët e kanë guximin apo çmendurinë të rrezikojnë të prezantohen për funksione që  dalin nga zgjedhjet." faqe 96).

Rinia në politikë pse jo ata që janë aktivistë në aksione vullnetare, punë të dobishme shoqërore, aktivitete shoqërore. Por rinia në 10 vjeçarin e parë të punës pas diplomimit në shkolla të mesme dhe faultete s'pari duhet ta tregojnë vehten në profesionet e tyre se janë kuadro të mira dhe njerëz të ndershëm dhe pastaj të futen në politikë. Zakonisht mosha rinore më shumë e gjen vehten në  sport, dashuri (seks) top modele, Miss Albania etj, pse jo edhe në politikë ato më të talentuarit, por kujdes ate që e theksuam më lartë nga  Nikola Srakozy, Ivan Bazouni dhe Chloé Morin.                                                                                                                          

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat