Nëntori i ëndrrave tona!...

Opinione

Nëntori i ëndrrave tona!...

Nga: Ismail Muçiqi Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 14:35
Ismail Muçiqi

110 vite kaluan pas Shpalljes të Pavarësisë në Vlorën Legjendare. Ende Shqiptarëve sa here që vjen kjo datë ju shpërthejnë emocioni dhe mallëngjimi për historinë e këtij populli e cila u shkrua me plotë data të ngjyrosura me gjakun e gjeneratave të tëra për të fituar lirinë si vlerë më kulminante e një populli të shumë vuajtur. Edhe sot institucionet e dy shteteve – të dy parlamenteve në Tiranë sadopak u munduan të improvizojnë Vlorën heroike në të cilën në vitin 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë.

Fjalimet e mbajtura sot në Parlamentin Shqiptarë prekën ndjenjat e qdo Shqiptari kudo që jeton në planetin tonë. Por shtrohet pyetja?. “Sa jemi të besueshëm në deklaratat dhe fjalimet tona për bashkimin e forcave, të dijës dhe të patriotizmit për ato që i thanë sot politikanët e dy shteteve”. Gjatë rrugëtimit të historisë Shqiptare e sidomos pas Pavarësisë në Vlorë politika Shqiptare asnjëherë nuk arriti të homogjinizohet për ti bashkuar forcat kreative për tu faktorizuara si komb i cili dinë të krijojë dhe udhëheqë shtetin.

Edhe sot kur po e festojmë 28 Nëntorin ditën e Flamurit politika Shqiptare gjithandej në shtetin amë dhe në trojet tjera ku jetojnë Shqiptarët edhe pas 110 viteve të Pavarësisë nuk e arriti pjekurinë e duhur për ta zhvilluar demokracinë dhe vlerat tjera të cilat i dhanë kuptim drejtësisë, lirisë të një kombi. Përqarjet dhe lufta për pushtet dhe bajraktarizëm me shekuj e kanë dëmtuar kauzën e kombit Shqiptarë. Sot u pa se përqarjet dhe hasmëritë në politikën e Shqipërisë kanë kaluar të gjitha kodet racionale të një shoqërie.

Në këtë ditë festive ku u bashkuan dy Parlamentet Shqiptare mjerisht lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha e lëshoj tubimin duke thirrur konferencë shtypi për ta akuzuar Edi Ramën me fjalorin më të rëndë që mund ti thuhet rivalit politikë: “Deri në tradhtinë kombëtare”. Kjo e tregon fytyrën e vërtetë të profilit [politikanit - liderit] që përfaqëson opozitën në Shqipëri. Pavarësisht qka unë mendojë për gabimet dhe veprimet e Edi Ramës në dëmë të Shtetit të Kosovës në raport me serbinë e shumë e shumë gjynahe tjera që ai i ka sot nuk ishte momenti i deklaratave bombastike, kërcënuese dhe etiketuese ndërmjet të përfaqësuesve të institucioneve të shtetit. Andaj 28 Nëntori dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë e cila ndodhi para 110 viteve, ishte diçka shumë më sublime, më e vërtetë për idealet e shtetit dhe popullit. Sot Shqiptarët duhet të vedisohen duke kërkuar shtigje të reja përmes përafrimit dhe bashkimit të mendjes dhe dijes për ti zhvilluar resurset ekonomike të cilat janë kapital i pashtershëm në zhvillimin e sigurt ekonomiko shoqëror në përgjithësi.

Lufta për pushtet duke mos zgjedhur mënyra dhe mjete është mjerimi më i madh i një klase politike në kohën në të cilën po jetojmë. Andaj dëshiroj që ky manifestim që u organizua sot në Tiranë dhe këto fjalime të mbajtura nga përfaqësuesit e institucioneve të dy shteteve mos të mbesin vetëm fjalime patetike por të shërbejnë si frymëzim për ta shtuar përgjegjësinë individuale dhe kolektive për të ardhmen e Shqiptareve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat