Bien zilet dhe kambanat, koha e bashkimit po vjen!

Opinione

Bien zilet dhe kambanat, koha e bashkimit po vjen!

Nga: Halil Geci Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 16:46
Pamje nga seanca e dy kuvendeve, Shqipëri-Kosovë

Koha e shqiptarëve si një komb më i vjetër i kësaj Evrope hileqare po vjen. Bashkohuni t’ia themi këngës si në korë me një dëshirë me një qëllim, të bashkuar rreth një flamuri, e një gjaku, e ti dalum zot atdheut. Vetëm të bashkuar do ja dalim më të fortë e më të besueshëm, t’ia dimë lezetin dhe bukuritë atdheut dhe atyre pak maleve kodrave, fushave, që na kanë mbetur, ta shijojmë me dhimbje aromën e luleve të bukura të atdheut që shpërthyen mbi valët e gjakut të derdhur nëpër shekuj për liri. Koha ka ardhur ti themi stop atyre që me 1878 me forcë e morën Nishin, Leskovcin, Vrajën, Prokuplen dhe ja dhanë Serbisë, ti themi stop atyre që me 1912 Shkupin si kryeqendër shqiptare ja dhanë Serbisë. Greqisë ju fal Çamëria. Me 1953 Kosova lindore me tri komunat si dhe Sanxhaku, Rozhaja, Plava, Gucia ju falen Serbisë dhe Malit të Zi. Bashkohuni o Shqiptar e mos u shtyni në bërryla ti themi stop aleancave të vjetra antishqiptare.

Koha po punon në anën e shqiptarëve, kurse ju o politikanët e shitur bishtnoni duke ju ikur KOHËS. Bashkohuni ti themi sot Stambollit, Berlinit, Londrës, dhe Parisit, të kthehemi andej nga Vatikani dhe Uashingtoni, leni bajraktarizmat se ju po mendoni se historia shqiptare ka filluar me juve dhe po mbaron me juve, ju që mendoni kështu vleni aq sa një copë m. i përzierë në kazanët e pushtuesve dhe kur kazanit i hiqet kapaku i vjen era krejt dynjasë.

Sot Evropa prapë me negociatorin Borell, dhe Lajçak po kërkon tradhtar dhe blerje kohe, për t’ia marrur Kosovës edhe bukën në maxhe ujit në sofër. Bashkohuni ti themi stop gllabërimeve të tokave shqiptare, ti themi stop pushtuesve dhe vasalëve të tyre.

Ti themi stop bajraktarizmit e të orientohemi andej kah Vatikani e Uashingtoni.

Brukseli për shqiptarët u bë kasaphane sa herë që shqiptarët ju kanë drejtuar Evropës, Evropa i ka lënë pa kokë. Një falënderim i madh, i takon Ibrahim Rugovës ai që lidhi miqësi të përjetshme me Vatikanin dhe Uashingtonin, e ju që kukurisni si xhelat në pleh Amelika, Amelika është ai Ibrahim Rugova, arkitekti i pavarësisë dhe ai që e pruri Amerikën në Dragodan dhe Bondstillë, kurse ju sot në festat madhështore nuk ja përmendni emrin, ngase emri i ti ju vnon në gjumin e harresës dhe kur të zgjoheni nga gjumi do e shihni se keni gabuar rëndë.

Flm nga Edi Rama nuk ju la me gabuar por ua ngulu ….e ju la të lagët...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat