Dy kuvende nën maskën e kohës sipas të maskuarit Edvin Rama

Opinione

Dy kuvende nën maskën e kohës sipas të maskuarit Edvin Rama

Nga: Islam Fejzullahu Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 18:34
Edi Rama

E përgëzoj nismën për një eveniment të këtillë të kohës! I maskuari me maskë të arnuar sipas diktatit të huaj Edvin Rama doli si i shpartalluem!

Mbajtja e dy kuvendeve nen petkun e 110 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe ditës së flamurit, sikur kaloj një sfidë të përgatitur nga dirigjues të kohës nën maskën e arnuar sipas kohës dhe veprimit.

Kryekuvendarja Nikolla ia arriti ta mbajë baraspeshën e saj pozicionale në momentin e duhur si kryekuvendare sikur dëshironte të "ftohë gjakrat" në këto momente të rëndësishme për kombin, ndërsa mysafiri dhe kolegu i saj kryekuvendari nga Kosova Konjufca sikur ishte thirrur për të lartësuar figura të caktuar dhe anashkaluar figura tjera gjë qe i bëri një smirë vetes e askujt dhe asgjë tjetër!

Penalistët në foltoren e Kuvendit (kryetarët e grupeve parlamentare radhazi sikur ishin të prirur të lexonin ndonjë diktat të porositur dhe atë gjysmak pa guxuar të shtojnë apo edhe as mungojnë përtej asaj të porositurës!

Tani skena sikur ndryshoj me daljen në foltore të kryeqeveritarëve Rama Kurti; këta sikur mbanin ison e parafolësve të tyre duke aluduar se këtë duhet thënë për hir të ngjarjes kohore dhe asgjë përtej tij? Ajo çka më shtyri ta bëjë këtë opinion nga zhgënjimi i shumicës së panelistëve në foltore është se kisha përshtypje sikur gjithçka ishte e porositur në vija të trasha, e që nuk duhej tejkaluar tjetër, gjoja po ngacmonim ndokënd apo edhe ofendonim ndokë nëse hapim të vërtetat si për ngjarjen që festohej, ashtu edhe për kohën në të cilën festohej.

U lavdëruan figura të ndryshme në suaza të shtetit shqiptar pa dal jashtë kornizës kufitare, kaluan lavdet tek çlirimtarët, gjithashtu në të njëjtën kornizë, prandaj edhe me këtë ndihesha i zhgënjyer!

Vallë historia jonë kombëtare po u dashka shkruar gjithmonë sipas tekeve dhe diktateve të tjetër kujt, e jo të vërtetave absolute? Përse anashkalohen personalitete anë e kënd trojeve shqiptare, pjesëmarrës në të gjitha ngjarjet e krijimit të këtyre, tani dy shteteve shqiptare po u dashka edhe tani me maska të arnuara sipas kohës të shërbehemi për historinë?

Një kryekuvendar anashkalon një figurë të madhe kombëtare (Dr.Rugoven) duke ngritur në piedestal jo më pak të vlefshëm bashkëkohanikët dhe bashkëveprimtarët e tij? Një kryeministër tentoj të ngrit paralele, figura duke dal me maskë të arnuar sipas kohës dhe diktatit (mos ta hidhëroj vëllain e tij në Beograd) të hyj më shumë në realitet? Panelistët (kryetarët e grupeve parlamentare) duke rreshtuar luftëtarët e lirisë për çlirimin e Kosovës, anashkalojnë figurat emblematike të rënë për këtë çlirim nga trojet tona shqiptare, duke thurur lavde e elozhe vetëm për kosovarët? LAVDI të gjithë të rënëve për çlirimin e Kosovës, të gjithëve nga të gjitha trojet tona etnike. Pa anashkaluar të gjithë luftëtarët e lirisë edhe përtej kufijve. Çjerruani ato maska të arnuara të kohës sepse nuk kalon tutje kjo maskotë e hidhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat