Kur do të kalojmë në faqen e bardhë? - Letër drejtuar Kryeministrit Albin Kurti

Opinione

Kur do të kalojmë në faqen e bardhë? - Letër drejtuar Kryeministrit Albin Kurti

Zejnullah Jakupi Nga Zejnullah Jakupi Më 1 dhjetor 2022 Në ora: 11:15
Albin Kurti

I nderuar z. Kryeministër Kurti, kjo ngjarje (vrasja e gruas me foshnjen e pa lindur) është shumë e dhimbshme me përmasa biblike dhe natyrisht duhet të marrë fund dhe ne si shoqëri duhet ta dijmë burimin e kësaj të keqe, prej kah po vije sepse nuk është vetëm një rast por rastet e dhunës ndaj grave, vajzave janë bërë tashmë serike- përditshmëri. E para ne duhet ta dijmë, se të gjitha këto vrasje e gjejnë burimin tek e drejta zakonore ose në masë të madhe vijnë nga këto norma shoqërore që natyrisht ekzistojnë tanimë të shkruara/ të kodifikuara në Kanun por bien ndesh me ligjin dhe ligjet e shtetit të Republikës së Kosovës, të BE-së etj. Pra duhet të ketë reformë në arsim, futjen e lëndës së etikës ose e të drejtës zakonore e cila duhet të mësohet në shkolla dhe natyrisht tutje edhe në studimet kulturore në fakultet. Në shkolla në debate duhet të bëhet një "Aufklärung", siç thuhet në gjermanisht- një iluminim, ta deshirojmë se çfarë do të thotë e Drejta Zakonore, e pse dhe kur po e humb burri, gruaja nderin, jo kurrësesi për një fyerje, jo kurrë sesi pse ndahet nga burri, jo pse nuk e do më burrin ose gjëra tjera, sepse njeriu është i lirë të jetojë dhe të vendos, siç dëshiron ai. Martesa pra as gruaja nuk është obligim, as gruaja nuk është rob i burrit dhe i familjes, por është NJERI si BURRI. Burri nuk ka të drejtë ta dhunojë gruan ta vras se ajo po kërkon shkurorëzim, se nuk e do më. Martesa është kontratë mes dy vetave, siç është kontrata shoqërore. Edhe shteti prishet, zhbëhet nëse duan qytetarët e një vendi. Natyrisht shteti- kontrata shoqërore prishet edhe me dhunë por ajo shkakton dhembje- vdekje.

Prandaj duhet të ketë një sensibilizim në shkolla, në debate në media në simpoziume e në tryeza shkencore. Kjo duhet të jetë edhe në planprogram të qeverisë. Duhet tu jepet rol më të madh psikologëve, filozofëve dhe natyrisht vjen pastaj ana tjetër- VETINGU në DREJTËSI. Edhe këtu ka shumë defekete. E para se është ndërtuar një sistem i brishtë i drejtësisë me gjyqëtarë të shantazhuar, të pa ditur dhe politikisht të varur. Na duhet një mentalitet byrokratik të Max Weber-it që byrokrati që i nënshtrohet 100 përqind detyrës, e ndanë nga familja, nga rrethi- e respekton ligjin deri në masimum. Në këtë rast policët tanë- disa ashtu si prokurorët nuk po e kryejnë punën si duhet, sepse kanë ardhur në këto pozita pa merita. Kështu e kemi punën keq edhe me avokatët dhe noterët.

Pra, siç thashë nuk ndihmojnë vëtëm kampanjat kundër dhunës ndaj grave – vetëm kampanjat, pa elementin edukues- iluminues të të drejtave zakonore.

Nëse deri tani nuk është bërë asgjë- të fillojmë tani.

Dikur thonin- socializmi prodhonte NJERIUN ideologjik. E tash e qe sa vite " shteti"- mileti e dovleti prodhoi shkumë, jashtë-qitje, krijojë marrëzi.

Kush e formoi këtë tipin e NJERIUT - natyrisht politika qe 23 vite të shkuara. Partia - llumi, secila që vinte i rekrutonte militantët, që nga koha e pas çlirimit. E jo si Gjermania, siç thash i rekruton vetëm me shkollë e përvojë-të dëshmuar e byrokrat, në kuptimin e sociologut Weber.E këta bashibozukë shqiptarë e trajtojnë shtetin si gjë private: " shqiptari e din që edhe për vrasje të gruas dënimin mund ta ulësh duke korruptuar policë, e gjyqtar e prokurorë e kryetar të Prokurorisë së Apelit - këta burra shqiptarë mund të bëhen edhe policë e gjyqtarë e prokurorë dhe të vishen në uniformë. Dhe e bëjnë. Por mendësinë patriarkale të sundimit, të shijimit të kënaqësisë kur e nënshtrojnë dhe dhunojnë gruan dhe kështu ndjehen BURRA TË VËRTETË - këtë nuk e ndërrojnë. Këtë nuk e harrojnë.

Këta burra janë gjyqtarë, prokurorë, policë që japin dënime minimale për rastet e dhunës në familje. Ujq nën pektun e deles!" (L. Aliu).

Pra, vetëm forcimi i strukturave shtetërore ashtu si duhet mund të luftohen këto dukuri dhe jo si deri tani. Të bëhet VETINGU. Të fillohet me reforma në Drejtësi - jo punësim pa qenë profesionist i përkushtuar - duhet përgjegjësi.

Dhe sërish po e bëjë një rikapitulim për edukimin dhe zbërthimin e të drejtës kanonure. Zgjidhja është debati i mirëfilltë duhet të jetë edukues, debatues duke e futur etikën mbi "nderin“ si lënd në shkollë, për ta deshifruar dhe zhveshur nga ajo madhështia hipnotizuese. Natyrisht duhet të vazhdojë debati në TV dhe media, por jo siç është bërë si deri tani. Ky Aufklärung- iluminim duhet të vazhdojë në ligjerata, në predikimet fetare, edhe në kisha dhe ligjeratat në xhami, të ndalohen predikimet të cilat e nxisin dhe e legjitimojnë vrasjen për nderë dhe kjo ideologji vrastare duhet të ndalohet dhe të kundërshtohet në këshilla prindërore, në forume të të rinjëve që të mund njëherë e mirë të thyhen mitet shekullore për Kanunin dhe "nderin" e shqiptari se kur e humb ai atë dhe pse ai akoma beson në kodet mesjetare, në „kohën e gurit“ kur e gjithë bota e civilizuar tashmë ka hequr dorë nga ato kodexe mesjetare. Ne si shqiptarë duhet ta themi qartë në diskurs, në jetën tonë të përditshme se asnjë burrë nuk ka të drejtë dhe nuk duhet të ushtrojë dhunë mbi gruan edhe nëse ajo vendos të ndahet, ose të mos e dojë burrin ose për çështje tjera. Burri nuk ka të drejtë ta dhunojë ate dhe ta vras, sepse ai nuk ka tagër mbi të, se gruaja nuk është pronë e burrit (nuk është rob), por është një kontratë e lirë e bërë mes dy vetave në mënyrë private dhe kjo nuk duhet t´i interesojë askujt. Burri duhet ta dij se ai nuk është Zot, ta miratoj se x njeriu do lind nga një grua apo do sjell njeriun në këtë botë por as t´ja marrë shpirtin, ta vras kur të dojë. Gruaja si çdo krijesë tjetër është e Zotit- e secilit e vyrtytit të tij, jeta është e tij. Ata, burri e gruaja, mund të jenë vetëm dy veta që lidhin kunorë për një jetë të lumtur dhe bashkëshortore e të cilën mund ta prishin kur të duan dhe secili të ecë rrugës së vet, pa traumatizuar, pa e vrarë njëri-tjetrin pa e terrorizuar familjen, shoqërinë kombin dhe gjithë botën. Pra, detyra e qeverisë dhe e shtetit tashë e tutje duhet të jetë angazhimi i shtetit dhe shoqërisë, i secilit prej nesh, i krijueseve, poetëve, gazetarëve dhe në fund gjithashtu edhe i "akademikëve" dhe shkrimtarëve dhe natyrisht i filozofëve, nëse ka të tillë në Kosovë. Kur elita intelektuale, kur shkrimtari, poeti gazetari, mësuesi, bujku etj etj fillojnë të reflektojnë dhe ta gjykojnë dhe ta kritikojne kodexin e ndryshkur turpërues, babëzinë, atëherë mund të fillohet një reflektim i ri dhe një etapë e re e civilizimit tonë si komb i lirë dhe pa këto egërsime shtazarake.

Ja disa nga "Llojet e ndëshkimeve në të drejtën zakonore shqiptare (të cituara nga Kanuni nga A. Nezaj):

-dënimi me vdekje,

-largimi nga fisi,

-djegia

-dhe shkatërrimi i shtëpisë,

-prishja e tokës,

-prerja e pemëve,

-dënimi me bagëtitë e gjalla,

-dënimi me para,

dhe lëçitja,

-djegia gjallë e një gruaje,

-një të veje apo vajze, që ishte e ndyrë..."

Kur do të kalojmë në faqen e bardhë? 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat