Pse nuk kanë të ndalur vrasjet në Kosovë, kjo mortajë e rëndë e cila çdo ditë po na godet rëndë mbi qenien tonë nacionale..!?

Opinione

Pse nuk kanë të ndalur vrasjet në Kosovë, kjo mortajë e rëndë e cila çdo ditë po na godet rëndë mbi qenien tonë nacionale..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 15:26
Rexhep Elezaj

Dihet shkencërisht se vrasjet dhe krimet gjenezën e kanë në para-psikologjinë e sëmurë të njeriut, tek i cili dominon ankthi i të qenit subjekt-objekt inferior dhe i pa vlerë në shoqëri, ku në zanafillën embrionale të pa vetëdijes formon farën e krimit, madje shumë thellë në indin gjenetik brenda qenies së tij organike dhe shpirtërore, të njohur si njerëz me prirje kriminale.

Mjerisht, dukuria e krimit dhe e vrasjeve brenda një etnikumi, por edhe mes etnive të ndryshme, ka ekzistuar qëkur mbahet mend historia e njerëzimit, pra nga koha e Abilit dhe Kabilit, djemtë e Adamit dhe Evës, të cilët vranë njëri tjetrin, por edhe historia e shqiptarëve si komb ka qenë e stërmbushur me vrasje dhe krime njëri ndaj tjetrit, si një murtajë e rënd e ngulitur thellë në logjikën dhe mendësinë vrastare të tyre, qoftë si pasojë e sedrës së lënduar nga rrethi ku jeton, qoftë dhe si veti hakmarrëse e trashëguar brez pas brezi.

Mjafton të cekën vrasjet e shumë politikanëve shqiptar nga vetë shqiptarët, e intelektualëve, burrave të shtetit, udhëheqësve fetarë dhe patriotëve siç ishin Hasan Prishtina, Azem Bejta, Luigj Gurakuqi, Cana Beg Kryeziu etj., si dhe vrasjet e shumta para dhe pas LPB-re (1914 – 1939), e deri tek vrasja e Azem Hajdarit (1998) në Shqipërinë demokratike, pastaj vrasja e Xhemajl Mustafës, Enver Malokut dhe e shumë figurave të shquara në Kosovë menjëherë pas çlirimit (2000), etj., etj. Pra, vrasje pas vrasjeje që nuk kanë pushuar kurrë që nga shekulli 19-të e deri në ditët e sotme..!?

Meqë nuk ka statistika të plota zyrtare, se sa ka qenë numri i vrasjeve brenda një viti në Kosovë, ku jetojnë diku rreth 1.8 milion banorë, sa për kureshtje dhe krahasim formal, po e sjellim më poshtë numrin e vrasjeve në Gjermani, ku jetojnë mbi 83 milion banorë, të regjistruara zyrtarisht nga policia gjermane në vitin 2021 si dhe të publikuara nga Departamenti i Kërkimeve, “Statista” me 17/06/2022:

“Në vitin 2021, në Gjermani janë regjistruar 220 raste të vrasjeve (vepra të kryera). Katër vite më parë numri i tyre ishte 342 vrasje, që ishte edhe numri më i lartë i regjistruar në 14 vitet e fundit. Republika Federale është një nga vendet më të sigurta për sa i përket shkallës së vrasjeve. Në mbarë vendin, në vitin 2021 kishte rreth 0.3 raste vrasjesh për 100.000 banorë”. Burimi: https://de.statista.com.

(Teksti origjinal: Polizeilich erfasste Fälle von Mord in Deutschland im Jahr 2021

Veröffentlicht von Statista Research Department, 17.06.2022

Im Jahr 2021 wurden in Deutschland 220 Fälle von Mord (vollendete Taten) registriert. Vier Jahre zuvor lag die Anzahl noch bei 342 Morden, was auch der höchste verzeichnete Wert innerhalb der letzten 14 Jahren war. Die Bundesrepublik zählt hinsichtlich der Mordrate zu den sichersten Ländern. Bundesweit gab es im Jahr 2021 etwa 0,3 Fälle von Mord pro 100.000 Einwohner. Quelle: https://de.statista.com.)

Që, krahasuar me disa statistika të policisë së Shqipërisë, ku ceket se nga viti 2010 e deri në vitin 2019 janë vrarë 139 gra dhe vajza për shkaqe të ndryshme, ndërsa sipas policisë së Kosovës nga viti 2016 e deri në gusht të vitit 2021 kanë ndodhur 159 vrasje, prej të cilave 79 janë vlerësuar si vrasje të rënda, ndërkaq 75 sosh si vrasje “normale”, që rezulton qartë sesa e pasigurt është jeta e njeriut në Kosovë dhe Shqipëri për krye banori, e që së bashku nuk bëjnë më shumë se 3 deri 4 milion njerëz, krahasuar me numrin prej 83 milion banorëve në Gjermani..!?

Pra, rritja e numrit të vrasjeve në vitet e fundit në Kosovë paraqet problem shumë të madh për shtetin dhe shoqërinë tonë, për shkak se përveç që bartë pasoja të rënda për individin, familjen dhe vetë shoqërinë, ato rrisin pasigurinë sociale, humbjen e besimit tek institucionet e shtetit, nxisin linçimin publik të njerëzve, ndërprerjen e shkollimit për fëmijët, vuajtjet familjare si dhe shkaqe tjera të shumta që mund ta paralizojnë dhe dëmtojnë një shoqëri të tërë.

Por, vrasja mizore e pardjeshme e gruas 35 vjeçare, shtatzënë në QKUQ, duhet të jetë alarmi i fundit për shtetin dhe popullin shqiptar në tërësi, sepse, ose duhet ta luftojmë krimin dhe vrasjet brenda llojit me gjitha mjetet dhe mekanizmat shoqërore dhe shtetërore, ose duhet ta pranojmë faktin se kemi dështuar si shoqëri dhe si shtet jofunksional..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat