Nuk ndahet Mitrovica, as veriu, sepse kemi kryeministër që nuk është tradhtar, është roje dhe beden i fortë i pavarësisë së Kosovës…!

Opinione

Nuk ndahet Mitrovica, as veriu, sepse kemi kryeministër që nuk është tradhtar, është roje dhe beden i fortë i pavarësisë së Kosovës…!

Nga: Ali Kelmendi Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 21:07
Ali Kelmendi

Putini rus pasi që e humbi luftën nga forcat çlirimtare ukrainase në Khersdon u detyrua t`i tërheq forcat e veta ushtarake dhe bandat mercenare kriminale të ndryshme, si ato të kriminelit çeçen Kadirov, ashtu që përfundimisht e humbi krahinën e Khersonit. Ndërsa lufta ukrainase po vazhdon për Zaporizhjën, Luganskin dhe Donjetskin që u shpallën të aneksuara nga Rusia!?

Shpresoj që edhe këto krahina së shpejti do të çlirohen falë mbështetjes ndërkombëtare në armatim modern që me sukses po i kundërvihen Rusisë fashiste.

Rusia e Putinit në aleancë me Serbinë bënë krahasime me gjoja aneksimin e krahinave ukrainase që Serbia të veprojë njëjt që ta kthejë- ripushtojë Kosovën që ende e ka në Kushtetutë si pjesë të saj, ose së paku ta aneksojnë Mitrovicën veriore siç deshi ta bënte me pajtimin e Hashimit, Isa Mustafës dhe me Ramushin, duke nënshkruar marrëveshje pas marrëveshjeje ndërkombëtare në Bruksel për copëtimin e Kosovës pasi që paraprakisht ia falën Malit të Zi mbi 8.300 ha të Rugovës kreshnike.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti i lutën si Listën serbe si policinë që mos t`i lëshojnë vendet e punës, por më kot, pasi që kishin direktivë nga Vuçiqi, të cilët u zbuluan cullak se i kanë shërbyer A. Vuçiqit dhe Serbisë, të cilët fizikisht ishin në Kuvend ndërsa mendjen e kishin në Beograd dhe tani sikur po kërkojnë të kthehen në pozitat e tyre të privilegjuara..!?

Mirëpo, KQZ-ja i zëvendësoj deputetët nga Lista serbe të cilët rrejshëm e dhanë betimin që do t`i shërbejnë shtetit kosovar, në anën tjetër kryeministri Kurti emëroi Nenad Rashiqin ministër për komunitete dhe kthim dhe Nada Trajkoviq si këshilltare e tij, duke e plotësuar vakumin institucional që lanë pas me qëllim Lista serbe dhe policët të cilët vullnetarisht u tërhoqën nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Lidhur me këto emërime pati reagime të forta dhe nënçmuese nga A. Vuçiqi, Gjuriqi dhe Petkoviqi duke ofenduar rënd kryeministrin Kurti. Ofendimet e bëra nga fashistët në krye të shtetit serb nuk qojnë ndonjë peshë të madhe, pasi që Kurti u është bërë digë e fortë ndaj synimeve të tyre shoviniste serbo-mëdha..!

Serbët e veriut ishin mësuar keq me ish qeveritarët e mëparshëm të Kosovës, por që tani u ka hasur sharra në çuski – jo në gozhdë nga njëra anë, dhe nga ana tjetër nga Bashkësia ndërkombëtare, sidomos nga amerikanët.

Sot, z. Gabriel Escobar u shpreh haptas për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili duhet të zbatohet patjetër, mirëpo, tha se në Evropë ka modele të shumta të grupeve etnike, që me një fjalë e përsëriti atë çka kishte folur më herët në Prishtinë muaj më parë se: nuk lejohet një republikë e dytë serbe në Kosovë, pra nuk guxon të prekët integriteti territorial dhe Kushtetuta e Kosovës.

Unë, personalisht besoj se Qeveria e jonë ka bërë korrigjime sipas vërejtjeve të 23 neneve kushtetuese, ndaj besoj se populli ynë nuk ua vë veshin spekulimeve rreth Asociacionit dhe mos t`i besojë as opozitës tonë fjalamane dhe llafe koti në Kuvendin e Kosovës, të cilët siç thonë gjakovarët, “na e plasën berkun” me kritikat e tyre bajate dhe pa asnjë vlerë domethënëse për Kosovën.

Dy opozitarë shkuan në Amerikë, arritën deri tek Sorrosi dhe djali i tij Aleksi, për t’i lutur që t’iu ndihmojnë me e rrëzuar Albin Kurtin, sikurse në vitin 2016 kur në Nish Hashimi Edi Rama u takuan me Vuçiqin ku nënshkruan marrëveshjen për dhënien e Mitrovicës Veriore Serbisë pa kurrfarë kompensimi, por gjoja me pazarin që Serbia ta njeh shtetin e Kosovës. Në një shkrim timin të asaj kohe me titull; “Se çka na vyen Shqipëria e Madhe pa Trepçën dhe pasuritë e saj”, meqë kisha informacione se Hashimi, Rama dhe shumë tradhtarë tjerë do të bëheshin aksionarë në Trepçën e dhënë Serbisë..!?

Po ua rikujtoj opozitës së Kryeprokurori amerikan i Gjykatës speciale në Hagë ua ndaloi aeroplanin duke zbritur në Vjenë, për ta mos shkuar dhe nënshkruar marrëveshjen në Washington para z. Trump për dhënien e Mitrovicës Veriore Serbisë. Në atë udhëtim qe i ftuar edhe Albin Kurti nga Hashim Thaçi, i cili i kishte thënë: “Albin eja të shkojmë në Amelikë e ta nënshkruajmë marrëveshjen gjithëpërfshirëse që ta heqim Serbinë qafe..”, mirëpo Albin Kurti si një atdhetar që është nuk e dëgjoi Hashimin duke mos shkuar në Amëliken e tyre e cila më vonë i dërgoi në Hagë, ku ende po mrizojnë nën hijen e tradhtisë së tyre kombëtare..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat