Aleksandar Vuçiqi është koka e terrorizmit shtetëror serb, ai është shumë më i rrezikshëm për shqiptarët, sesa Vasa Çubrilloviçi..!?

Opinione

Aleksandar Vuçiqi është koka e terrorizmit shtetëror serb, ai është shumë më i rrezikshëm për shqiptarët, sesa Vasa Çubrilloviçi..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 19:01
Rexhep Elezaj

Më poshtë lexoni deklaratën fashiste të krye-çetnikut serb, A. Vuçiq, i cili para dy ditëve përmes telefonit ia dha TV Pink, i cili është nën kontrollin e tij të plotë:

“Emërimi i Nenad Rashiqit ministër për kthim dhe komunitete, i cili nuk i ka fituar as 2% në zgjedhjet e fundit, në listën e të cilit ka qenë dhe Rada Trajkoviç, ka për qëllim dëbimin dhe zhdukjen serbëve nga Kosova, ndërsa deklarata e përfaqësuesit të BE-së lidhur me këtë emërim, thënë më së buti, është e turpshme, me të cilën deklaratë evropianët kanë shfaqur raport të mjerueshëm ndaj Serbisë dhe gjithë asaj çfarë ka ndodhur në këtë vit. Ndërsa, kjo që do e them për vendimin e llumit terrorist, Albin Kurtit, është shumë pak në krahasim me atë se çfarë është dashur moti ta them për të (A. K.), sepse ka vite të tëra që e kam duruar, kam heshtur për gjitha marrëzitë e tij që i ka thënë nëpër Evropë. Pra, ky llum terrorist është dashur ta marrë dënimin e merituar nga BE-ja, por jo, dhe këtë mos dënim, ose e kuptoj unë, ose askush tjetër në Serbi. Kështu që ata (BE) po sillen si gjithmonë, duke i shkelur marrëveshjet e Brukselit dhe normat e të drejtës ndërkombëtare, duke mbështetur dike që i ka fituar në zgjedhje vetëm 1% të votave. Madje, ata (në BE) as që shqetësohen për këto gjëra, ngase kjo përkrahje (ndaj Prishtinës) është interes i një fuqie evropiane, kundër serbëve. Kështu ata kanë menduar edhe kësaj radhe se kjo do bëhet lehtë, duke zgjedhur llumin serb, pra më të keqin llum serb, siç është Rashiqi dhe Rada Trajkoviç, që thjesht nuk ekziston llum më i keq se ky, të cilët nuk e kanë besimin e askujt, por vetëm besimin e llumit terrorist të Albin Kurtit, dhe të agjenturave perëndimore që i kanë vendosur në ato poste, duke menduar se me këtë veprim do ta shkatërrojnë Serbinë. Duke menduar se me këtë do na frikësojnë, duke menduar se ju serbët jeni të vetmuar në botë, nuk mundeni me bërë asgjë. Nuk ka problem, mundeni edhe ta shkatërroni kryetarin e Serbisë, mundeni prapë të organizoni protesta nëpër Serbi, mundeni edhe të më vrisni, çka do që doni, por për mua Kosova dhe Metohija janë gjëja më e shenjtë serbe, për mua Serbia është e shenjtë, për mua është më mirë që të mos jem fare, sesa t’ua dorëzojë në dorë (Kosovën), dhe atë nuk do ua dorëzojë në dorë, dhe, për këtë Serbia nuk do jetë në Tiranë me 6 dhjetor, ndërsa ju ejani të qetë atje, merrni mëditjet tuaja, udhëtoni me aeroplan, flisni marrëzi dhe budallaqe çfarë të doni, ashtu siç ju dëshironi, dhe gjithë ju nga Evropa, nga Ballkani perëndimorë, shpifni çfarë të doni, se Serbia është fajtore për diçka, por asgjë nuk mund të gjeni se Serbia është fajtore, s’ka asnjë problem, çdo gjë është në rregull, por gjithë këtë do e bëni pa Serbinë, që ta shohim se si dhe çfarë do e bëni pa Serbinë. Por kur t’i drejtoheni Serbisë herën tjetër, atëherë bëni llogari për gjithçka, se si ato (marrëveshje) që janë aprovuar në Bruksel, nuk janë zbatuar fare në vepër, kujdesuni dhe bëni llogari për deklaratat tuaja, sesa po e respektoni Serbinë dhe qytetarët e saj, ngase qytetarët e Serbisë nuk janë vrima e nëntë e fyellit për askënd, nuk lejoj që t’i përulni, këtë kurrë më nuk do t’ua lejoj, ndoshta keni menduar se edhe kësaj radhe do kaloni lehtë me serbët sikur deri më tash, por nga sot jo më. Serbët janë vetvetja në të veten, Serbia do ta ruan veten, pranë problemeve ekonomike që i ka, dhe sa i përket këtij llumit terrorist, iu them, keni kujdes mos ta lëndoni asnjë serb bashkë me këta kuislingët që i keni zgjedh, sepse serbët (në Kosovë) së bashku me Serbinë do dinë si t’iu përgjigjen. Ndërsa juve nga Evropa, turpi iu qoftë, ngase kjo çfarë thash është cikërrimë krahasuar me atë që kam dëshirë t’iu them realisht. Për këtë do përgatitem dhe të shtunën e ardhshme në paraqitjen time para popullit do iu them më shumë sesa kaq..”..!?

Pas kësaj deklarate të dhënë nga presidenti i Serbisë, A. Vuçiq, çdo njeri normal me dy kokrra mend në kokë, duhet të ndalët dhe mendoj thellë, se për çfarë specie jashtë tokësore bëhet fjalë, çfarë ka ky njeri monster në kokën e tij të mbushur me urrejtje, helme, anti-Krisht, anti-humanizëm, me tru të kriminalizuar dhe rrena monstruoze kundër shqiptarëve si popull dhe si qenie njerëzore..!?

Si mund ta quan kryeministrin e Kosovës, “llum terrorist”, kur e gjithë Evropa dhe bota demokratike e dinë se është Serbia ajo që para 23 viteve ka vrarë dhe masakruar mbi 15 mijë civilë shqiptarë në Kosovë, në mesin e tyre 1400 fëmijë, ku ushtarët dhe policët kriminelë serb kanë dhunuar mbi 20 mijë gra dhe vajza shqiptare, etj., dhe i cili sot del e lehë si qen para botës, se “shqiptarët po bëjnë terror ndaj serbëve në Kosovë, se po duan t’i dëbojnë nga Kosova”, etj., që është një rrenë morbide e A. Vuçiqit të cilin Kisha ortodokse serbe e ka vendosur në krye të shtetit serb, e cila sipas deputetit kroat, Ante Perkacin, përshkruhet si në vijim; “Kisha ortodokse serbe është në fakt, një formacion paramilitar, institucion para-politik, çerdhe e krimit, e cila më shumë merret me çështje politike, se sa me fenë dhe Zotin, pra ajo është nxitësja kryesore e ideve serbomëdha, ekspansionizmit, shovinizmit dhe imperializmit serbosllav”..!?

Pra, si mundet një president i Serbisë, në të njëjtën deklaratë ta pranon faktin, se Nenad Rashiqi nuk ma marrë më shumë se 2% të votave në zgjedhjet e fundit në Kosovë, kurse në anën tjetër institucionet e Republikës së Kosovës që 14 vite i quan “si të rrejshme dhe të përkohshme”, derisa votat e N. Rashiqit dhe R. Trajkoviçit i njeh dhe i merr si barometër për të dëshmuar se zgjedhja e tij për ministër në qeverinë e Kosovës na qenka jo legjitime..!?

lloj krimesh verbale ndaj shqiptarëve, duke i quajtur terrorist udhëheqjen e Kosovës, me rrena dhe manipulime politike me serbët lokalë në Kosovë për interesa të tij personale dhe të regjimit që udhëheq, etj., këto mund t’i bën vetëm një politikan serb i çakërdisur mentalisht, një antishqiptar i përbetuar shumë më i madh sesa Vasa Çubrilloviçi, i cili siç dihet në vitin 1844 4 e kishte përpiluar elaboratin për shfarosjen e shqiptarëve në Ballkan, i njohur si“"Naçërtania”, program gjenocidal serb të cilin sot me çdo kusht dhe mjet po tenton ta zbaton krye-serbomadhi, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, me të cilin qeveria e Kosovës do duhej t’i suspendonte menjëherë bisedimet, derisa i njëjti t’iu kërkon falje shqiptarëve për krimet dhe gjenocidin e Serbisë të kryer në Kosovë ndaj 2 milion shqiptarëve gjatë luftës së fundit, 1998/99.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat