Pyetje për PDK: Ku ishit ju që 20 vjet lejuat bandat në veri, ishit të zënë me tenderë?!

Opinione

Pyetje për PDK: Ku ishit ju që 20 vjet lejuat bandat në veri, ishit të zënë me tenderë?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 14:01
Autori Faton Mehmeti

Sirenat e alarmit në Zubin Potok ishin sinjale të alarmimi të serbëve se diçka po ndodh aty, me këtë rast u dëgjuan edhe disa shpërthime me bandat serbe që tentuan të mos lejonin zyrtarët e KQZ-së të kryejnë punën për zgjedhjet. Natyrisht se kjo situatë nuk është në favor të integrimit të serbëve, të penguara nga bandat e sponzorizuara nga Vuçiqi. Në vend se të mbështesin qeverinë në përpjekjet për integrim, nga opozita, përkatësisht PDK gjejnë kohë për tu tallur me eksalimin e situatës atje.

Vlora Çitaku si zëdhënëse e klanit “Pronto” që ende vazhdon të jetë kontrolluese në PDK, në një deklaratë për media shpreh “shqetësimin” se “Qeveria po na mbanë në terr informativ.”, për të vazhduar me ironinë drejtuar Kurtit “a po kalon Serbia”.

Vlora duhet të di, dhe në mos me qëllim ka harruar, Serbia ka kaluar çdo herë derisa Albini erdhi në qeveri, nën kryesimin e qeverisë së drejtuar nga PDK ka lulëzuar krimi në veri, janë forcuar bandat si rezultat edhe e kemi këtë gjendje atje.

Edhe Betim Gjoshi nga PDK, i njohur për deklarata pa lidhje dhe krejtësisht pa sens, pas pyetje ndaj Vjosës, Albini dhe Xhelalit se ku janë, ndjek narracionin e Vlorës për të pyetur “ Pse nuk po kalon shteti i Kosovës në veri të Republikës së Kosovës”?.

Eh çfarë t’i thuash këtij, të veten gjë që di ta bëj është të mbajë ison e zyrtarëve të lartë në PDK për të synuar të mbaj ndonjë pozitë, tipik servil. Nëse s’do të ishte PDK nga paslufta në pushtet, ose do gjente kohës sa ishte të punonte mirë dhe jo krejtësisht mbrapsht, gjërat do të ishin ndryshe, e sot s’do të kishim banda në veri. Pikërisht se njerëz nga PDK kanë qenë të zënë me tenderë dhe “ kunkurime” të militantëve të tyre, me pak fjalë për ta kapur shtetin, dhe të mendon për vendin dhe të ardhmen e saj, sot s’do e kishim këtë gjendje.

Atë që s’ka arritur ta bënte për 20 vjet PDK në veri e ka bërë Kurti për 20 muaj, ka arritur për herë të parë tu ndalonte serbëve zgjedhjet dhe referendumin, të arrinte reciprocitet për letërnjoftimet etj. Asnjëra nga këto nuk është bërë për 20 vjet, dhe kurrë s’do të ishte bërë me PDK në pushtet dhe me partinë tjetër me PDK në pushtet që priste në zyre të kryeministrit kriminelët e bandave në veri, të cilët sot qeveria Kurti i ndjek.

Përveç se hipokrizi është edhe turp që PDK të flet ose t’i kërkojë dikujt llogari për gjendjen në veri, nuk e ka kredibilitetin për një gjë të tillë. Pavarësisht se është në opozitë PDK s’po bën reforma për të reflektuar për të gjithë të zezat që ia ka bërë vendit, për më tepër vazhdon me arrogancë të veprojë, pa harruar se qytetarët e kanë ndëshkuar si mos më keq. Do të ishte shumë e rrugës të ketë unitet për situatën në veri dhe në raport me Serbinë, jo të dominojnë inatet politike për të rënduar situatën edhe më shumë, në vend se t’i ndihmojmë njëri tjetrit. Vlora, pavarësisht se për disa vite jetojë ë SHBA si ambasadore e Kosovës, asnjëherë nuk arriti të del jashtë kornizave të mendësisë primitive të PDK, të determinaur nga hajnia, krimi dhe korrupsion të gjitha në tentativën për t’i mbuluar me propagandë. Gjendja në veri është shkak pasojë e mungesës së vëmendjes nga PDK dhe ata që qeverisën për 20 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat