Edi Rama që po mplak dhe mpak Shqipërinë propozon “ripërtëritjen e Europës” plakë!!!???

Opinione

Edi Rama që po mplak dhe mpak Shqipërinë propozon “ripërtëritjen e Europës” plakë!!!???

Nga: Xhevat Mustafa Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 10:27
Xhevat Mustafa

Edi Rama, kryeministri i qeverive socialisto-rilindase, që prej mbi 9 vitesh po mpak e mplak Shqipërinë, 10 vjet më parë me moshën mesatare nga më të rejat në Europë, i propozoi BE- së, edhe në Samitin e Tiranës të 6 dhjetorit, edhe dje në Bruksel, një program për ripërtërirjen e kontinentit të mplakur, Europës, pa përjashtuar edhe Rusinë!!!??? Për të shmangur subjektivizmin tim në interpretimin apo “shqipërimin” e përrallës së re të kryeministrit mbi 9 vjeçar shqiptar, po e postoj siç e ka nxjerrë nga goja, me pak shkurtime për të kursyer hapësirë e kohë:

“A nuk është vallë koha që Bashkimi Europian, të marrë lidershipin për të përgatitur bashkë me aleatët e vet natyrisht, jo vetëm një plan për rindërtimin e Ukrainës, por një program të prekshëm Ripërtëritjeje Europiane për krejt kontinentin tonë, një plan që do t’i bënte qytetarët e Europës të kishin sërish ëndrra dhe shpresa të mëdha...Natyrisht, ky plan duhet të jetë i dukshëm për qytetarët e të gjitha kombeve të Europës, përfshi edhe ata të Rusisë... Le të mos harrojmë se armiku ynë më i madh i përbashkët, i cili vazhdon të rritet përpara syve tanë nuk quhet Vladimir Putin, por Ndryshimi i Klimës”. Kuptohet lehtë se nga deliri prej dy "fitorjeve", si dhe prej pëlqimit të valleve dhe pjatave shqiptare nga shumica e liderëve në Samitin BE- BP të 6 dhjetorit, Edi Rama ka kaluar në ekstazë apo "marrëzi madhështie"!

A mund t'i besohet idesë, propozimit, nismës apo thirrjes me fjalë të këtij njeriu, kur me vepra të shumta e të përjetueshme, prej mbi 9 vitesh, ka bërë të kundërtën në vendin e vet, ku mbretëron si kryeministër??? A mund të harrohet lehtë e shpejt dhe a mund të gjenden justifikime lehtësuese për gjëmën kombëtare se në kohën e kryeministërllëkut të tij nga kjo Shqipëri e pasur në nën e mbi tokë, si rrallë vend në Europë dhe e vogël si popullsi, kanë ikur nga shtatori 2013- nëntor 2022 mbi 700 mijë shqiptarë, shumica në mosha të reja???!!! ???!!! A mund të pranohet dhe besohet si e realizueshme mundësia se me këta të rinj të ardhur nga Shqipëria e vogël mund të ripërtërihet Europa e madhe dhe plakë??? A mund të mendohet dhe besohet se pikërisht ky njeri që ka mpakur dhe plakur vendin e vet është “esëll”, i sinqertë, për t’u mbështetur e ndjekur pas në këtë “ide të çmendur”, sidomos kur llogarit si armikun më të madh të Europës jo atë të vërtetin në këto 3 dekada, VLADIMIR PUTININ, por Ndryshimin e Klimës” ???!!!

Shqiptarët jo enveristo-edramistë, jo“rilindas”, jo patronazhistë, jo gertsheha..., që e njohin mirë për nga koka dhe kapacitetet, mendojnë e thonë me bindje të plotë e zë të fortë jo vetëm në sheshet e protestave: mjer Shqipëria për kryeministrin, që i kanë vënë mbi kokë Xhorxh Soros, Fatos Nano, PS-ja dhe “lum Europa”, që do të ripërtërihet dhe shikojë “ëndrra të mëdha” nga “engjëlli dhe djalli shpëtimtar” ardhur nga Tirana!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat