Pse nuk jemi të sinqertë e të tregojmë armiqtë e vërtetë të Kosovës dhe shqiptarëve

Opinione

Pse nuk jemi të sinqertë e të tregojmë armiqtë e vërtetë të Kosovës dhe shqiptarëve

Nga: Sulejman Mehazi Më: 17 janar 2023 Në ora: 09:40
Sulejman Mehazi

Tani prej nga vinë rreziku i Kosovës, jo prej andej, jo prej këndej, jo prej turqëve,  jo prej isisëve, jo prej hoxhallarëve, jo prej priftërinjve. Jo, kështu flasin, mendojnë e shkruajnë shpirtprishurit që s'ia tregojnë të vërtetën popullit shqiptar të Kosovës, që mbahen patriotë e të mençur, por ama duke mos ua treguar kosovarëve armiqtë e vërtetë e të përbetuar shekullor.

Cilët ishin shkaktar të Luftës së Parë Botërore ku na dëmtuan rëndë me Londrat e Berlinat, atëherë a aq intelegjentë nuk jemi e të themi se Serbia; po kush i pëzuri me dhunë shqiptarët e Nishit, Leskovcit prej te Molla e Kuqe e këndej?, aq intelegjentë nuk jemi e të themi, Serbia. Po kush është fajtor për dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë nga shtëpitë e tyre me banorë e territor më të madh se Kosova?, a aq intelegjentë nuk jemi e të themi se Greqia; Po gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore kush i përçau trojet shqiptare, Kosovën, kush i copëtoi në tre shtete jugoslave: Serbi, Maqedoni e Mal të Zi?, a aq intelegjentë nuk jemi e të themi se Serbia e slavëve të jugut. Po kush i burgosi, vrau e masakroi shqiptarët që nga 1912 e deri në luftën e fundit në Kosovë?, a aq intelegjentë nuk jemi e të themi se Serbia.

Po kush e përkrahë Ballkanim e Hapur të Serbisë kundër Kosovës?, a aq intelegjentë nuk jemi e të themi se Edi Rama i Shqipërisë dhe Ali Ahmeti i RMV-së.

Po cilët janë  kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që tërrthorazi janë të lidhur me Serbinë e Vuçiqit për asociacionet etnike ekzekutive serbe në veri?, a aq intelegjentë nuk jemi e të themi se partitë opozitare të Kosovës: PDK, LDK e AAK.

Derisa ne nuk e kemi intelegjencën për të ditur e për të thënë se armiq të përbetuar të Kosovës së Albin Kurtit janë: Serbia, Greqia, Shqipëria, RMV-ja, opozita e Kosovës ne kurrë nuk do bëhemi derë e madhe e Ballkanit të trazuar, as kapixhikë për të hyrë serbët dhe grekët me polici e me ushtri për të na shk***yer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat