Faktori politik shqiptarë në Komunat me shumice shqiptare në Luginën e Preshevës ka dështuar!

Opinione

Faktori politik shqiptarë në Komunat me shumice shqiptare në Luginën e Preshevës ka dështuar!

Nga: Agim Vuniqi Më: 25 janar 2023 Në ora: 18:11
Autori Agim Vuniqi

Pas rrëzimit të lapidarit nga xhandarmëria serbe me forcë, në Kosovë ishte hapur një debat i nxehtë rreth asaj se ka dështuar apo jo inkuadrimi më i zëshëm i Qeverisë kosovare në këtë gjykim, dhe pse nuk është tërhequr një paralele në mes të veriut të Kosovës dhe të lindjes së Kosovës. Siç është bërë e njohur deri më tash, nuk janë kontestuar asnjëherë kufijtë ekzistues, nuk është kontestuar as Marrëveshja e Kumanovës për kapitullimin e forcave militare dhe paramilitare serbe, mbi të cilën bazë u votua rezoluta 1244 në KS të OKB-së, pastaj mbi këtë rezolutë pas bisedimeve në Vjen u arrit edhe Marrëveshja Ahisaari dhe mbi këtë marrëveshje u shpall pavarësia e Kosovës. Janë të pakuptueshme tendencat personale të individëve, të cilët kërkojnë revidimin e të gjitha këtyre dokumenteve dhe të rikthejnë gjendjen në fillim, pra të vihet në dyshim shtetësia e Kosovës.

Është e qartë që faktori politik në komunat shqiptare ka dështuar, është zënë në gjumë, nuk ka manifestuar guximin qytetar të shprehjes së revoltës kolektive. Nuk ka thënë askush të luftohet, por të reagohet me konsekuencë dhe paqësisht, por kjo mungoi, dhe është e paarsyeshme të hedhet faji tjetërkund. Çështja e komunave shqiptare në Luginën e Preshevës sigurisht do të ndikohet edhe nga zhvillimet në Bruksel, por temat nuk i hapin palët, temat i ka hapur BE-ja, dhe në bazë të tyre zhvillohen edhe bisedimet.

Çështja është te interesi i ndërsjellët, veriu i Kosovës, dhe largimi i pakusht i grupeve kriminale dhe okupuese serbe nga veriu i saj, ai është problem më emergjent, sepse ka dhunë atje... Nuk është për tu diskutuar tash as çështja territoriale dhe shkëmbimi i territoreve, sepse Kosova nuk ka ulëse në OKB, atje diskutohet për problemet ndërshtetërore, dhe tash çdo "teprim" publik i angazhimit paternalist në Luginë është fatal. Atë të drejtë e ka Shqipëria, tash, më vonë edhe Kosova sigurisht. Problemi i komunave në lindje të Kosovës është më tepër problem i mbrojtjes së të drejtave kolektive të tyre, por pak a shumë edhe çështje territoriale, sepse veriu i Kosovës është i pasur me xehe, dhe kjo shton edhe më shumë angazhimin e faktorit të jashtëm në dobi të Kosovës. P.sh., begatitë natyrore, e veçmas lëndët e para minerore të Kosovës janë komponentë shumë e rëndësishme e zhvillimit te Kosovës. Vetëm rezervat e mineralit të plumbit dhe zinkut paraqitnin më se 52% të rezervave të balancuara të ish-Jugosllavisë.

Kosova është e pasur edhe me metale dhe jometale si pak regjione në botë, në një sipërfaqe kaq të vogël prej gjithsejtë 10.8 km2. Duke iu falënderuar kërkimeve gjeologjike permanente (të cilat janë akoma të pakta) sot dihet se në Kosovë ka rezerva të konsiderueshme të manganit, nikelit, magnezitit, boksitit, kadmiumit, kromit, haloizitit, salonitit, bentonitit, azbestit, të mergelit të çimentos, të gurit gëlqeror, të kuarcit dhe shumë të tjera....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat