Serbisë së Vuçiqit, rusëve e sidomos miliarderit Soros u intereson vetëm Trepça me pasuritë e saj si më të mëdhat në Europë

Opinione

Serbisë së Vuçiqit, rusëve e sidomos miliarderit Soros u intereson vetëm Trepça me pasuritë e saj si më të mëdhat në Europë

Nga: Ali Kelmendi Më: 26 janar 2023 Në ora: 20:35
Ali Kelmendi

O populli shqiptar a e dini se çka ka nëntoka e jonë. JO!? Këte e dinë vetëm minatorët e Trepçës. Ne si popull gjithnjë i okupuar, nuk kemi mundur ta dimë për pasuritë tona minerare. S`kemi patur mundësi edhe të dimë, pasiqe nuk kemi mundur dhe s`na është lejuar. Baballarët tanë, kanë hapur bunarë disa dhjetra metrash nëntokë vetëm për ujë të pijës dhe për ujitje tokash.

Serbia ka bërë shpime nëntokësore në të tërë territorin tonë, mirëpo ne nuk kemi dituar se çka ka nëntoka jonë. Edhe pse vonë popullata jonë u arsimua, por prap nuk kishte qasje në dokumentet e hulumtimeve nëntokësore.

Duke njohur gjuhët e huaja vendosa të hulumtoj arkivat së pari në Zvicër kuj jetoj kohë të gjatë.

U bëra anëtar i disa bibliotekave e sidomos të asaj Universitare të Bernit dhe të Bibliotekës për Europën Juglindorë me seli në Bern.

Së pari hulumtime të sukseshme bëra për Demarkacionin; Ҫakorr - Hajlë dhe Kullë të Zhlebit. Gjeta çdo gjë qe me duhej për kufijtë e përmendur me hartat adekuate të marra nga Enciklopeditë jugosllave, të përpiluara në Lubjanë dhe të botuara në «Leksikografski Zavod» Mirosllav Krlezha në Zagreb, ku kanë punuar mbi 200 ekspertë prej gjeneralesh të armatës jugosllave dhe kuadrove më eminente të saj. Në ato Enciklopedi janë përcaktuar kufijtë administrativ në mes të republikave dhe të dy krahinave; të Kosovës dhe të Vojvodinës. Pastaj u janë shpërndarë të gjitha shteteve mike dhe bibliotekave ndërkombëtare. Në bazë të kufijve administrativ janë punuar dhe botuar edhe Atllaset boterorë, hartat e ndryshme edhe ato shkollore.

Faktet e pakontestuaeshme

Enciklopedija jugosllave, Botimi 1, libri 2 i datës 15.01 1956 me kryeartikullin Crna Gora (faqe 398). Të dhënat e përgjithshme mbi shtetin malazez në preambullë:

Emëri dhe kufijtë: Citoj: Kufijtë e sotëm të RP të Malit të Zi në drejtim të Serbisë (KSAK-u nën Serbi) janë si vijon: Kufiri përshkon majet ( qafat) e Ҫakorrit – Hajles - dhe Kullës së Zhlebit.

Në vitin 1956 shënohen këta kufij në hartën enciklopedike të quajtur PEJA, pasi që këta kufijtë ishin të komunës së Pejës:

Në vitin 1974, kur Kosova merr statutin e njësisë së tetë federale jugosllave, atëherë kufijtë administrativ ngritën në kufij ndërshtetërorë edhe pse Kosova e Vojvodina mbesin në kuadër të Serbisë.

Për ta njoftuar opinion bëra librin»E vërteta për kufirin e vjetër Ҫakorr-Hajlë- Zhleb, të cilën e shpërndava gratis dhe bëra harta të smadhuar dhe ua dërgova, Hashimit, Isës dhe ambasadave të Quintit, duke filluar nga ambasada Amerikane, ku vajta me shumë harta në dorë dhe pa u paralajmëruar. Megjithatë më pritën edhepse nuk ishte mbasadori Delawie aty e cili kishte shkuar zyrtarisht në Dragash.

Me pritën zëdhenësja me një grua dhe mashkull tjetër dhe si duket edhe një përkthyese shqiptare. Biseden e zhvilluan në gjuhën angleze. Më thanë së pse ke ardhur! U thash se ju kam sjellur harta të shumta për kufirin me Malin e Zi. Përgjigja e parë ishtë duke me thënë se ne amerikanët jemi neutral në këte çështje. U përgjigja së në parim duhej të ishtë ashtu siç thoni ju Zonjë e nderuar, por kur po e shofim ambasadorin Delawie që po insiston në Parlamentin tonë me një zë të fuqishëm se duhet ratifikuar demarkacionin, atëherë populli shqiptar po mendon se paska urdhëruar Amerika përmes ambasadorit për ta përfunduar ratifikimin.

Zonja mu përgjigj se nuk është e vërtetë!?

Unë prap i thash se a ju kujtohët ardhja e Sekretarit të shtetit Amerikan

John Kerry në Prishtinë i cili pasi doli nga aeroplani e pritën shumë gazetarë, të cilet e pyetën edhe për demarkacionin. Ai u përgjigj së Amerika ka investuar shumë në Kosovë dhe se ne nuk e japim asnjë pëllembë të tokës së Kosovës. Zëdhensëja mu përgjigj se ashtu foli sektetari Kerry.

Në ndarje u thashë se insistimi për ratifikim të demarkacionit është mbështetje e një Qeverie të korruptuar të Hashim Thaçit.!?

Po e përmendi edhe shkuarjen dhe dërgimin e hartave në Ambasadën angleze, ku ua lashë hartat edhe atyre.

I vetmi ambasadori anglez me duket se quhej Ruairi O Connell, du tri ditë para mbajtjes së Kuvendit për ratifikim, ai kishte shkruar në media si vijon:

Deputetë të Kuvendit të Kosovës, keni kujdes së shum lehtë mundet t`u ikë Ҫakorri me Malin e Zi. Po ia shtoj kësaj se çka me ju thënë më kjartë deputetëve tradhtarë në krye me Ramushin. Pas disa muajsh shkova në zyrën e Ramushit dhe ndër të tjëra kur ra fjala pasi ia dhash librin për Ҫakorrin, me tha: zoti Kelmend jam në kontakt me kryeministrin malazez Markovoiqin dhe se «Ҫakori dhe Kulla janë tonat»Nocoment ! Ikën 8.270 ha të Rugovës kreshnike.

Tani po i kthehëm Trepçës e pasurive të saja nëntokësore

Kam bërë disa shkrime për Trepçën, dhe tani po bazohëm në shkrime nga bibliotekat ndërkombëtare. Hasa në një libër të një Prof. dr. të së drejtës ndërkombëtare dhe dr. i sllavistikës në Universitetin Maximilian të Mynhenit, të nderuarit Maks Stegherr. Profesori ishte caktuar si këshilltar i KFOR-it për 4 vitë në Kosovë dhe krahas detyrës së tij ishte marrë edhe me studimet historike të raporteve shqiptaro - serbe dhe kishte shkruar librin 600 faqësh: Ndarja nga djepi i serbianizmit. Profesori si dr. i sllavistikës po e marr me mend se kishte arritë të hyjë në arkivat serbe, çka ne shqiptarët fare nuk ka qenë e mundur. Kësaj rradhe po nxjeri nga libri mbi hulumtimet e shpimeve provuese të pasurive nëntokësore në Kosovë në vitin 1958 të shkruar nga Prof. Velimir Nedeljkoviq i universitetit të Nishit dhe kishte njoftuar, se në thellësitë prej qindra metrash kishte hasur në shtresa të trasha dhe nën to, burime të naftës dhe gasit, qe mund të jenë zgjatje e «damarëve kaspik» të cilat shtrihën prej Shqipërisë deri në Adriatik. Vetëm në Shqipërinë Veriore dhe në Kosovë ( gjysmë-gjysmë) vlerësohen të jenë 2. 987 miliardë barrel naftë dhe 1.004 Bilion metra kub gas. Kësaj i shtojmë edhe vendgjetjet e lëndeve të para që vlerësohen në 19 miliardë dollarë, veqanerisht ato të thengjillit sipas UNMIK-ut 8,3 miliardë dollarë. Ndërsa ekspertet serbë thonë 14 miliardë dollarë- Profesori Nedelkoviq thotë se eksloatimi i thengjillit mund të zgjaste në më shumë së 200 vite. Ligniti ka vlerën e 13.5 miliardë dolarë dhe nëse fillon eksploatimi i tij do të mund të punësoheshin 35.000 punëtorë.

Vendndodhjet e zinkut dhe xeheve të tij duhet të jenë diku 42.2 milionë tonë, dhe këto rezerva janë tri herë më të mëdha se ato në Serbi. Kosova posedon nikel dhe kobalt në sasi prej 13.3 milionë tonë. Boksiti vlerësohet në 1,7 milion tonë.

Mandej vijnë mineralet në argjent, hekur dhe metale të rrala fisnike si ari dhe platina.

Prodhimet e Trepçës janë shitur në tërë Jugosllavinë e posaqërisht në Serbi, disa si gjysmëfabrikate, ndërsa për pasuritë e metaleve fisnike si ato të arit nuk është ditur kurrë për sasitë dhe shitjen e saj.

Në popull është përfolur « Trepça punonte, Beogradi ndërtonte» Bie fjala se nëse Trepça e ka ndërtuar Beogradin, atëherë Trepça me investime kapitale mund ta ndërtojë edhe Kosovën

Me vonë i ndjeri Veli Deva, politikan dhe lidër kosovar, ndërmori masat e duhura që gjysmëfabrikatët të shfrytëzoheshin dhe të finailzohen në Kosovë, duke filluar prej Fabrikës së Akumullatorëve në Mitrovicë, Fabrikës së zinktimit të llamarinës në Vushtrri, Metalikut në Gjakovë, të Baterive industriale në Pejë dhe të atyre në Gjilan. Kosova ka kromin, boksitin, aluminin etj. Me krom Shqiperia dhe Kosova zenë vendin e parë në botë. Me shkrierjen e plumbit dhe zinkut Trepça zenë vendin e dytë në botë.

Nuk po e zgjati më shumë, por një po ju bejë me dije se këto të dhëna janë të minimizuara nga shfrytëzuesit e tyre .Janë sasitë shumë më të mëdhaja. Në Europë Kosova zenë vendin e parë me xehe.

Andaj i mbarë popull bashkarisht të ngrihet në kembë t`i mbrojmë pasuritë tona dhe ta shkullim në rrënjë Asociacionin me të drejta ekzekutive qe kërkon Sërbia. Uroj suksese Qenerisë bashkë me popullin në muajtë në vijim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat