A do ta pranojë Albin Kurti Asociacionin apo Kosova do të shkojë në zgjedhje?

Opinione

A do ta pranojë Albin Kurti Asociacionin apo Kosova do të shkojë në zgjedhje?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 27 janar 2023 Në ora: 13:26
Autori Faton Mehmeti

Si kurrë më parë presioni ndërkombëtar për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është shumë i madh. BE me z. Lajçak dhe ShBA me z.Escobar, shihen sa në Prishtinë e sa në Beograd. Në 10 vjetorin e saj, kërkojnë me çdo kusht të formohet asociacioni i komunave serbe për të cilën qeveria me në krye Albin Kurtin insiston të mos e pranojë, së paku jo me kompetenca ekzekutive dhe krejtësisht të jetë konfrom kushtetutës.

Ndonëse për SHBA-në dhe konkretisht për z.Escobarin është e qartë se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ligjet dhe të mos ndikojë në funksionalitetin e shtetit, gjithsesi ajo duhet të jetësohet pasi është një zotim që tashmë ekziston. “Mendoj se është zotim i rëndësishëm dhe që duhet të përmbushet".

Për këtë gjë SHBA-ja pret nga Kurti dhe Osmani ta zbatojnë shumë shpejt marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë dallime në qasjen ndaj asociacionit, për të parë se Asociacioni nuk duhet të bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, për të dytët nuk bie ndesh. Në anën tjetër Qeveria e Kosovës vazhdimisht thekson se “Asociacionet që karakter themeltar e kanë etninë, bien ndesh me Kushtetutën e Republikës sonë dhe vet karakterin e shtetit tonë. Për më tepër, komunitetet jo-shumicë kenë nevojë për integrim, jo izolim”, duke hedhur poshtë zërat për "zbutje" të Albin Kurtit në raport me Asociacionin.

BE e kërkon shansin e fundit të ruaj imazhin e saj edhe ashtu të brishtë, Asociacioni shihet si hapi i fundit drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare. Albin Kurti po mundohet të korrigjoj gabimet nga ish-pushtetarët e kaluar, përveç shumë dëmeve vendit ia lan edhe barrën e ruajtjes së sovranitetit. Është fat për ne që kushtetuesja e rrëzoi asociacionin, po ashtu edhe respektimi i vendit nga SHBA është në favorin tonë të cilit fakt po i mëshon fortë Kurti, edhe pse është i vetëdijshëm për detyrimit e Kosovës karshi këtij fakti të pa mohuar. Asociacioni do të ri-negociohet, nëse nuk ndryshon substanca e saj Albin Kurti s’ka si ta pranojë të tillë.

Kjo edhe mund ta detyrojë Kurtin të kërkojë futjen në koalicion të LDK-së ose ta dërgojë vendin në zgjedhje. Me LDK-në në qeverinë Kurti do të shpërndante përgjegjësinë nga ata që edhe e nënshkruan, opsionet tjera janë në tavolinë. Zgjedhjet e reja janë opsion, Albin Kurti s’do e pranojë asociacionin në formën ekzistuese, ndryshe kauza e tij do të bie. Jam i bindur në Kurti do të bëjë më të mirën e mundshme, edhe pse situata është shumë e rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat