Marrëveshjet politike me ish-Serbinë kolonialiste janë të papranueshme

Opinione

Marrëveshjet politike me ish-Serbinë kolonialiste janë të papranueshme

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 29 janar 2023 Në ora: 17:47
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Kohëve të fundit Serbia me BE-në po kërkojnë, që në plan të parë të zbatohet Marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në veriun e Kosovës, duke qenë se këtë e paskanë miratuar qeveritë paraprake të Hashim Thaçit dhe të Isa Mustafës ( më 2013 dhe më 2015), si dhe e paska ratifikuar edhe parlamenti i Kosovës, pavarësisht nga  kontestimi i disa neneve të saj nga ana Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

E gjithë kjo procedurë e miratimit të Marrëveshjes për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, POLITIKISHT  ka “pi ujë”. Mirëpo, JURIDIKISHT (jo vetëm kjo Marrëveshje, por të gjitha marrëveshjet e lidhura me palën serbe në Dialogun e Brukselit (2013-2023) janë  NUL – ZERO, sepse janë në kundërshtim flagrant me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare, duke qenë se Kosova nuk është SUBJEKT JURIDIK  i së DREJTËS NDËRKOMBËTARE  e as Palë e   TRAKTATIT NDËRKOMBËTAR sipas Konventave të Vjenës (1969).

Kjo, DE JURE do të thotë se Kosova nuk është e obliguar, që t’i zbatojë asnjërën nga ato marrëveshje të përfunduara me palën negociuese në Dialogun e Brukselit (2011-2023), duke qenë se  janë lidhur në kushte dhe në rrethana të pabarabarta ligjore, domethënë  janë lidhur mes një subjekti të së drejtës ndërkombëtare-Serbisë dhe Kosovës që nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare, por vetëm subjekt politik negociues, por jo, edhe JURIDIKISHT.

Këtë difekt JURIDIK NDËRKOMBËTAR, pala negciuese serbe me presidentin Aleksandër Vuçiq në krye e kanë ditur shumë mirë, por e kanë kaluar heshtazi (pa reaguar fare se, në këtë rast konkret është shkelur e drejta  ndërkombëtare nga ana e Serbisë, sepse si subjekt  i saj ka pranuar të lidhë  marrëveshje politike me Kosovën si jo subjekt juridik ndërkombëtar) , duke e pranuar , sepse është në përligjjen e interesave të  tyre gjeopolitike, hegjemoniste dhe kolonialiste për copëtimin e territorit të Kosovës, përkatësisht të zhbërjes së saj si shtet i pavarur  dhe sovran në Ballkan.

Sa më sipër të gjitha marrëveshjet politike të lidhura me ish-Srbinë kolonialiste në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2011-2023), JURIDIKISHT, janë të papranueshme, ngase  bien ndesh me të DREJTËN NDËRKOMBËTARE, duke qenë se Kosova ende nuk është subjekt i saj, pasiqë nuk njihet nga Organiztata e Kombeve të Bashkuara (OKB).  Me një fjalë, vetëm ato shtete që janë subjekte të së drejtës ndërkombëtare gëzojnë të drejtën të lidhin marrëveshje dhe traktate ndërkombëtare mes tyre. Fatkeqësisht, Kosova nuk e gëzon një të drejtë tillë derisa nuk njihet nga OKB-ja.

Prandaj , nuk duhet nxituar që, së pari të formohet Bashkësia e Komunave Serbe (SZO), para se Kosova të bëhet anëtare ( me të drejta dhe deyrime të plota ) e Kombeve të Bashksuara.  Së pari, në OKB, pastaj në Beograd me hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës. Jo anasjelltazi, as OKB e as njohje reciproke !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat