Çfarë duhet të veprojë Kosova, nëse veriu i saj devijon?

Opinione

Çfarë duhet të veprojë Kosova, nëse veriu i saj devijon?

Nga: Dedë Preqi Më: 30 janar 2023 Në ora: 08:25
Dedë Preqi

Nuk mund të thëmi se kjo është një lloj marrëveshje e ndonjë metode të cilësuar me pretendime për një rrjedhë që nuk do të prodhonte pasoja, që do të na befasonte duke i pajtuar palët në mes vete dhe që do ti përmirësonte në një mënyrë marrëdhëniet ndëretnike, por si duket presionet që po i bëhën vetëm Kosovës, nga gjitha anët, na befasojnë në veçanti miqtë tanë, të cilët po anojnë më shumë nga i forti.

Sëcilit i shkon mendja se Kosova, në këtë rast mund të dëmtohet, por jo edhe të tradhëtohet nga palët ndërmjetësuese, në veçanti nga SHBA-të, në të cilët e kemi mbështetë besimin gjithëherë, dhe nga ana tjetër, nuk është interesant që Kosova, vetëm të pres aminin t’ia bëjnë të tjerët, në tavolinën e Brukselit, pa i dhënë kushte Serbisë, e cila gjatë gjithë kohës e luan rrolin e agresorit, duke u mos ndëshkuar fare.

Ata që disponojnë ide dhe në saje të tyre të hyjnë vetëm për një çast në histori, duke u mbështetur kryesisht në qëllimet që vetëm të anashkalohen konfliktet në mes palëve dhe të përcaktohet çdo lloj marrëveshje, edhe nëse njëra palë dëmtohet, që në këtë rast është Kosova, atëherë kësaj nuk i thojnë marrëveshje, por vetëm një « arrnesë » që do shqyhet përsëri.

Asociacioni i komunave të veriut, që kërkon Serbia, është jo vetëm mundësi, por realitet i qëllimëve të palës serbe për bashkimin e këtyre komunave në një rajon të përbashkët dhe të pavarur, apo në formën e një „autonomie“ , ashtu, siq është modeli i Tirollit në Jugun e Austrisë, i cili i ka të gjitha kopetencat e veta të pavarura.

Komentet e kryeministrit Kurti, janë komente të qarta dhe bindëse për popullin e Kosovës, se një Asociacion një etnik nuk do të ketë në Kosovë, i cili bie në kundërshtim edhe me Kushtetutën e vendit, dhe një praktikë e tillë ka dëshmuar se do të ketë pasoja të tjera dhe të pa riparueshme.

Në këtë rast për çështjen e veriut, nuk është i nevojshëm inkurajimi, sepse treni e ka shancën vetëm këtë herë të qarkullojë nëpër këtë rrugë dhe asnjëherë tjetër, dhe në këtë rast sëcili duhet ta pyeste vetëvetën- çfarë humbjesh dhe çrregullimesh do të ketë shteti i Kosovës, nëse në këto negociata veriu i Kosovës do të devijonte, apo ti ndahen degët e veta nga trungu i lisit, atëherë është vonë të kuptojmë, kur Kosova përherë do të lëngonte dhe vajtonte për pjesën e teritorit të vet.

Dhuna e ushtruar prej pushtetit serb në Kosovë nuk ishte e rastit, por e paramenduar dhe mirë e planifikuar, prandaj Bashkësia Ndërkombëtare, duhet ta kuptojnë dhe trajtojnë sikur në vet shtetin e tyre, në mënyrë që krimi i shtetit serb të denohet njëherë, sikur që janë dënuar edhe krimet tjera, apo ato hitleriane, dhe jo sikur po ndodhin tani me Serbinë, që Evropa, në vend të ndëshkimit, po e gradon krimin dhe kriminelët, duke i dhënë pjesë Serbisë, nga toka e përgjakur e Kosovës.

Konsiderojmë se marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të përmirësohen vetëm duke u pajtuar që i thojnë një fjale « shkel e shko » , por marrëdhëniet e tyre duhet të jenë në fuksion të interesave afatgjata të këtyre vendeve, si edhe në interes e funksion të zhvillimit të dy dhe më shumë popujve, dhe të heqin hasmërinë me njëri-tjetrin, që mund të ketë zgjatur me shekuj.

Dhe Kosova, si do të vepronte, nëse veriu i saj do të devijon, apo do ti ndahen « degët » e saj nga trungu i shtetit të këtij vendi, kur dhjetë komuna që popullohet me shumicë serbe, do bashkohen dhe do qeverisin me kopetenca të veta, sepse këtu është qëllimi i Serbisë, dhe në këtë rast nuk ka çka të fshihet edhe nga ndërkombëtarët, të cilët do të kenë njohuri për këtë çështje, por nuk po dihet se a e kanë të qartë, çfarë pasojash do ti shkakëtojnë Kosovës, kur pasojat e luftës së fundit janë akoma të freskëta dhe evidente me gjurmat që kanë lënë traumat shpirtërore dhe lëndimet trupore të njerëzve të këtij vendi, që i shkakëtojë fashizmi i Serbisë.

Përndryshe, bashkësia ndërkombëtare sikur nuk a po i vërenë apo nuk dëshiron ti dijë këto pasoja, dhe këtu me përkrahjen e Serbisë, me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk po bënë zgjidhje reale, por këtu mund të thëllohet kriza në mes këtyre dy popujve, duke i lënë edhe më tutje të përçarë, sepse funksioni i këtyre komunave do të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe nën urdhërat e Beogradit, dhe automatikisht këtu kemi të bëjmë me ndarje të teritorit të Kosovës.

Do të ishte fat për popullin e Kosovës dhe shtetin demokratik të saj, sikur hapin që e ngriti Bashkësia Ndërkombëtare me aleatin e fuqishëm të saj me SHBA-të, që përmes NATO-s, e krijuan vepren më madhështore të botës, duk e shpëtuar një popull të tërin nga asgjesimi i Serbisë dhe regjimi i Millosheviqit, dhe tanin ë këto çaste të mos e lënë në gjysmë të rrugës sot, apo të nëpërkëbët nga i njëjti regjim, i cili po i kërcënohet për çdo ditë, dhe e kemi shembullin më konkret luftën e Rusisë, ndaj Ukrainës, përmes sëcilës duhet të mësohet shumë e më shumë rroli dhe qëllimet e këtyre agresoreve, që po pretendojnë ta fusin edhe Ballkanin perëndimor nën kthetrat e tyre grabitqare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat