Z.Ambasador, të lutem rri në zyrën tënde

Opinione

Z.Ambasador, të lutem rri në zyrën tënde

Nga: Hafiz Shala Më: 30 janar 2023 Në ora: 16:14
Autori Hafiz Shala

T’i thuash Ambasadorit Amerikan rri në zyre, duhet pasur arsye shumë të madhe që, i bie se, mos u përziej në punët e shtetit sovran të Dardanisë aty, ku i tejkalon normat e një ambasadori të ndonjë shteti tjetër e jo atij te një shteti mik. Miku e ka respektin më të lartë sipas traditave tona të vjetra kombëtare, por dhe kushtetuese, jo edhe të bëhet zot shtëpie në shtëpinë tënde, bile, edhe duke të urdhëruar, ani pse “qëllimet mund të jenë të mira”.

Nuk e di në këtë rast Ambasador, Qeveria e Dardanisë, siç e dini ju disa herë sipas kërkesave tuaja i ka ndryshuar vendimet për rastet në veri, kur grupet kriminale te Vuçiqit bashkë me ato të Putinit Wagner, që shteti amerikan më në fund i shpall si organizatë terroriste, këta të fundit, por jo edhe ato te Vuçiqit në krye me Radojqiqat e Veselinoviqat( këta të dy janë shpallur person nongrata) por, jo terrorist, të cilët ne bashkëpunim me ish udhëheqësit qeveritar, besa edhe biznese te përbashkëta deri të kontrabandimet e llojeve të ndryshme, iu mundësuan të veprojnë sipas interesave shumëpalëshe.

Ambasador Hovenier, njerëz të tillë i ke ftuar ne takimin e 31 janarit, por jo edhe Kryeministrin Kurti sepse, jo qe “po e injoroni” por, mendimet e tij ai iu ka shprehë publikisht, ndërmjetësueseve, Bashkimit evropian por edhe SHBA-ve, gjatë takimeve zyrtare më përfaqësues të lartë të Departamentit te shtetit.

Tani, jeni te vetëdijshëm se, një udhëheqës i pastër i pa korruptuar, i pa shantazhuar e i pa inkriminuar, me dijen, guximin dhe përkushtimin për shtetin e jo për pushtetin, qëndrimet e tij janë te pa ndryshueshme sepse, si i zgjedhur nga populli me mbi 50%, dhe sipas premtimeve dhënë gjatë fushatës elektorale, do t’iu përmbahet.

Keni thirr në atë takim gjithkënd dhe, ne aspektin e të kaluarave të tyre, askënd sepse, po ata individ dhe parti, në zgjedhjet nacionale, kanë përjetuar fiasko- humbje katastrofale, ndërsa disa nga ata pjesëmarrës ne bisedat e tyre, qe nga statusi final deri te finesat të dëmshme për shtetin dhe qytetarët e Dardanisë.

Në mesin e atyre, keni ftuar ata qe janë pasuruar me parat dhe pasurinë e qytetarit të Dardanisë, ata qe kanë fal territore, ata qe kanë nënshkrua marrëveshje te dëmshme për shtetin dhe qytetarin e Dardanisë.

Nuk e di, por mund t’i keni ftuar të ashtuquajtur (b)analist qe mrizojnë nëpër studiot televizive, secili nga ata, jo për të dhënë ndonjë analizë valide të bindshme edhe profesionale ne aspektin ligjshmërisë, nga ajo shtetërore deri të ajo ndërkombëtare, sepse, janë të kurdisur nga bosët e tyre të gjoja “analizojnë” atë që u shkon për shtati.

Dhe, mos harroni se, po t’i analizoni dhe keni informata se kush i financon ato televizione, atëherë lehtë mund te konkludoni se shoqëria dardane është zhytur në kaos dhe është në rrezik.

Dhe, zoti ambasador, çfarë mund të sjell ky takim anti qeveritar dhe si do të procedoni më teje me ato por, nuk e di si mund t’i quani, konkluza, sugjerime, ndoshta më e prekshme dhe çka pastaj.

Ju, nuk jeni organ qe mund të merrni kurrfarë vendimesh, përpos, t’u sugjeroni deputetëve të Parlamentit qe te debatojnë për çka duhet të vendos Kryesia e Parlamentit përmes grupeve parlamentare duke e caktuar ndonjë seancë enkas për ketë dhe, deputetet të “votojnë sipas bindjeve të tyre”, ndoshta “pa ndonjë presion” sikur ne të kaluarën dhe t’i votoni ato por, megjithatë, a nuk është kjo përzierje në punët e brendshme, që nuk është hera e parë, deri të përzgjedhja e udhëheqësve shtetëror “përmes konventave”.

Nëse kjo do të ndodhte këtu ku jam unë, pra në SHBA, që nuk është e mundur qe të manipulohet Kongresi apo Senati me përfaqësues të popullit, do të ishte skandal, njëri si ato i 6 janarit te 2020, sikur kjo me ish agjentin e FBI-it, Charles McGonigal ku janë të përfshirë udhëheqës shtetëror e personalitete tjera, rrjeti i të korruptuarve i te cilëve vetëm një zot e din.

Zoti ambasador, sjellja e përfaqësueseve ndërkombëtar, euro-amerikan, na dërgon të dyshimi se jeni të bashkuar për t’i bërë favore Serbisë, për ta larguar nga Putini që është agoni pra, presion të dobëtit, viktimës, e jo shtetit e udhëheqësit kriminal, Serbisë, Vuqiqit.

Ama, ajo që dërgon drejt dyshimeve të mia është se, ka një histori të gjatë e të pafavorshme për popullin dhe shtetin e Dardanisë rreth bisedimeve me ndihmën e njerëzve të caktuar “rastësisht”.

Dorën në zemër, ndoshta faji edhe nuk është krejt i juaj, po mos te kishit punuar me njerëz të shantazhuar të cilët në bashkëpunim dhe bashke pëlqim, siç ishte në kohën e Thaçit dhe Vuçiqit, i përzier edhe Kryeministri Shqiptar, Edi Rama, emri i te cilit lakohet 14 herë në skandalin McGonigal, të cilët paraqiteshin si “no pronlematik gays”, duke menduar se kjo udhëheqje e re e zgjedhur nga populli shumicë, si Presidentja, Kryeministri e Krye-parlamentari, do të kenë sjellje të njëjta.

Nëse mendoni ashtu, e keni gabim, sepse këta janë unik dhe çdo tentim të përçarjes siq ndodhi me ftesat e këtij takimi, nuk do të ndodhë.

Dhe, bisedimet e kanë marrë theqafjen qe nga zonja Mogherini, haptas ankuese kah Serbia, deri të përzgjedhja e zotit Mirosllav Lajçak dhe Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, zoti Josef Borrel dhe Oliver Varheley, i dyshuar për korrupsion.

Qe të dy këta, vijnë nga dy shtete mos njohëse të Dardanisë dhe, fatkeqësia më e madhe është se, haptas e kanë marrë anën e Serbisë. Mos ishte kjo “rastësi”?

Ose, përzgjedhja e zotit Gabriel Escobar, Asistent Sekretar për Byron e Evropës dhe të Euroazisë, dhe mbikëqyrës i politikave te Ballkanit Perëndimor

“Rastësisht”, edhe ky u caktua në këtë mision por, qe më parë kishte shërbyer si Zëvendës Shef në Ambasadën Amerikane në Beograd, që i bie, mund të ketë njohuri të mjaftueshme por, edhe miqësi me përfaqësues shtetëror të Serbisë.

Ose, Mathew Palmer, ish ndërmjetësues i bisedimeve Dardani-Serbi, dhëndër serb i cili deklaroi se, kur te pensionohet do te dëshironte që pjesën e jetës së tij ta kalonte në Serbi, sepse edhe djali i tij e dëshiron këtë pasi e flet gjuhen serbe shumë mirë. Asgjë e keqe nga kjo, çështje personale por, a mund dikush të më thotë se, ky njeri mund të jetë i paanshëm ndaj Serbisë, i cili, pas shumë reagimeve, edhe u largua.

Serbia, nuk e ka hallin e të drejtave të serbëve të veriut por interesi për pasuritë natyrore, Trepça-Ujmani prandaj, një udhëheqje labile si ata paraardhësit që i keni futë në listën për takimin e 31 janarit, ma shtonë bindjen ambasador se e keni marrë kahen e gabuar sepse, pa marrë parasysh se çka iu propozojnë, sugjerojnë ose, edhe gatishmërinë që ta marrin përgjegjësinë, për themelimin e një kanceri në trupin e Dardanisë, ata e kanë hallin e vetë sepse, po që se vazhdohet me luftimin e krimit, korrupsionit, pasurimin enorm të jashtëligjshëm të cilën duhet ta kthejnë, janë ne gjendje qe një gjë të tillë edhe ta marrin përsipër. Pyetja shumë e qartë është, a do t’i votojë Parlamenti.

Zoti Ambasador, nëse kushdo që i thotë vetit dhe e ndjenë si shqiptar, ai, një marrëveshje të tillë nuk guxon e as

që do ta nënshkruaj.

Sipas Prof.Dr. Mazllum Baraliut, një ndër njohësit e mirë i marrëdhënieve ndërkombëtare, intelektual i pa ndikuar nga rrymat e interesat politike, sipas një mikut tim i cili ma vërtetoi, Marrëveshjen për Asociacionin, Serbia as që e ka pranuar e as që e ka ratifikuar në Parlamentin serb.

Pra, kjo i bie se e ka humbur elementin obligativ për Dardaninë që ta pranojë, një ngrehinë të tillë artificiale sepse, sipas Profes, këto marrëveshje ndërkombëtare, e kanë edhe limitin kohor.

Për t’i dhënë fund kësaj sage mbi dhjetë vjeçe, Qeveria e Dardanisë duhet t’i propozojë Parlamentit qe ketë Marrëveshje ta hedhë poshtë dhe ta anulojë sepse është në kundërshtim edhe ashtu me Kushtetutën e Dardanisë, kundër sovranitetit dhe integritetit territorial në të ardhmen dhe më kryesorja kundër interesave nacionale.

Zoti ambasador, po me duket që politika e jashtme e Qeverisë Amerikane, e udhëhequr nga Sekretari Antony Blinken, nuk është në koordinim me qëndrimet e Presidentit Biden.

Prandaj, qeveria dhe populli i Dardanisë duhet të kërkojë përmes kanaleve diplomatike e lobuese sqarime nga Kongresi Amerikan, duke e pasur parasysh miqësinë dhe interesat e përbashkëta gjeo-strategjike por, jo ne kahen dhe drejtimin që po vazhdohet.

Dhe për fund zoti ambasador, dua t’ua përkujtojë thënien e Presidentit të 28 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Woodroë Wilson i cili pat deklaruar: “As unë, as populli amerikan kurrë nuk do të biem dakord që shqiptarët të sakrifikohen nga fqinjët”.

Presidenti Biden, gjithnjë është shprehur në frymën e kësaj deklarate i cili gjatë gjithë periudhës se shërbimit si Senator, 16 vite, si Nënpresident dy mandate dhe tani si President aktual.

Zoti ambasador, rrjedhat e deritanishme të këtyre bisedimeve, nuk po shkojnë konform kësaj deklarate historike, obligim moral i çdo udhëheqësi shtetëror amerikan.

Kjo, edhe ishte arsyeja pse iu drejtova në ketë mënyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat