Hashimin dhe Isën ka me i mallku historia për Asociacionin-“Republikën serbe në Kosovë”

Opinione

Hashimin dhe Isën ka me i mallku historia për Asociacionin-“Republikën serbe në Kosovë”

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 30 janar 2023 Në ora: 20:13
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi

Asociacioni është rreziku më i madh për të tashmën dhe të ardhmen e vendit tonë, për krijimin e tij, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që zhvillohej në Bruksel.

Nënshkruesit e saj, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa gënjyen hapur " se është në përputhje me Kushtetuën e Kosovë", e doli se nuk ishte, Kushtetuesja i demantoi .Thanë se nuk është sistem në vete, po del të jetë, pasi Asociacioni parashihet t’i ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit. Diçka që i përket edhe stema, flamuri, s’mund të jetë asgjë tjetër veç se sistem paralel. Njësoj si ne në vitet e 90' kur krijuam insitucionet tona duke mos e njohur shtetin serb. Për t'u kompletuar shteti paralel, veçojmë neni 6, parasheh që Asociacioni të ketë: Kuvendin e Asociacionit, kryetarin e Asociacionit, nënkryetarin e Asociacionit, këshillin e Asociacionit dhe bordin e Asociacionit.

E Isa dhe Hashimi gënjenin ditë e natë se është veç një OJQ. Po ku negocion Brukseli marrëveshje të tipit të OJQ-ve, shaka të lodhta janë këto. Me këtë nënshkrim fillon rrënimi përfundimtar i Kosovës, i gjithë asaj që ishte arritur deri në atë kohë. Me asociacionin formohet Republika Serbe, kjo s’ka dyshim, serbët si askush në botë kanë të drejta, s'janë të kënaqur e s'do të jenë as me Asociacionin.

Është gënjeshtër se në fillim SHBA e kanë kërkuar Asociacionin, vet ambasadori Hovenier e ka thënë "fjala e fundit u takon insitucioneve të Kosovës", tek tani qëndrimi amerikan është i prerë. Gjithsesi, nuk guxon me ndodh krijimi i tij, jo me formatin ekzistues, një format tjetër dhe të jetë një përfaqësues amerikan si administrator i saj. E ata që nënshkruan, me apo pa dije se po e fundosin shtetin, historia do t'i mallkojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat