Lista Serbe: Nuk duam asgjë më pak se, Asociacion me kompetenca ekzekutive!

Opinione

Lista Serbe: Nuk duam asgjë më pak se, Asociacion me kompetenca ekzekutive!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 17:51
Sherif Ramabaja

Çfarë po kujton Kurti, që ne na e ngulë dhe pranojmë ç´fardo Asociacioni. Së pari ai duhet ta pyes Thaçin e Mustafën, se ç´kanë nënshkruar te Mogherini. Nëse ata s’kujtohen, se ka kaluar kohë e gjatë, ua përkujtojmë ne me gjithë dëshirë.

Asociacioni i bëftë mirë Kosovës. Tash në anën tonë e kemi edhe Amerikën. Mjaft e patët ju erdh koha që ti ndërrojmë rolet.

Kryetari ynë nëse se dini e ka emrin Vuçiq i cili botën po e sjell në gisht. Pa luftë, por me mençuri. Të gjithë i ka bërë për vete. Një potez, i ngriti barrikadat në Kosovë dhe situata ndryshoi në favor tonin.

Jo vetëm ushtrinë që i vuri në gatishmëri, po i erdhën edhe paramilitarët Wagner dhe Ujqit e Natës nga Rusia. Ne u pajtuam që mos ta ndezim luftën po si kundër shpërblim e fituam Asociacionin me kompetenca ekzekutive. Asgjë më pak. Bota Serbe, secilit shtet ballkanin po i troket te dera.

Këta jemi ne serbët. Ju ëndërroni dhe shpresoni në Kroacinë. A e dëgjuat vetë se ç´tha kryetari i tyre: Kosovën ia kemi rrömyer Serbisë. Çfarë argumenti tjetër po kërkoni.

 Ju as Rama tash e tutje nuk ju do, sepse e keni shpallur tradhtar të kombit, vetëm pse u dhuronte çelësa të ndryshkët serbëve dhe e fliste të vërtetën mbi Serbinë dhe serbët.

Ramushin e akuzoni se Malit të Zi ia fali kodrat, Pacolin nuk e doni vetëm pse është i pasur, Limën e akuzoni për tenderat, Mustafës i bini në qafë pse është kuadër i socializmit, Thaçin ua burgosi Haga, pra kush u ka mbetur tjetër?

Albini dhe Vjosa, janë bërë të flasin me vetveten, pasi administratën amerikane e kanë kundër tyre, EU e kanë kundër tyre, Borrellin e Lajçakun i kanë kundër tyre.

Kundër i kanë edhe Ramën, Baton Haxhiun, Molliqajn, LDK, PDK, AAK, Rilindjen e Ramës, Putinin, Maduron, Marksin, Enver Hoxhön, Leninin, Stalinin, Kinën, Rusinë, Bjellorusinë, Iranin, krejt Arabinë, Korenë Veriore, gjysmën apo krejt Afrikën, Lindjen e Afërt e krejt Azinë, Vendet e Painkuadruara, Kishën Ortodokse, Papën, Vatikanin, muslimanizmin, krishterimin, ortodoksizmin, budizmin, hinduizmin etj.

Kush ju kanë mbetur, vetëm disa analistë amerikan, që askush përpos juve nuk ua di emrin dhe nuk ua lexon shkrimet.

Mjaft jeni tallur me Serbinë. Sapo t´i marrim kompetencat ekzekutive, në seancën e parë, do ta aprovojmë kërkesën për kthimin e Serbisë në Kosovë. Po patët fuqi dhe po iu mbet gjë në dorë kundërshtoni, po faktet dhe realitetin do ta diktojmë ne.

 Kryetar do ta bëjmë Dodikun, Radojçiqin apo Vulin të cilët së pari do të kërkojnë bashkimin me Republikën Serbska të Bosnjën, që pastaj ta shpallim bashkimin me Serbinë.

 Mos u habitni nëse Rendi i Ri Botëror fillon nga Veriu i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat