Trysni e madhe ndaj Kosovës për Planin franko-gjerman

Opinione

Trysni e madhe ndaj Kosovës për Planin franko-gjerman

Nga: Xhafer Leci Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 16:39
Xhafer Leci

Ta humbësh luftën, nuk është tradhti as turp!

Gjithmonë mirënjohës Fuqive të mëdha demokratike, në krye me Amerikën, për çlirimin e Kosovës, në të cilën serbët dhe pakicat tjera gëzojnë të gjitha të drejtat, më mirë se në çdo vend tjetër në botë.

Me nëshkrimin e tradhtisë së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, në vitin 2013 dhe 2015, vullnetarisht me laps-dokumente ndërkombëtare, u nënshkruan, për ta bërë hisedare mbikëqyrëse të pasurive të mëdha, tokësore dhe nëntokësore të Kosovës, Beogradin!

Nuk është koha të merremi me kryeminstrin Albin Kurti, se çka ka folur e shkruar për 20 vite. Por të bashkojmë fuqitë tona mendore-diplomatike, për shpëtimin e mos ricoptimit të Kosovës.

- Dëgjoni gënjeshtrat e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me Asociacionin. Link: https://fb.watch/iryrY5dvso/

1.- Kroati Miko Tripallo, ministër i jashtëm i diplomacisë Jugosllave: “Të gjallët nuk mund t’u s`qajrojnë të vdekurve, kurse të vdekurit të gjallëve munden shumë.

Pra, nuk guxojmë të shkelim mbi gjakun e atyre që dhanë jetën për liri.

2.- Albanologu Kanadez, me origjinë gjermane Dr. Robert Elsie: Shqiptarët s'kanë ende një histori, por vetëm parulla.

Link: https://archive.koha.net/?id=4&l=107894

3- Serbia nga Marrëveshja e Rambujesë 1999, asnjë dokument nuk e ka nënshkruar në dëm të saj.

4.- Emisarët e shumtë, përfshirë këtu edhe të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nuk kanë aritur të miratojnë asnjë marrrëveshje, për interesat legjitime të Kosovës së pavarur!

- Shumica e Senatit Amerikan refuzojnë kërkesat e Escobarit, për nënshkrimin e Asiciacionit, ku shkilet Kushtetuta e Kosovës.

5.- Kushtetuta e Gjermanisë mbeti e paprekur, edhe pas Deklaratës së Berlinit të 5 qershorit 1945, aleatët zbatuan këtë rezervë dhe morën autoritetin suprem në Gjermani. Por Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Demokratike Gjermane, ndërkombëtarisht, çështja ka mbetur e diskutueshme, deri në ribashkimin gjerman në vitin 1990.

6.- Të gjithë e dimë se: Rikthimi i nënshkrimeve të Hashimt dhe Isës, është i zorshëm, sepse është dokument ndërkombëtar, megjithatë, e dhashë shembullin e dy Gjermanive, Kushtetuta është garancë e paprekshme ligjore.

7.- Nuk është vetëm Kosova që nuk është njohur nga shumë shtete.

Izraeli, i pa njohur nga 28 vende të tjera të OKB-së, Kina, e pa njohur nga 14 vende të tjera të OKB-së, edhe shumë shtete tjera...

PS: Unë nuk jam jurist, por shumëçka kam mësuar, duke lexuar dhe përcjellur rrjedhat politike ndër vite e dekada, që nga rinia ime e hershme. Andaj, solla shembuj dhe mundësi për zgjdhje, për pozitën aktuale që ndodhet Kosova jonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat