Qëndrimi i kryeministrit Albin Kurti është i drejtë

Opinione

Qëndrimi i kryeministrit Albin Kurti është i drejtë

Nga: MSc. Agim Aliçkaj Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 20:00
MSc. Agim Aliçkaj

Propozimi i kryeministrit Kurti me 6 pika i paraqitur në Kuvendin e Kosovës është i drejtë, i sinqertë dhe parimor. Ju shërben interesave të Kosovës, Evropës dhe Amerikës. Do të ishte i mirë dhe për Serbinë sikur të ishte shtet normal. Serbia ka qenë dhe mbetet shtet shovinist, racist, fashist dhe hegjemonist. Komb i sëmur me shumicë nga urrejtja për shqiptarët dhe kombet e tjera për rreth.

Të gjitha pikat janë qenësore, por reciprociteti ka rëndësi të veçantë. Realisht, prej bisedimeve të Ahtisarit e deri sot, gabimi më i madh i Kosovës është lejimi i Serbisë të përzihet në punët e brendshme pa i konsideruar të drejtat e popullit shqiptar në Serbi. Për asociacion dhe të drejta minoritare duhet biseduar vetëm me minoritetin serb të Kosovës, në prezencën ndërkombëtare dhe askend tjetër. Në dialog me Serbinë duhet të shqyrtohen vetëm çështjet ndërshtetërore. Të tjerat vetëm me reciprocitet.

Në ditët e ardhshme presioni ndërkombëtar por edhe serb me trazira në veri mund të shtohet. Duhet besuar që kryeministri Kurti bashkë me presidenten Vjosa Osmani do t’i qëndrojnë këtij presioni të padrejtë dhe joparimorë. Njësitë speciale, policinë dhe ushtrinë t’i vëjnë në gjëndje gadishmërie. Ata e kanë përkrahjen e popullit shumicë të Kosovës, Trojeve Etnike Shqiptare dhe më shumë se 90% të Mërgatës anë e kënd botës. Nëse lëshojnë pe do ta humbin mbështetjen e popullit por edhe respektin e atyre që janë duke iu bërë presion.

Diplomatët perëndimorë e kan hallin e vet për interesa gjeo-politike, ta tërhjekin Serbinë nga Rusia duke i bërë lëshime në kurriz të Kosovës. Për ta ka rëndësi vetëm që konflikti të mos përshkallëzohet në luftë të rrezikshme për Ballkanin dhe Evropën. Nuk ju intereson fare problemi me të cilin do të ballafaqohet Kosova në të ardhmen me shekuj dhe kush do ta kontrollojë Ujmanin apo Trepçën.

Zyrtarët ndërkombëtarë shkojnë e vijnë. Duhet besuar dhe shpresuar që kur të binden se Serbia nuk mund të dalë nga kthetrat e Rusisë do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre të padrejtë i cili shkon ndesh me vlerat e tyre të proklamuara me zell. Parimisht ata do të duhej ta përkrahnin të drejtën e Kosovës për të ekzistuar e pavarur dhe sovrane. Janë vonuar tepër, Rusia ja ka arritë të futet brenda Serbisë. Sigurisht që nuk e ka ndër mend, por edhe po të dojë Serbia nuk mund të shkulet nga Rusia.

Është për vajtim qëndrimi i opozitës, qeverisë së Shqipërisë dhe përkrahësve të tyre në Media. Nuk është mirë të shpallen ende tradhëtarë, sepse ndoshta kthehen kah interesi i shtetit të Kosovës. Por, kur i sheh deklaratat dhe veprimet e tyre nuk ka si të mos krijohet përshtypja se ata po përpiqen për “bashkim” me Serbinë në vend se të kërkojnë bashkim me Shqipërinë, ndërsa kryeministri i shtetit amë po synon bashkimin me Serbinë duke e nënshtruar Kosovën. Nëse vazhdojnë kështu do të përshëndeten me pushtet për një kohë të gjatë.

Askush nuk mund ta shuaj vullnetin e popullit të Kosovës për drejtësi, liri, dhe pavarësi.

Familja, kombi dhe shteti, janë mbi të gjitha!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat