Drejtësia e Kosovës dëmtoi shqiptaret!

Opinione

Drejtësia e Kosovës dëmtoi shqiptaret!

Nga: Milazim Maraj Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 15:12
Autori Milazim Maraj

Mendësia e gjykatave tona me gjykatës nga e kaluara jonë tragjike nuk ndryshojë shumë pas lufte. Kriminelet serb nuk u dënuan, në forma të ndryshme ata u liruan nga dënimi për krime ndaj shqiptarëve. Ndërsa sikur më parë u dënuan shqiptarët për krime lufte. Po të shihet nga ky kënd pas shumë vitesh do të vlerësohet se shqiptaret paskan bërë krime dhe jo serbet. Kështu këto gjykata i lanë të lirë kriminelet serb të mbledhur nga anë e këndë Jugosllavisë që kryen krime, në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci ata tani të vendosur në veri të Mitrovicës vazhdojnë me krime të reja, vrasin dhe plagojnë polic shqiptarë, vendosin barrikada dhe pengojnë në çdo formë funksionimin e shtetit të Kosovës.

Para 23 viteve po në këtë ditë më 03.02.2000 dhe 04.02.2000 vranë në Mitrovicë 10 shqiptarë dhe shpërngulën nga shtëpitë e tyre 12.000 shqiptarë. Këta kriminel edhe sot janë të lirë. Një nga kriminelet ishte edhe Oliver Ivanoviqi i cili u lirua nga burgu dhe u vra në qërim hesapesh të kriminelëve serb të Serbisë duke përfshirë këtu edhe presidentin Vuçiq, por krimi u krye në Mitrovicë. Për këtë kriminel Qeveria e Kosovës mbajti një minutë heshtje, ndërsa një tjetër kriminel e zgjodhi ministër, ndërsa kjo qeveria pas sajë e kujtoj më dhimbje dhe mallëngjim, më zemër dhe mendje kriminelin Ivanoviq.

Sot në këtë ditë zie për 10 shqiptarë e vrarë dhe për 12.000 në përsëri merremi më çështje pushteti duke rrezikuar shtetin, duke rrezikuar integritetin territorial të Kosovës. Funksionalitetin e shtetit tonë. Pas Presidentit Rugova cili do që erdhi në pushte bëri atë që thoshte nukdo ta bëjë dhe nuk e bëri aspak atë për të cilën e kishte kauzë për zgjedhje. Nuk e lëshojmë asnjë milimetër në Debellde dhe pastaj e lëshuan 8000 hektarë. Nuk e lëshojmë Çakorrin dhe Kullën dhe pastaj i lëshuan të dyja. Nuk kalon “zajednica”” jo negociata por Vetëvendosje” tani ka hyrë në negociata dhe po përgatitet edhe AKS.

Qeveria e Kosovës do të duhej që të shpall ditë zije , Mitrovica këtë ditë do të duhej ta përkujtonte më dhembje dhe turp për atë që asgjë nuk ka bërë për këto viktima të pafajshme. Do të duhej të përkujtohen ne çdo ambasadë e Kosovës kudo në Botë e ne veçanti në Francë nga se këto masakra ndodhën në prezencë të KFORIT francez. Emrat e këtyre viktimave do të duhej të qarkullojnë kudo në media kombëtare dhe ndërkombëtare. Nezir Voca, Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Neriman Xhaka dhe Remzie Canhasi shënime nga (KMLDNJ) u vranë në shtëpitë e tyre. Krimineli Rakiq kërkon nga Brukseli që edhe serbëve të “shpërngulur” nga Kosova të u ruhen tokat e “tyre” të okupuara.

Po asnjë shqiptarë pushtetar, nuk thotë që shqiptarëve të shpërngulur nga veriu i Mitrovicës duhet të u ruhen tokat e tyre dhe të u ndërtohen shtëpitë e tyre të djegura nga kriminelet serb, të komanduar me Rakiqi, Pantiqi, Ivanoviqi etj. Shqiptarët duhet të kthehen në tokat dhe pasuritë e tyre shekullore. Duhet të dënohen kriminelet që u dogjën shtëpitë e shqiptarëve. Asnjë shqiptarë i Kosovës nuk e ngriti çështjen e Kosovës Lindore nga e cila; Serbia kriminale po largon shqiptarët, në forma më të ndryshme të presionit të heshtura. Ajo po çregjistron shqiptarët që detyrohen të marrin rrugët e kurbetit për të mbajtur familjet e tyre; ndërkaq kërkon që toka e serbeve kolonizator të u ruhen. Këto pasoja po i vuajmë shqiptarët sot dhe do të i vuajnë në progresion edhe pasardhësit tonë.

Kush do të na falë neve që u zgjodhëm ju? dhe kush do t’u fal juve që jepni shtet për pushtet? Marrëveshja për ASK më shumicë serbe nuk është një etnik, ai është më shumicë serbe, pakicat jo serbe duhet të i kenë të gjitha të drejtat që i kanë serbet në Kosovë. Çdo vendim në këtë ASK. do të duhej të merret më konsensus. ASK në Kosovë nuk duhet të pranohet nëse kjo nuk do të jetë reciproke për shqiptaret në Kosovën Lindore. Çdo nen që vlen për serbet në Kosovë do të duhej të vlen për shqiptarët në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë.

03.02.2023- Vrellë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat