A ka arsye opozita t’a kritikojë kryeministrin Kurti lidhur me « Zajednicën » !?

Opinione

A ka arsye opozita t’a kritikojë kryeministrin Kurti lidhur me « Zajednicën » !?

Nga: Skender Musliu Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 15:33
Skender Musliu

Ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti, për herë të parë, deklaroi se « Zajednica » mund të formohet, vetëm nëse plotësohen gjashtë kushte. Pas kësaj deklarate, shpëthyen kritikat e opozitës duke e përqeshur dhe kritikuar kryeministrin. Mirëpo, a janë të arsyeshme dhe të drejta kritikat e opozitës !? Vetëm duke u kthyer në retrospektivë, do t’a gjejmë përgjigjen.

Decentralizimi i pushtetit sipas Ligjit mbi qeverisjen lokale të vitit 2008, i mundësoi disa fshatrave me numër të vogël të banorëve, por me shumicë serbe, të transormohen në komuna, që trasoi rrugën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë srbe apo siç identifikohet si « Zajednica ».

Kështu, në prill të vitit 2013 në Bruksel, Hashim Thaqi dhe Ivica Daçiq nënshkruan Marrëveshjen e parimeve për themelimin e « Zajednicës », kurse në vitin 2015, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, nënshkruan Marrëveshjen për formimin e e saj. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, H.Thaqi dhe I.Mustafa, përmes propagandës së televizioneve dhe gazetarëve të kontrolluar nga ata, u përpoqën që « Zajednicën » t’ia shesin opinionit si OJQ.

Edhe përkundër intervistave dhe konferencave të shpeshta për shtyp, ku Hashim Thaqi thoshte se : » unë flas me bindje të plotë para qytetarëve të Kosovës me zotimin dhe përgjegjësinë më të lartë kombëtare, politike dhe shtetërore se « Asociacioni » është plotësisht në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Mirëpo me iniciativën e ish presidentes Altifete Jahjaga, kjo marrëveshje u dërgua në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, e cila 23 nene të kësaj marrëveshje i shpalli në kundërshtim me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Në emisionin « presing » në shtatot të vitit 2020, Hashim Thaqi ndryshoi mendimin për « Zajednicën », duke deklaruar se : » Zajednica është definitivisht me elemente ekzekutive që nënkupton Republikën serbe në Kosovë dhe ajo është në fakt kanceri për shtetin e Kosovës ». Kjo deklaratë e Thaqit është plotësisht në përthuthje me fjalët e Albin Kurtit që i kishte thënë në protestat masive të organizuara në vitin 2007 dhe 2015.

Edhe Isa Mustafa është munduar t’i shmanget përgjegjësisë lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për « Zajednicën ». Kështu, muaj më parë, në televizionin T7 ai deklaroi se formimi i Asociacionit ka qenë obligim nga Pakoja e Arthisarit. Kjo nuk është e vërtetë, por ai me këtë deklaratë manipulon dhe mashtron opinionin, siç ka bërë gjatë tërë karrierës së tij politike. Sepse formimi i Asociacionit sipas Pakos së Arthisarit, ka qenë i mundur vetëm gjatë periudhës trevjeçare të pavarsisë së mbikqyrur, dhe pas këtij afati ka pushuar ky obligim. Madje edhe vet Arthisari kishte deklaruar dhe pyetur, se çka i shtyri politikanët e Kosovës t’a formojnë Asociacionin pas pavarsisë së mbikqyrur, sepse ai obligim kishte pushuar !?

Kur i analizojmë veprimet e këtij binomi, Thaqi – Mustafa, shofim se kush ka qeverisur me Kosovën, njerëz të shantazhuar, të kapur nga sherbimet e huaja, njerëz të korruptuar dhe të lidhur ngushtë me krimin e organizuar. Fatkeqësisht, H. Thaqi dhe I. Mustafqa duke ia plotësuar dëshirat dhe kërkesat e Aleksandar Vuçiqit, u bënë dizajnerët dhe arkitektët e « Zajednicës » që e sollën kryeministrin Kurti para njër akti të kryer.

Refuzimi kategorik i Kurtit për formimin e « Zajednicës », siç kam shkruar edhe më parë, ka qenë pjesë e strategjisë së tij, për një pozicionim sa më të mirë në bidedimet finale, sepse Kurti gjithnjë ka qenë i vetdijshëm se marrëveshjet ndërkombëtare janë të obligueshme.

Tani kur kryeministri Kurti mundohet t’a bëjë më të mirën për Kosovën, opozita vepron sikur të ishte në fushatë zgjedhore. Kjo opozitë që e formoi « Zajendicën » dhe që mbanë turpin dhe barrën historike, duke e futur Kosovën në modelin e Republikës serbe, nuk ka të drejtë morale, etike e as njerëzore t’a kritikojë kryeminiustrin për diçka që ata vet e kanë sjellë Kosovën në këtë situatë të palakmueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat