Një pyetje opozitës: A s’po ju vjen marre ta akuzoni Albinin për Asociacionin që e keni nënshkruar vet?!

Opinione

Një pyetje opozitës: A s’po ju vjen marre ta akuzoni Albinin për Asociacionin që e keni nënshkruar vet?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 4 shkurt 2023 Në ora: 08:14
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Gjendja politike në Kosovë është paradoks i madh, në njërën anë është një qeveri me besimin e mbi 52 % të qytetarëve dhe në anën tjetër komplet opozita. Kjo e fundit nuk ka arritur të reformohet duke e vazhduar avazin e vjetër, akuza pa baza, mungesë reflektimi dhe reformimi, si dhe mungesë alternative.

Së fundi, opozita e tërbuar kritikon qeverinë për gabimet që vet i ka bërë kur ishte në pushtet. E në mungesë të argumenteve ose përdorin UÇK-në për të bërë zhurmuesin në adresë të qeverisë, krijojnë tymnajë pa asnjë fakt bindës.

E tërë jeta politike e opozitës, përkatësisht PDK dhe AAK ka qenë mashtrim, gënjeshtër, dallavere dhe hajni. Jo vetëm kaq, PAN-i janë edhe injorantë aq sa pjesa e madhe e tyre nuk dinë as formularin e deklarimit ta shkruajnë siç duhet.

Si mendojnë se mund të mashtrojnë popullin me përralla të njëjta që 20 vjet, populli ua tregoi ku e kanë vendin, ende nuk mbushen mend duke vazhduar me flamurin e patriotizmit si mburojë për krejt mashtrimet, po në të njëjtën formë vazhdojnë akuzat kundër qeverisë për mashtrim.

Këta që e nënshkruan asociacionin, sot e akuzojnë Kurtin për të njëjtën gjë, këta që i falën Malit të Zi 8200 hektarë tokë i kërkojnë Kurtit mbrojtjen e sovranitetit. Këta që kanë vjedh edhe në varreza, akuzojnë Kurtin për dështim, etj.

Qëllimi i opozitës është ardhja në pushtet me u kthye prapë tenderëve, hajnisë, kapjes së shtetit. Ky është halli i vërtetë i opozitës, por jo edhe halli i qytetarëve në emër të të cilëve thirrën. S’kanë të drejtë të thirrën në emër të qytetarëve, po këta qytetarë i dërguan në opozitë, e si duket të gjatë e kanë jetën nën hije.

Derisa vazhdon me këtë diskurs publik opozita s’ka asnjë shans të rikthehet në pushtet edhe sikur të bashkohet në një listë të përbashkët. Njohja e gabimeve është prelud për të ri-gjetur formulën e suksesit, shto këto edhe një sërë hapash e që lidhen me reformat e nevojshme.

Nuk rrëzohet Abin Kurti nga shkaktarët që e sollën në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat