Protagonistët e analizave të politikës ditore në Kosovë..!

Opinione

Protagonistët e analizave të politikës ditore në Kosovë..!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 20:03
Ismail Muçiqi

Qytetarët e Kosovës vite me radhë po përballen dhe po dhunohen përmes disa mjeteve të informimit përkatësisht disa televizioneve private të cilave nuk u dihet prejardhja e financimit dhe misioni i tyre. Shteti i Kosovës është në udhëkryq, në përballje të kahershme me serbinë e cila asnjëherë nuk e la të qetë këtë tokë e cila është e përgjakur me djem dhe vajza të këtij populli.

Në kohën kur diplomacia ndërkombëtare e ka shtuar ritmin dhe dinamikën për të arrite marrëveshje, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe serbisë. Skena politike e këtij vendi është ngrit në këmbë duke akuzuar mazhurancën në pushtet me fjalorin më të rëndë dhe më denigrues të komunikimit. Mediumet televizive të cilat më shumë janë filiale të financuara nga grupet e interesit nga bizneset shumë të dyshimta të cilat janë të lidhura me partitë politike dhe me liderët e tyre me vite janë duke i promovuar individ të caktuar si “analistë” të cilët janë bërë “njohës” i të gjitha rrjedhave politike, ekonomike, e gjeostrategjike, e të cilët po i dhënë vetit të drejtë si shpëtimtar të Kosovës dhe popullit të saj.

Njeriu normal i cila ka pak durim ti dëgjoj këta “pseudoanalistë” si vjen turp që në shekullin e 21 pas 23 viteve liri të ballafaqohemi me këtë soj të njerëzve të cilët as nuk dinë, as nuk kanë moral, as kulture komunikimi, as kultur njerëzore, e mos të flasim për “patriotizmin” e tyre?!. Këta janë shkaktarët kryesorë të cilët po i helmojnë shikuesit [qytetaret] përmes të ashtuquajtura debate politike. Këta individ të cilët i kanë uzurpuar ekranet televizive në cilësinë e analistëve llomotisin me orë dhe ditë të tëra duke shprehur mendësinë e tyre primitive, me plotë urrejtje patologjike të cilat po të zbatohej kodi i etikës dhe rregullat mediatike këta nuk do duhej të kishin vend në mediumet tona.

Është shumë shqetësuese kur njeriut i dëgjon këto debate të cilat më shumë i ndihmojnë dhe e udhëzojnë politikën serbe në Beograd duke dhënë ide të pa imagjinueshme si ishte ajo e Fatmir Limaj se veri i Kosovës mund të bëhet protektorat në favor të serbëve dhe serbisë. Si mund t’i thonë veti këta “pseudoanaliste” të cilët biografia dhe veprimtaria e tyre politike, shkencore, diplomatike është zero. Të dalësh para opinionit si analistë patjetër duhet të jesh pjesë apo përfaqësues i ndonjë instituti politikë, apo diplomatik, apo njeri i përgatitur ne qendrat elitare te shkollimit ne marrëdhënie ndërkombëtare te shteteve.

Në momentin e tanishëm kur para Kosovës dhe serbisë është afruar plani Franko – Gjerman për normalizimin e gjendjes këta “pseoudoanalistë” duke u munduar të promovohen si patriot të mëdhenjtë e akuzojnë Qeverinë në pushtet dhe Kryeministrin Kurti për qëndrimin e tij shumë vizionarë ndaj këtij procesi Franko – Gjerman. Këta të cilët e kanë nënshkruar asociacionin dhe kanë bërë gabime të njëpasnjëshme në dialog me serbin tani po shihet se pataten e nxehtë ja kanë lëshuar në dorë Albin Kurti. Edhe një herë kamë thënë se vetëm naivët dhe shkurtpamësit në politikë mendojnë se serbia do ta njohë shtetin e Kosovës.

Serbia po kërkon vazhdim dhe zgjatje te dialogut për të fituar kohë duke shpresuar se raportet gjeopolitike dhe gjeostrategjike do të ndryshojnë në planin ndërkombëtar për tu rikthyer në Kosovë. Andaj serbia mund të ndalet dhe të ndryshoj qasjen vetëm atëherë kur shteti i Kosovës zhvillohet dhe forcohet në aspektin e sigurisë duke investuar në forcat tona të armatosura me armatimin më modern duke i zhvilluar raportet miqësore me miqtë tanë ndërkombëtarë. Herdokur opinioni dhe gjenerata e re duhet ta di se serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës. Serbia do të bëhet paqësore vetëm atëherë kur kufijtë tanë do të monitorohen dhe do të mbrohen nga aeroplanët, raketat dhe tenkat të cilat tani po dalin nga hangarët e fuqive të mëdha për t’i bërë ballë agresionit rus në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat