Serbia ta krijojë e para Asociacionin e komunave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, pastaj Kosova Asociacionin e komunave me shumicë serbe!

Opinione

Serbia ta krijojë e para Asociacionin e komunave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, pastaj Kosova Asociacionin e komunave me shumicë serbe!

Nga: Faton Mehmeti Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 20:30
Autori Faton Mehmeti

Kur flasim për të drejtat e minoriteteve, si askush tjetër serbët gëzojnë ato. Por, nuk ndodh kështu me shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. E njohur si Lugina e Preshevës, administrativisht ishte ndarë nga Kosova në vitin 1945 prej komunistëve jugosllav në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës, me Leposaviqin dhe Zubinpotokun, të cilat në atë kohë kishin popullsi shumicë sllave. Qëllimi i kësaj ndarjeje ishte copëzimi i trungut shqiptar dhe defaktorizimi i tyre, si në aspektin politik, por edhe nacional.

Sipas regjistrimit të para pak muaj, në Preshevë janë regjistruar 58 mijë e 845 banorë, mbi 54 mijë qytetarë janë regjistruar në Bujanoc dhe mbeten edhe diku rreth 90 shtëpi të regjistrohen. Derisa në Medvegjë rreth tetë mijë janë regjistruar.

Ende nuk është përmbyllur procesi në Medvegjë dhe Bujanoc. Afërsisht janë mbi 100 mijë shqiptarë që janë regjistruar. S’ka dyshim se shqiptarët atje janë shumicë edhe vet gazeta serbe "Kurir " shkruan se jo vetëm në Bujanoc , Preshevë , Medvegjë shqiptarët janë tashmë shumicë, por së shpejti do të jenë shumicë edhe në Vranjë, Leskovc dhe Nish.

Derisa serbët në Kosovë janë diku 25.575 apo 1.47 %.Serbia për 25 mijë serbë kërkon Asociacion, shqiptarët në Serbi janë edhe katër herë më shumë, pse edhe zhqiotarët në Serbi, repsektivisht në Luginën e Preshevës mos të kenë Asociacion. Shqiptarët atje janë të shkelur, nuk guxojnë as Flamurin Kombëtar ta vendosin në objekt të komunave ku janë shumicë, ndiqen e nëpërkëmbën si skllevër.

Nëse qenka Asociacioni i mirë, ta provojë Serbia në vend të vet, pastaj e bëjmë edhe në Kosovë. Ndonëse s’ka asnjë arsye pragmatike për Asociacion, serbët kanë të drejta si askush askund. Qëllimi i Serbisë s’ka të bëjë me serbët por me Serbinë, konkretisht krijimin e Serbisë vogël brenda Kosovës. Po të ishte diçka e mirë, Serbia do e krijonte Asociacion në vendin e saj. Kosova nuk duhet ta pranojë Asociacionin, preludin për krijimin enkalave serbe, si bombë për luftë në të ardhmën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat