Rama dhe Velia turpëruan Shqipërinë dhe Tiranën

Opinione

Rama dhe Velia turpëruan Shqipërinë dhe Tiranën

Nga: Milazim Maraj Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 23:49
Autori Milazim Maraj

Rama dhe Erion Velia e turpëruan Shqipërinë dhe Tiranën. Turpëruan Kryeqytetin dhe Shtetin që e përfaqësojnë. Këta treguan së janë pjellë e një kaste që në Shqipëri sollën gjithmonë fatkeqësi. Esad Pash Toptani me veprën e vet tradhtare humbi respektin e shqiptarëve, por krimineli Aleksandër Vuçiq i dërgoj kurorë lulesh të varri i tij dhe i tha:” Serbia nuk i harron miqtë e vet”. Enver Hoxha që aq shumë e donin shqiptarët sepse nuk kishin çka të zgjidhnin në mes Titos dhe atij.

Ai i bë nxënës i dobët i Milladin Popoviqit dhe Dushan Mugoshës. Dekorojë Titon, Rankoviqin, Milladin Popoviqin, Dushan Mugoshën në kohën kur këta shpërngulnin shqiptarët e Dardanisë që nga Lumi Drina e deri në kufijtë e sotëm të Kosovës. Atij nuk i bëri fare përshtypje vrasja e 9200 shqiptarëve të Bihorit në janar- shkurt të vitit 1943 dhe vrasjeve e burgosjeve tjera anë e këndë trojeve tona, që i la jashtë shtetit të vet dhe nuk e ngriti zërin kurrë për mbrojtjen e tyre.

Tradhtari i radhës është Fatos Nano që bëri marrëveshjen e Kretës më Sllobodan Millosheviqin dhe u tregoj shqiptarëve të Dardanisë ku është Beogradi. Tradhtari i radhës është Rama i cili i futi Kosovës dhe shqiptarëve jashtë Shqipërisë thikën pas shpine me marrëveshjen për “Shëngenin e Vogel” pasta për Ballkanin e hapur.

Tani Tirana nuk e durojë një rrugë me emrin Ibrahim Rugova shqiptari vizionar që bëri Kosovën të pavarur dhe la të hapur bashkimin e Kosovës më Shqipërinë. Ndoshta kjo e fundit i nevrikosi, nuk u pëlqente juve. Ju zotëri nuk u turpëruat kur vratë dhe po e fshihni edhe sot e kësaj dite vrasësit e Kolonel Ahmet Krasniqit, Ilir Konushevcit, Hazir Malës, dy djemve të patriotit Sylë Mehmetit vet kaloj jetën në burgje të Jugosllavisë, djali i tij Ibrahimi ishin luftëtarë në Koshare, ju vratë edhe shumë të tjerë. Më këtë po tregoni që Shqipëria nuk mund të zgjedh atë që i përfaqëson shqiptaret dhe interesat e tyre. Kjo përkujton së në Shqipëri edhe sot e kësaj dite funksionon tutela serbe dhe ruse.

Më këtë na përkujtoni vrasjet e atyre që e bënë Shqipërinë, por nuk i lejuat që të bëjnë Shqipërinë e vërtetë me kufijtë e vet të natyrshëm. Ju na treguat që për pushtet edhe më tutje jepni shtet. Heqjen e Emrit të Rrugës Ibrahim Rugova e bëtë pikërisht në përvjetorin e vrasjes së 10 shqiptarëve, plagosjes së 25 të tjerëve dhe shpërnguljes nga shtëpitë dhe tokat e tyre 12.000 të tjerë pas lufte në vitin 2000. Mallkuar qofshi, ju mallkoftë populli dhe historia shqiptare.

505.02.2023 Vrellë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat