Serbia kërcënon Albinin dhe perëndimin!

Opinione

Serbia kërcënon Albinin dhe perëndimin!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Të ngulësh këmbë në përmbylljen e konfliktit, mes Kosovës dhe Serbisë, kur Serbia deklarohet haptas se nuk e njeh Kosovën si shtet, është diçka që nuk përbihet dhe të mbetet në fyt!

Kur, kësaj i shtohet kjo gjella e vetëknaqësinë tonë dhe mungesa e unitetit, atëherë krijohet një llakërdi e cila as nuk pihet dhe as nuk hahet për politikën gjithëshqiptare!

Pra, Serbia me ëndje ushqehet me këto t’meta tona, i filtron ato, pastaj i bashkangjet këto ato politikat e mashtrimit verbal. Metoda këto, mjaftë mirë të kamufluara me një stil “nënshtrimi dhe kërcënimi edhe ndaj Perëndimit"

Pse Amerikanët dhe Europa dëshirojnë që kjo portë e mbyllur me qelësin e gjenocidit serbosllav të hapet përmes dobësive tona?
Në kërkim të hapjes së kësaj porte, të thuash se është në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kush e beson këtë, përderisa shqiptarët e atjeshëm janë në burgun serb!

Të thuash se Edi Rama dhe shqiptarët e Maqedonisë Veriore, mbajnë në vete si sekret, edhe kjo nuk është e vërtetë, sepse këta bashkarisht janë dorëzuar përpara botës serbe!

Të thuash se ish opozita e Kosovës e kishte dikur një zgjidhje të problemit, shqiptaria nuk e beson këtë përrallë të trishtë!
Pse atëherë, Vuçiqi ngul këmbë dhe bën be se, këta e kishin një marrëveshje t’mirë për Serbinë?

Akuza të përafërta dhe idiotike ndëgjohen edhe nga eprorët LDK , PDK dhe AAK!

Ky faj, kjo “intrigë” kërkoj azil përtej Oqeanit Atlantik, si një “gur i qmueshëm” për pushtet!

Paknaqësia e Serbinë, pse Kryeministri Albin Kurti qenka mospërfillësi i dëshirave serbe, dhe kokëfortë ndaj Perëndimit, duket si diçka e pa mundëshme për Serbinë që t’vrajë dy zogjë me një guri!

Në anën tjetër, mendjemadhësia e politikanëve tanë, ngecja e përbashkët gjithëshqiptare për problemet e mbrendshme të shtetit, mungesa e një kërkese të përbashkët dhe unike nga ana e jonë, është dilema e politikës amerikane!

Pra, nuk jemi të zëshëm si shqiptarë, përballë Serbisë, e cila krenohet edhe sot për gjenocidin e viteve të luftës.

Heshtja jonë kolektive mbulon të vërtetën, por ndëgjohen vetëm vajtimet e Serbisë, akuzuat ndaj nesh. Kohëve të fundit Serbia ka fillua të akuzoj edhe vetëveten përpara Perëndimorëve, duke i falendërua ata për ndihmën dhe zhvillimin ekonomik, dhe duke u kërkua falje se; kan ca probleme të vogla përmbrenda Serbisë nga “disa forca të mbrapshta proruse”, përndryshe gjithëçka do të ishte në rregull nga ana ana e jonë për Kosovën asnjëherë shtet!

Kjo strategji e Vuçiqit është një pluhur temjani dhe një mall i turpit për tregun e Perëndimit, nëse mbllaqitet si diçka e vlershme për të ardhmen globale dhe për Serbinë drejtë EU dhe Perëndimit!

Serbia e Vuçiqit, haptas deklarohet se paskan humbë mundësinë, “pse më heret s’ditën të bindin Amerikën, me këto “mashtrime të arta që bëjnë sot”.

E kundërta e kësaj janë fjalët kërcënuese dhe të drejtëpërsdrejta për shtetin tonë! Kjo dehje temjani nga sjelljet e sinqerta të demokracisë amerikane është vetëm një harresë në kohë, sepse politika e Amerikës, përherë e nisë “luftën” me të mirë dhe me sjellje t’buta enjerëzore. Serbia ka gjetë kohë të “besojë” se është e mundëshme që me ndihmën e Perëndimit të urtojë shqiptarët “kokëfortë” të cilët qenkan pengesë e dëshirave të Vuçiqit.

Kjo intrigë vërtetohet edhe nga opozita e turpit për pushtet!

Serbia është e sigurtë se me fjalë, për kërkesa dhe dëshira për botën e vetë, nuk bombardohet nga askush, prandaj edhe nuk ndalin propagandën antishtetërore ndaj Kosovës.

Kurse opozita e jonë, sulmon vetëveten me ëndrra të bajraktarizmës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat