Kurti, “selam” nga Stambolli!

Opinione

Kurti, “selam” nga Stambolli!

Nga: Hisen Berisha Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 23:38
Autori Hisen Berisha

Vizita në Turqi e Kryeministrit, vije si karakter politik i deformuar i raportit të shtetit të Kosovës me botën perëndimore. 

E para, mungesa e institucioneve shtetërore në mëngjesin e lutjeve në SHBA paraqet një hendikap për shtetin e Kosovës, në arenën e vendimmarrjes perëndimore. 

Pra, mungesa e Presidentes dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës,  në mëngjesin e lutjeve në SHBA, apo tendenca e zëvendësimit për ta kompensuar ketë mungesë, me lutjet ne xhaminë Ajasofija të Stambollit, duhet lexuar si pretendim i zhvendosjes së orientimit të shtetit të Kosovës nga rruga perëndimore në diplomacinë ndërkombëtare.

E dyta, tendenca për ta zëvendësua mëngjesin e lutjeve në SHBA, me lutjet në xhaminë Ajasofija, në Stamboll, tregon kastrimin politik të një figure edhe ashtu sterile nacionale siç është Albin Kurti. Në qendrën e secilës vizitë, lexohet kjartë marrja me qira e komunitetit turk, që jeton në Mamushë të Perzerenit, për ti mbyllur ata në asociacionin e komunave me popullsi dominuese serbe, me pretekstin e arsyetimit të tradhtisë kombëtare të Kryeminisrit aktual të Republikës së Kosovës, veprim ky që s’është gjë tjetër veçse një tis e hollë për të mbuluar ndryshimin e karakterit kushtetues të Kosovës .

Krejt "Luftën Nacional Çlirimtare", shqiptarët në Shqipëri, e kanë bërë krah bllokut antifashist, pra e kishin diell të tyre orientues politik e luftarak Winston Chuchillin! Pas lufte harruan Churchillin, e morën Stalinin! Pra, luftuan me mësimet e Chuchillit, dhe e kishim prijës, pas lufte u orientuan kah Stalini.

Kjo po ju ndodh shqiptarëve të Kosovës sot. Tërë luftën çlirimtare që nga Deklarata e Pavarësisë së 2 Korrikut ’90,  e deri në 10 Qershorin ’99 dhe Marrëveshjen e Kumanovës, i kishim si prijës dhe orientim strategjik SHBA, tani shkojmë e falemi në xhaminë e sulltan Erdoganit e të Putinit në Stamboll.

Nuk ka një refleksion më identik se sa ky riciklim i historisë. Nuk ka ngjashmëri ma identike të ecjes aktuale të kësaj qeverie, më ecjen që ka bë Partia Komuniste Shqiptare, pas "Luftës Nacional Çlirimtare", në Shqipëri e Kosovë bashkërisht. Aq identike është si dy binarët e hekurudhës! 

Një përsëritjeje identike, pas 80 viteve që e ka kaluar shteti i Shqipërisë pas LDB me partine komuniste, i ngjanë vetëm kjo që po i ndodh sot politikës e shtetbërjes kosovare. 

Të gjitha spekulimet tjera me retoriken e Kryeminisrit, janë shtresa mbi qëllimin kryesor. 

Rruga diplomatike e shtetit të Kosovës permanent duhet të kaloj nga Uashingtoni në Prishtinë dhe nga Prishtina në Uashington. Nuk ka ndalesa as në Stamboll as Bruksel. Pra një linje fluturime direkt, jo me ndalesa ne Ajasofija që të synetohen politikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat