Asociacioni versus Ligjit Ndërkombëtar për Pakicat Etnike

Opinione

Asociacioni versus Ligjit Ndërkombëtar për Pakicat Etnike

Nga: Zija Lleshi Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:42
Zija Lleshi

Zoti Gabriel Escobar, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, pandërprer ushtron presion në qeverinë e Kosovës që të themeloheet “Asociacioni”. Si demokrat, cfarë e konsiderojm dhe e respektojm, dhe pa dyshim se duhet të jetë i till, mendojmë se ai as që synon për themelimin të atij asociacioni të propozuaar nga Sërbia të cilin Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vërtetuar se ka shkelur kushtetutën në 23 nene të saj. Por Sërbia atë propozim - asociacioni ende nuk e ka korrigjuar në asnjë nga ato 23 nene. Pse nuk e ka korrrigjuar kjo nuk dihet. Tjetër asociacion nuk ka në qarkullim. Asnjë kryeministër i Kosovës nuk do të mundte të nënshkruante dokument që shkelë Kushtetutën e Kosovës në 23 nene. Prandaj as Kryeministri Albin Kurti.

Problem tjetër që paraqitet lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë sërbe në Kosovë, (në vazhdim “Asociacioni”), për të cilin angazhohet ngutshëm Escobari, është radhitja e hapave dhe aspekti procedural. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se “Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke”. Dhe lidhur me këtë ka paraqitur gjashtë pikat të cilat duhen të përmbushën. Kjo radhitje për Kosovën në aspektin faktik dhe të kaluarës historike është e rëndësisë fundamentale për ardhmërinë e shteteve të Kosovës dhe Sërbisë dhe paqën dhe stabilitetin në Ballkan. Duhet të jenë garancionet ndërkombëtare të forta, tepër të forta, jashtëzakonisht të forta (posaqërisht tani kur dijmë se si është gjendja në Bosne), që eventualisht të anashkalohet radhitja. Ndërkaq një skenar i till vështirë është i mundshëm.

Shprehimisht duhet thënur zotit Escobar me letra të hapura. Sërbia gjatë historisë ka krye më gjatë se një shekull gjenocid sistematik dhe periodik ndaj shqiptarëve. Nga dikur “Pashalluku i Beogradit” nëpërmjet pastrimit etnik dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve autokton në tokat stërgjysore, Sërbia ka zbritur në jug deri në kufi të sotëm me Kosovën, madje edhe këtu detyrohet të ndërpret gjenocidin dhe ekspansionizmin për shkak të luftës UCK-s dhe intervenimit të NATO-s. Kush do t´i besonte premtimeve të kësaj Sërbie deri dje gjenociduese? A do t´i besonte vetë Escobari? Me “Asociacion” fillimisht kërkon Sërbia që në Kosovën e vogël të krijojë edhe një Kosovë tjetër edhe më të vogël, si “Srbska Republika” në shembullin e Bosnës. Më në fund nuk ka arsye për dilema e paqartësi dhe të gjithë i siguroi Dodiku kur tha se ai asociacioni do të jetë nesër “Srbska Republika” në Kosovë. Sërbia këtë deri tani nuk e ka kundërshtuar. Turri i Sërbisë pas “Asociacionit” e dëshmon këtë dhe frikëson për shkak të pasurive të këtij territori. Në fillim të vecohet territori më i pasur. Në fazën tjetër të shkëputet. Kanë thënë të vjetërit se “Gënjeshtra dhe mashtrimi i kanë këmbët e shkurtëra” - na kujtohet kur e dëgjojm Dodikun. Sypozojmë se këtë thënje e ka dëgjuar në rininë e vetë të herëshme edhe Escobari.

Prandaj radhitja e kundërt e hapave ndaj asaj që ka deklaruar Albin Kurti, nuk ka as më të vogëlin dyshim, do të prodhonte konflikte të reja. Në “Asociacion” kuptohet “fshihet lepuri” – territori. Vuciqi nuk e ka hallin e të drejtave të pakicës etnike sërbe në Kosovë (edhepse thirrët në atë) sepse sërbët gëzojn “diskriminim pozitiv” në Kosovë. Vuciqi kërkon territor. Zoti Escobar, në misionin për të cilin kemi shumë respekt, ka ardhur që të mbyllë konflikte dhe të mos lejohen gjenerim të konflikteve të reja dhe ekspansion të Sërbisë. Sadoqë Escobar është deklaruar se asociacioni do të bëhet duke respektuar Ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, gjendja në Bosne lër shumë për të dyshuar për hapje të plagëve të reja në Ballkan ende pa u shëruar ato në Bosne.

Nuk ka arsyeshmëri për themelim të asociacioneve nëse respektohet dhe nuk shkelët Ligji Ndërkombëtar për Pakica Etnike. Por për Vuciqin kjo nuk vlenë sepse vetëm “Asociacioni” njëherit nënkupton edhe territor. Kosova atë ligj e ka respektuar dhe e ka tejkaluar nëpërmjet “diskriminimit pozitiv”. Atë që e tha tani Dodik e ka deshifruar i pari Albin Kurti, që në start kur flitej për “Asociacionin”, duke paralajmëruar “tendencën e mshefët të Sërbisë për Bosnjëzimin” e Kosovës. Një asociacion i tillë e bënë Kosovën përgjegjëse edhe në hapsirën ndërkombëtare sepse si rast precedent botëror shkakton dëm të madh ndërkombëtar. Nuk ka në botë shtete pa pakica etnike. Me themelimin e “Asociacionit” si rast precedent, gjysa e më shumë e shteteve në botë do të futeshin në konflikt ndërshtetëror në mes vedi si shtete fëqinjë për kufijë e territoralizime të reja brendashtetërore.

Asociacioni do të kishte kuptim si kërkesë në ato shtete ku shkelët Ligji Ndërkombëtar për Pakicat Etnike. Në Kosovë ky ligj, sic u tha, jo vetëm që respektohet plotësisht por madje tejkalohet me “diskriminim pozitiv”. Cdo asociacion ka karakter dhe dimension shtetëror dhe nuk mund të jetë zëvendësim i një ligji me dimension ndërkombëtar, cfarë është Ligji Ndërkombëtar për Pakica Etnike. Brenda në vend Sërbia është kundër të dyve, edhe kundër asociacionit për shqiptarët dhe njëherit shkelë edhe Ligjin Ndërkombëtar për Pakicat Etnike. Në Sërbi ka ca. 20% pakica etnike (në Kosovë janë 3% sërb, e 95% shqiptarë). Deklarimi i Escobarit se themelimin e “Asociacionit” do ta bënë me të tjerët nëse këtë nuk e bënë Albini, le të na falë z. Escobar, por ky nuk është gjest demokratik, cfarë jemi mësuar të dëgjojmë nga z. Escobar, dhe anashkalon votën e lirë si dhe nuk është në frymën e standardeve dhe demokracisë perëndimore.

Një rregullë e artë në shkencë decidivisht thot: “ Nëse eksiston mundësia që procesi të zhvillohet në drejtim negativ, ai edhe do të zhvillohet në atë drejtim!” Kjo rregullë e artë e shkencës i obligon reptësisht studiuesitë që të jenë sa më të vëmendshëm, sycelët e vigjilent, të mbyllën të gjitha “vrimat” dhe në hulumtime të mos lejojnë as mundsinë më të vogël që procesi të zhvillohet në drejtim negativ. Kurse Sërbisë në këtë aspekt nga ndërkombëtarët gjatë historisë i janë lër jo vetëm vrima por edhe dyerë të hapura apo gjysëm të hapura. Në këtë kontekst shiqohet edhe asociacioni për të cilin angazhohet Escobar, e për të cilin u deklaruar edhe Dodik. Nga kjo rregullë e artë nuk përjashtohet askush. Asnjë hulumtues, i ri apo i vjetër, asnjë punëtor shkencor, prandaj as Escobari, me respektin më të madh për atë, pra edhe atëherë kur ai angazhohet për asociacionin, paqën dhe stabilitetin në Ballkan. Problemet në Bosne në këtë vështrim janë edhe një dëshmi më tepër, e cila si dëshmi do të dyfishohej, në bazë të deklarimit të Dodikut për rastin në Kosovë. Dëshmi dhe vërejtje. Edhe mjekët do të bënin vërejte e do të thonin se edhe një plagë e vogël po të lejohet në trup mund të zhvillohet dhe të shkaktojë vdekjën e sigurtë.

Është e pa njohur se cfarë të drejta mund të ofrojë asociacioni sërbëve në Kosovë më shumë se “diskriminimi pozitiv” i cili ofron akoma më shumë të drejta dhe përtej Ligjit Ndërkombëtar për Pakica Etnike dhe nuk lër asnjë arsyeshmëri bindëse për asociacionin për të cilin flitet. Kosova kërkon nga Sërbia hic më shumë se të njëjtin trajtim dhe reciprocitet për shqiptarët në Luginë, dhe Sërbia refuzon. Asociacioni ka rrezeveprimi dhe obligim bilateral në mes dy shteteve, kurse Ligji Ndërkombëtar për Pakica Etnike ka rrezeveprim dhe obligim për të gjitha shtetet në botë.

Escobar ushtron presion dhe kërkon nga Kosova themelimin e “Asociacionit” dhe me këtë edhe vetëdënim të Kosovës dhe veprim të kundërligjshëm dhe kundërkushtetues. Escobar ka deklaruar: “Asociacioni do të jetë baza e marrëveshjës së normalizimit të marrëdhënjeve Kosovë - Sërbi. Nuk do të jetë një Republika Srbska dhe do të jetë komplet në përputhje me ligjet e Kosovës”. Escobar kësaj duhej t´i ketë shtuar edhe respektimin e RECIPROCITETIT, që Albin Kurti gjithnjë e përmend dhe e thekson, e që është rregulla e parë demokratike në marrëdhënjet diplomatike në mes dy shteteve. Atë që e ka thënë Escobar tingllon bukur, si këngë e muzikë, por në praktikë këtë e demanton historia, “kjo mësuese përherë e jetës”. Këtë e demanton edhe rasti në Bosne. “Asociacioni” do të paraqiste territorializim në baza etnike brenda shtetit dhe një nivel të ri të pushtetit, jashtë rregullimit shtetëror unitar të Kosovës dhe do të conte deri te shkatërrimi i shtetit dhe shtetësisë së tanishme.

Lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë sërbe në Kosovë, “Asociacionin”, për të cilin angazhohet ngutshëm Escobari, me shumë rëndësi është radhitja e hapave dhe aspekti procedural. Ngjarjet historike detyrojnë Kosovën për kujdes të shtuar në radhitjën e hapave dhe veprimit për një paqë të qëndrueshme dhe stabilitet në marrëdhënje me Sërbinë. Në histori Sërbia është treguar gjenociduese ndaj shqiptarëve dhe e pa besë sistematikisht më gjatë se një shekull. A jep kjo arsye t´i besohet kësaj Sërbie?! Prandaj Escobari duhet ta dijë se objektivisht për Kosovën është e një rëndësie kryesore radhitja e hapave dhe në fillim, pra si bazë, të jenë njohjet reciproke të shteteve të Kosovës dhe Sërbisë, situatë që do të krijonte një mirëbesim sado të vogël për cështjën e asociacionit më vonë. Kjo radhitje garanton paqë. Radhitja e kundërt con më vonë në konflikt. Sërbisë kur i mugojn të gjithë argumentet tjerë zgjidhje kërkon drejt ngatërrimit dhe radhitjës së hapave. Mandej mos të mërzitet e të befasohet zoti Escobar! Pasojnë gënjeshtrat tjera të radhës. Dobrica Cosic, dikur President i Sërbisë: (“Gënjeshtra është interes shtetëror i Serbisë”).

Cfarë duhet ofruar pakicave: të drejtat që u takojnë, apo pushtet dhe shtet jashtë shtetit ku gjindën? Apo shkëputje e tyre në vend që të jenë urë lidhëse? Kjo është pyetje fundamentale. Për këtë arsye eksiston Ligji Ndërkombëtar për Pakicat Etnike, i cili nuk ka zëvendësim, dhe më këtë zgjjidhën në mënyrë universale edhe problemet e tilla ca më komplekse lidhur me pakicat etnike. Kosova e respekton këtë ligj. Edhe Sërbia ka detyrim ndërkombëtar që të mos e shkelë këtë ligj por duhet ta respektoj të njëjtin ligj edhe karshi Kosovës edhe brenda në Sërbi. Por Sërbisë i interesojn territoret dhe ekspansionizmi, qoftë edhe kundër cfarëdo ligji. Posaqërisht, smundje e traditës koloniale të saj, kur ato territore kanë pasuri natyrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat