Opozitarizmi i sforcuar bën efektin e kundërt

Opinione

Opozitarizmi i sforcuar bën efektin e kundërt

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 7 shkurt 2023 Në ora: 15:14
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Mjafton sulmi i opozitës, duke i thënë Albinit "tux", për të amortizuar opozitarizmin e mëtejmë, sepse Albini ka dëshmuar të kundërtën, qoftë përballë pushtuesit, ndërkombëtarëve, ish-opozitës. 

Shkrimtari Gorki porosiste: "Mos u mundoni të mohoni gjithçka tek kundërshtari, sepse rrezikoni të mos u besojë askush për asgjë". Pamëdyshje, Besnik Bislimi, është një intelektual i kompletuar dhe, mbi të gjitha, një burrë i matur, që shpërfaqë edukatë dhe integritet të drejtëpeshuar.

Megjithatë, mendoi se Albini gaboi, kur minimizoi, kuturu, përgaditjen profesionale të ish-ministrave të tij, në qeverisjen Kurti-1, pjesë e LDK-së, në raport me Besnikun e VV-së. Përndryshe, koalicioni LVV dhe LDK, ka qenë më i qëlluari, sepse përjashtoi bandën PAN nga qeverisja kriminale, deri në tradhti, siç ishte lobimi i paguar, hiç më pak se nga presidenti Hashim, për ndarjen e Kosovës. 

Kompozimi i Qeverisë Kurti -1, në përgjithësi, ishte profesional dhe ka funksionuar, mrekullisht mirë. Prishja e këtij koalicioni ka qenë ogurëzi dhe me prapavijë të poshtër politike, me ndërhyrjen e shefave të PAN-it, drejtëprdrejtë ke Grenelli amerikan. Zhvillimet e asaj kohe, e kanë zbuluar këtë intrigë të pistë.

Përçmimi i bërë nga Kurti, përkatësisht, fyerjen, nuk arriti ta menaxhojë, intelektualisht, Hoti. Dhe, në reagimin ndaj Kurtit, nga "Zëri i Amerikës", ishte nën çdo nivel, duke zbuluar më shumë se sa duhej, se, tashmë, "për dialogun vendosë opozita dhe jo Albini!" Realisht, opozita zgjodhi rrugën më të keqe, në synimin për largimin e Kurtit nga posti i kryeministrit - spiunimin ke emisarët amerikanë, të emëruar për mbikëqyerjen e dialogut Kosovë-Serbi. Dhe, kjo u pa me reagimin e pamatur, të bërë nga Escobar, se "kam gjetur partnerë të bollshëm për dialogim edhe pa Kurtin!"

Opozita e pranoi, madje lehtësisht, Asociacionin, duke e tradhtuar, keqas, Kurtin, sepse, faktikisht, mbeti i vetmuar, me VV-në e tij dhe Listën "Guxo! Opozita, me kokëtimet dhe intrigimet, prapa shpinës të qeverisë, nuk le vend për "shtyrje në pazar" lidhur me Asociacionin. Gjithçka po shkonte drejt "fait a copli" (siç thonë frengët), faktit të kryer! Opozita kishte dy qëllime të liga

1) Rrëzimin e Kurtit nga pushteti dhe

2) Mbrojtjen e ish-shefave të tyre, Hashimit dhe Isës, nënshkrues, pse jo, edhe deputetët mjeranë votues!

Këtë nuk e prisnin shqiptarët dhe u hatëruan shumë. Sepse, pavarësisht shkollimit të tyre, tashmë, kanë preçedentin boshnjak, se çfarë domëthënë Asociacioni për serbët në Kosovë. Dhe, nga 31 marrëveshjet e  mbetura në dosje, u zgjodh, si kusht i parë themelimi i Asociacionit, edhe pse nuk figuron fare në Kornizën franko-gjermane! Edhe sikur të pasojë njohja e Serbisë për Kosovën, Asociacioni njëetnik, në një të ardhme, mund të ngjallët, si lugat, si bazë e inicimit të procesit të shkëputjes të Veriut të Kosovës.

Protesta e parë kundër amerikane në Kosovë!

Letra proverbiale e Albin Kurtit, "Shko Hashim (në Hagë)", ishte nga më realet, më të qëlluarat, për njeriun e plotëfuqishëm në Kosovë, i cili keqpërdori pozitën zyrtare, në mënyrën më të vrazhdët, duke kulmuar me konspiracionin me presidentin serb, Vuçiq, Edvin Ramën dhe Baton Haxhiun, me lukuninë e tij të ideologjisë prosllave, zyrtarët e lartë të PDK-së, Pacollin, Valon Muratin, kinse i "Lëvizjes për Bashkim", që nuk ka as kryesi të partisë dhe njihet si bisht e krijesë e llumhanës PAN-iste.

Por, Albini u pendua, "Hashimi nuk është kriminel", edhe pse kundërshtarët e tij politikë shqiptarë, ishin ekzekutuar, sipas listës emërore, të hatuar në Tiranë, nga SHTAB-istët e Rogner-it, në krye të të cilit ishte, pikërisht, Hashim Thaçi. Për rrjedhojë, Albini humbi shansin, për ta përdorur argumentin e fortë, si dëshmi se Asociacioni është imponuar nga Thaçi, me nënshkrimin ilegal, nga presioni shantazhues serb, për të shpëtuar nga akuzat për krimet faktike të luftës.

Marrja në mbrojtje e Hashimit, duke e rehabilituar atë, se ai nuk ka bërë krime, nuk kaloi pa u vënë re nga amerikanët vigjilentë, syçelë. Ndërkohë, akuza për krime është, pikërisht, nga Amerika, duke sjellur fakte bazike. Rrjedhimisht, Albini ra ndesh me amerikanët dhe kjo është skandaloze. Pendimi i Albinit, ndikoi në organizimin e protestës së parë kundra-amerikane, kinse të organizuar nga huliganët e Molliqaj dhe krerët rrugaçë të OVL të UÇK-së. Pleqtë e hershëm thonin: "Po i hype mizës, dihet se ku të çon"! Nj turmë e mashtruar, e manipuluar nga banditët SHIK-ut, argatë të Serbisë, duan ta rrënojnë miqësinë shqiptaro-amerikane. Dhe, për ta arritur këtë, punon fort Beogradi.

Për çudë, institucionet zyrtare të Kosovës heshtën, nuk u distancuan, nga kjo protestë e turpshme, fyese dhe mosmirënjohëse ndaj Amerikës, që na sooli lirinë e gjatëpritur. Ndërkohë që e dinin se organizatore faktike ishte Serbia, njësoj si në protestat vandaliste e kriminale të mars-prillit 2004, nga ku lindi decentralizimi i komunave, e deri ke "Zajednica" e sotme! Dhe, heshtja, zakonisht, është aprovim. Amerika, e zemëruar fort, se në protestën kundër saj, morën pjesë edhe zyrtarë e deputetë të PAN-it, me SHIK-un e tij pararojë, reagoi ashpër, duke demantuar miqësinë e shqiptarëve ndaj saj, më saktë, hipokrizinë e shqiptarëve, me deklaratën bombë, enkas për shqiptarët:

"Amerika nuk ka as miq dhe as armiq të përjetshëm"! 

Ma troç, nuk ka se si të thuhet! Beogradi zyrtar, fort i entusiazmuar, i bëri koxha jehonë kësaj deklarate domëthënëse. Kjo na kujton ministrin e Jashtëm amerkan, Dalles, në vitët `50-a, kur demantonte hipokritët rrenacakë sovjetikë: "Sovjetët rusë gënjejnë, kur thonë, se "ne ndihmojmë vendet tjera pa asnjë interes!" "Ndërsa, Amerika, mbi bazën e interesave, i krijon edhe miqësitë dhe dhuronë ndihmat, - deklaronte me sinqeritet ministri amerikan Dalles".

 - V i j o n -

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat