Kush po e kërcënon aeroportin “Adem jashari” me lajme të rrejshme

Opinione

Kush po e kërcënon aeroportin “Adem jashari” me lajme të rrejshme

Nga: Dedë Preqi Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 15:38
Dedë Preqi

Disa herë në Aeroportin ndërkombëtar «Adem Jashari», po jalmërohen zëra anonim se mund të rrezikohet nga ndonjë mjet shpërthyes, gjë e cila për fat të mirë nuk doli ashtu dhe pas kontrollimit nga organet përkatëse dhe evokoimeve të stafit dhe popullit udhëtar që e frekuentojnë me mijëra në ditë këtë aeroport, lajmet e tilla deri më tani ishin të rrejshme.

Sëcili armik që ka piksynim shkakëtërrimin e një vendi dhe populli, e planifikon një tragjedi të tillë, duke i menduar pikat më strategjike kriminale e terroriste, që të fusë panik tek popullata ku është më e grumbulluar dhe vendet e frekuentuara, siq janë aeroportet apo ndonjë qendër tregëtare, për të kryer akte të tilla djallëzore kundër popullatës së pa fajshme.

Lajmet e tilla janë shqetësusese për sëcilin popull në botë, që mund të ngjajnë kudo nga grupe të tilla terroriste, poashtu edhe në vendin tonë po paraqitet diçka e ngjajshme, që po sa i ka qel sytë ky popull dhe vend, që të kthehet në normalitet mbas një lufte barbare që e shkakëtoj armiku shekullor serb, i cili me dinakëritë e vjetra, akoma sikur po shpurdhët në minutat e fundit…

Dhashtë zoti, që gjithmonë lajme të tilla të jenë të rrejshme, por nga këto lajme të rrejshme të mos fshehet edhe ndonjë lajm i vërtetë, që mund të merr ndonjë veprim djallëzor, i cili mund ta shqetësojë dhe dëshpëroj këtë popull të këtij vendi, përmes skandaleve të mundshme, që mund të rrjedhin nga njerëzit e pa ndërgjegjshëm, që tentojnë destabilizimin e Kosovës.

Lajme të tilla për fat të keq, që në realitet për fat të mirë dalin të rrejshme i kemi në Kosovë, koxho të shpeshta, sidomos nëpër shkolla, në qendra tregëtare dhe stacione të autobusave, të cilat lajme shpërndahen dhe dalin prej zërave anonim, edhe pse janë lajme të pa vërteta, sikur dikund e kanë rrjedhën, ku përmbajtja e tyre për popullatën e këtij vendi është mjaftë shqetësusese, sepse sikur ta mbushin mendjen se diçka është duke ndodhur nga ndonjë keqbërës i mundshëm.

Organizimet e tilla që vijnë nga këto lojra shqetësusese si propaganda armiqësore, i japin popullit një mesazh të frikshëm, sepse kërcënimet e tilla e rrisin panikun për të dyshuar në sigurinë dhe lirinë e njeriut të këtij populli, pavarësisht nga pushteti i organizuar, i cili në fakt mund të lidhet çdo gjë edhe përshkak të kundështimeve dhe urrejtjes ndaj pushtetit aktual, për të minimizuar rrolin dhe qeverisjen e tij.

Pyetja e parë që na vie në mendje është se, kush po i shpërndanë këto lajme të rrejshme dhe armiqësore në Aeroportin tonë që e mbanë emrin e heroit tonë kombëtar «Adem Jashari», apo kush mundet të jetë prapa kësaj propagande të ulët njerëzore, e cila mund të jetë edhe një tragjedi e rrezikshme.

Duhet të ia lëmë kohës, që ta thotë dhe vërtetojë të vërtetën, por armiqtë mund të jenë nga jashta dhe nga brenda, nga jashta kuptohet se e kemi në derë të shtëpisë, ndërsa ata nga brenda i kemi në shtëpi, të cilët silido qoftë njëri dhe tjetri, janë ata që nuk ia dojnë të mirën këtij populli dhe këtij vendi, duke i shfrytëzuar situatat e tilla, me u hakmarrë në popullatën e pa fajshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat