Tmerri i tërmetit në Turqi e Siri, prek ndjenjat e secilit njeri

Opinione

Tmerri i tërmetit në Turqi e Siri, prek ndjenjat e secilit njeri

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 8 shkurt 2023 Në ora: 14:26
Pamje pas tërmetit në Turqi

Tërmeti që ndodhi këto ditë në Turqi dhe në Siri, ishte një tmerr i madh dhe i trishtueshëm, që muar jetërat e mijëra njerëzve, prej të cilëve edhe fëmijë, që britnin me ankthe trishtimi nën rrënojat e shtëpijave të shkatërruara, me çrast na i përkujton edhe ato ditët e tmershme që i përjetoi populli shqiptar i Shqipërisë.

Ky është koncepti natyrë, që shprehet në këtë mënyrë, dhe se mund të diftohet ndonjëherë me simbole të ndryshme si një paralajmërim se mund të ndodh një tragjikë e mundur, por sikur është e pa mundur të përgaditemi dhe të mbrohemi në tërësi.

Kjo është natyra që mund të kuptohet në vetëvete, e cila e ka tiparin e mistershëm, ndërsa njerëzimi është i rrethuar prej kesaj natyre dhe është e pa mundur ti largohemi, sepse jetojmë në gjirin e saj, edhe pse ajo na flet pa reshtur, por nuk mundemi në tërësi ta zbulojmë sekretin e saj.

Ndodhin edhe mrekullitë e ndryshme në këto tragjedi, sikur në këtë rast shumë të rëndë, kur ekipet e shpëtimit nxjerrin një foshnje të posa lindur, që ende nuk iu kishte prerë kordoni i kërthizës, me çrast shpëtohet dhe dërgohet në spital. Ndë të tjerë ekipet e shpëtimit e nxjerrin edhe një fëmijë tjetër 3 vjeçar, që kishte mbijetuar 48 orë nën rrënoja të shtëpijave të dëmtuara.

Shumë familje kanë humbur më të dashurit e tyre dhe shumë të tjera kanë humbur edhe tërë familjen. Me mijëra njerëz janë të lënduar, dhe shumë të tjerë që kanë shpëtuar gjinden pa kulëm në kokë, të cilët po përballen edhe me teperatura të ulëta.

Turqia si shtet i ka kapacitetet e veta më të fuqishme, që mundet në një mënyrë ta menagjojë situatën, por popullata e Sirisë, gjendet në një kaos të thellë, me një infrastrukturë të shkatërruar nga luftat civile, e cila po zgjatë më shumë se 12 vite në këtë vend, dhe tani i shtohet kjo tragjedi e pa pritur, e cila po e tmerron botën.

Nga mbarë bota po ofrohen ndihma emergjente e humanitare, përfshirë edhe Shqiprinë e Kosovën, duke shpreh gadishmërinë e tyre për ndihma materiale dhe dërgimin e ekipeve të shpëtimit, që sa do pak të përbush nevojat dhe ndihmën për shpëtimin e këtyre njerëzve nga një katastrofë e tillë natyrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat