Zajednica mbetet Zajednicë, Kryeministër! 

Opinione

Zajednica mbetet Zajednicë, Kryeministër! 

Nga: Hisen Berisha Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 14:55
Hisen Berisha

Nëse kryeministri s’po do që Asociacioni të jetë një etnik, atëherë ta shpërbëjmë Asociacionin ekzistues dhe ta formojmë ketë me të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, si një asociacion multietnik, siç është dhe vet karakteri kushtetues i shtetit. 

Kështu s’do të quhej një etnik. 

Përndryshe, futja e komunitetit turk të Mamushës e tjera komunitete gjetiu, është thjeshtë improvizim mashtrues.

Edhe po të futen komuniteti turk aty, prapë në funksionim mbetet një etnik në vendimmarrje, sepse shumicë dërmuese mbetet komuniteti serb me ¾ kurse ¼ janë komunitetet tjera jo serbe. 

Pra, janë serbët që e determinojnë vendimmarrjen, bazuar në procesin e përshkruar të vendimmarrjes në Zajednicë sipas FES. 

Është formula vendimmarrëse dhe mënyra si funksionon që e determinon karakterin e asociacionit, jo shtrirja teritoriale apo numri i komuniteteve që e përbëjnë. 

Zajednica po mbetet zajednicë! Nëse edhe do të shtoj komunitete tjera, ajo që e ka quajtur Kryeministri “shtet në shtet”, me këto veprime veç sa po ja shton edhe do toka, në emër të ambalazhimit të popullizmit të pa bazuar ligjor, se nuk lejon bashkësi një etnike. 

Është e paligjshme dhe e pamoralshme të debatohet se ku ka me u shtri zajednica, pa e sqaruar se si ka me funksionua, pra diskuton t'i jepet territor, një mekanizmi që nuk e ka të kjartë se si ka me funksionuar dhe sa do ta ruaje karakterin unitar të shtetit dhe pushtetit. 

As Kosova, nuk është shtet multietnik pse ua ruan 10 vende të rezervuar Serbisë për serbet që ajo atashon por, është formula e votimit në kuvend, ajo që e determinon karakterin e shtetit. Pra “forma dates e rei / forma e cakton përmbajtjen", me ndryshimin e karakterit të vendimmarrjes së asociacionit. Prandaj, nuk do të mund të quhet me një etnik. 

Përndryshe kjo çfarë po pretendon ta shes kryeministri si retorikë, është thjeshte dhe vetëm mashtrim. Fut çfarëdo komuniteti aty, prapë ka karakter një etnik ngase janë ¾  serbe që e determinojnë vendimmarrjen. 

Vetem një rruge ka për të impelementuar një asociacion të pranueshëm për sistemin politik e kushtetues të Kosovës, e ai është respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjet dhe harmonizimi me partneret amerikan. Çdo dalje nga kjo, cenon rendin kushtetues dhe formën e regjimit shtetëror të Kosovës si shtet dhe republike parlamentare. Çdo vendim politik ligjor duhet të hyjë në Kosovë kah parlamenti dhe të dal nga parlamenti në Gjykatën Kushtetuese, që të bëhet i/e impelementueshme. Ngado që vijnë, së pari duhet të kalojnë ratifikimin në kuvend, e pastaj nëpër filtrin e gjykatës kushtetuese duhet të marin vulën e zbatimit.

Kur e kemi anashkaluar këtë procedurë, me vendime të ndryshme, i ka rrezuar Komisioni i Venecias. 

Pra tendenca për tejkalim të institucioneve nga Kryeministri është arsyeja e ngërçeve, debateve, replikave, retorikës boshe, patriotizmit të thatë, që i shërben vetëm interesave serbo-ruse në rajon apo shërbimeve përkatëse.

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mos komunikimi formal i qeverisë së Kosovës me kuvendin, nënkupton zhbërjen e Republikës.

A ka ndonjë dokumentacion që ka marrë Kuvendi nga Qeveria e Kosovës lidhur me marrëveshjen finale apo Asociacionin? Kjo s'ka të bëjë transparencë të cilën e realizon me shoqërinë civile, Kuvendi është votuesi i politikave të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat