Nuk i besohet Serbisë

Opinione

Nuk i besohet Serbisë

Nga: Adem Bytyçi Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 14:54
Autori Adem Bytyçi

Aty ku është e shurdhër politika, vendi vuan padrejtësi të mëdha.

A patën vesh politikanët e Kosovës çka tha Escobar , kur u pyet në Kongresin Amerikan, lidhur me Asociacionin. Kongresmenët i thanë, mos po e themelonit një Republike serbe si ajo në Bosnje edhe në Kosovë.

A e morën vesh pozita dhe opozita cila ishte përgjigjja e Eskobar në pyetjen e Kongresit Amerikan, ne nuk do ta donim një republike serbe në Kosovë si ajo në Bosnje , por nëse e Hanë një "jemek" të tillë shqiptarët e Kosovës, ju bëftë mirë!

Kujdes me Serbinë , për aq sa dihet për historinë e diplomacisë serbe, Serbia, përkitazi me Asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, dyshohet se ka për t'ia lënë kile Amerikës edhe Kosovës.

Edhe një herë shumë kujdes me rrenat e Serbisë, Serbia me rrena e dallavere e ka krijuar një Serbi të madhe nga një Serbi sa Pashallëku i 'Beogradit .

Serbia nuk e ka hallin e drejtave të pakicës serbe në Kosovë, sepse serbët në Kosovë kanë të drejta më shumë se cilido komunitet pakicë në cilido shtet të Evropës , por Serbia e synon një Asociacion mono-etnik serb në Kosovë, duke llogarit se për mes një kreature të tillë në të ardhmen ta aneksojë pjesën më të pasur me resurse natyrore të Kosovës, pjesën Veriore, këtë duhet ta dinë ata politikanë të Kosovës, të cilët ulërasin, që sa më parë të themelohet asociacioni monoetnik i komunave të pakicës serbe në Kosovë.

Madje, madje mos të harrojnë ata, të cilëve iu është besuar që të vazhdojnë negociatat me Serbinë për të arritur një marrëveshje paqësore me Kosovën, e që nxitojnë në themelimin e asociacionit monoetnik të komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë.

Akoma pa njohur shtetësinë e Kosovës, Serbia ka për të kërkuar edhe koncesione tjera në dëm të shtetësisë së Kosovës.

Themelimi i asociacionit duhet të kushtëzohet me njohjen e Kosovës nga Serbia, në të kundërtën themelimi i asociacionit nuk ka kuptim ani pse edhe ashtu nuk do duhej të themelohej nga që ia humb karakterin multi etnik shtetit të Kosovës ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat